Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe kanë nxitur diskutimet rreth përfshirjes së mundshme ruse në nxitjen e tyre, si dhe diskutimet rreth frikës nga shpërthimi i dhunës që është rritur që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Serbia është i vetmi vend evropian që nuk i ka vënë sanksione Moskës dhe llogaritë në mbështetjen e saj për pretendimet ndaj Kosovës, shtetësinë e së cilës e kanë njohur Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian. Por, Serbia po ashtu aspiron integrimin në Bashkimin Evropian, një proces që kushtëzohet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Ekspertët rusë thonë se Moska, e cila mbështet hapur Beogradin dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, bën deklarata të dëmshme që turbullojnë madje edhe udhëheqjen e Serbisë.
Kësisoj, ditë më parë nënkryetari i parë i Komitetit të Dumës Shtetërore për Çështjet Ndërkombëtare, Alexei Chepa, në radion "Moscow Speaks" ftoi Serbinë të "bëhet pjesë e Rusisë" në rast të një ndërlikimi të situatës gjeopolitike në rajon. Madje, ai kërkoi që të pritet ndonjë “thirrje nga (Aleksandar) Vuçiç” në këtë drejtim.
Pas kësaj, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska është në pritje të reagimit të Beogradit rreth propozimit të Kremlinit për normalizimin e situatës rreth Kosovës. Dukej shumë e paqartë.
Kjo është vetëm një tjetër dëshmi e metodave, përfshirë demagogjinë provokuese dhe mbjelljen e dezinformimit, të cilave Kremlini u drejtohet për të arritur qëllimet e tij, tha eksperti për Evropën Qendrore dhe Lindore Ivan Preobrazhensky, në lidhje me propozimin absurd që Serbia t’i bashkohet Federatës Ruse. Sipas tij, ekziston një ndjenjë se të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve ruse janë më tepër pjesëmarrës në disa shfaqje propagandistike në kanalet televizive federale, sesa politikanë dhe diplomatë seriozë.
“Deklaratat zyrtare mbi temat e politikës së jashtme që vijnë nga Moska janë shpesh propaganda më e lirë e tabloideve me një përzierje të qartë të papërgjegjshmërisë dhe zyrtarët e lartë të shtetit nuk bëjnë përjashtim këtu”, tha ai. “Çfarë mund të themi për deputetin e Dumës? Mjafton të lexoni postimet e ish presidentit të vendit Dmitry Medvedev. Pra, nuk mund të grindeni vetëm me të gjitha kryeqytetet perëndimore, gjë që ka ndodhur tashmë, por edhe me të njëjtin Beograd, i cili ndonjëherë, me sa duket, thjesht nuk di si të reagojë ndaj deklaratave ruse”.
Më herët, Dmitry Medvedev, ndër të tjera, në postimin e tij e përkufizoi natyrën e luftës në Ukrainë si konfrontim të Moskës me Perëndimin e përkushtuar ndaj "satanizmit".
Në të njëjtën kohë, Kremlini tregon një interes të qartë për të nxitur një konflikt të ri dhe jo qëndrueshmëri në Ballkan, thotë zoti Ivan Preobrazhensky. Sipas tij, ky është qëllimi i përpjekjeve të kanaleve të shumta informative, të cilat përhapin masivisht dezinformata në çdo rast.
"Duket se Moska nuk do ta kishte problem të nxiste një "pikë të nxehtë" në formën e një përplasjeje të armatosur midis Serbisë dhe Kosovës. Dhe çdo destabilitet midis dy vendeve jehon në gjithë Ballkanin. Megjithatë, deri më tani Kremlini nuk ka asgjë për t'u mburrur në këtë drejtim... Përpjekjet e tij për të arritur këtë qëllim janë të kota. Kjo kryesisht për faktin se të gjitha synimet e Beogradit dhe Prishtinës janë të lidhura me anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.
Marrëdhënia e veçantë midis Moskës dhe Beogradit mbështetet në disa faktorë, mendon analisti politik Andrei Okara. Sipas tij, kjo është para së gjithash një trashëgimi kulturore ortodokse dhe një "mospëlqim” i përgjithshëm ndaj Perëndimit.
“Në të dy vendet, është mjaft e përhapur ideja që Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, gjoja kërkon t'i shkatërrojë ato”, tha ai në një intervistë për shërbimin rus të zërit të Amerikës. “Kjo është një ide krejtësisht e paqëndrueshme por ekziston - se Serbia dhe Rusia janë afër si në mentalitet ashtu edhe në rrugën e tyre historike”.
Përveç kësaj, disa komplekse perandorake janë ende të gjalla në Beograd, sikurse edhe në Moskë”, beson politologu Okara.
Në të njëjtën kohë, në realitet, Serbia është një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, nuk e përfytyron veten pa Evropën dhe nuk dëshiron të përplaset me Perëndimin, theksoi Andrei Okara.
"Dhe Rusia tani ka shumë nevojë për disa, nëse jo miq dhe aleatë, atëherë të paktën partnerë dashamirës ndaj tij, megjithëse me fjalë. Vende të tilla tani praktikisht nuk ekzistojnë, me përjashtim të Koresë së Veriut, Iranit, Eritresë dhe vende të ngjashme të izoluara. Kjo është arsyeja pse Beogradi është kaq i vlefshëm për Moskën”, tha ai.
Sigurisht, thekson politologu Okara, Kremlini tani do të përfitonte qartë nëse një tjetër "pika e nxehtë" do të krijohej në Evropë. Sipas tij, kjo në një farë mase mund të "vinte nën hije çështjen e Ukrainës” dhe do të shpërqendronte një pjesë të vëmendjes së opinionit publik.
"Megjithatë, shohim se përpjekjet për të nxitur konflikt midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë nuk kanë pasur ende sukses. Ekziston një ndjenjë se në Rusi ka forca që janë në përpjekje për t'i dhënë energji këtij konflikti. Megjithatë, pavarësisht ndërlikueshmërisë së situatës ndërmjet Kosovës dhe Beogradit, gjithmonë ka kompromise. Dhe Serbisë tani qartazi nuk i pëlqen fakti që mund të pozicionohet si aleate apo bashkëpunëtore e Kremlinit. Kjo është një miqësi shumë e çuditshme dhe specifike”, përfundoi politologu Andrei Okara./ VOA
Tajvani do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Një prezantues i BBC-së me shikim të kufizuar (i verbë...
Të hënën, në orët e para të mëngjesit në Pekin kishte shum...
Qyteti i Bufalos në shtetin e Nju Jorkut pritet të përball...
Moska tha sot se Ukraina e ka në dorë t’i japë fund lu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha mbrëmjen e ...
Autoritetet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë KFOR dhe E...
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, preside...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar ...
Në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut është ngri...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga aktiviteti ush...
Një sondazh gjithëpërfshirës i elektoratit në Shtetet e Ba...
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzime...
Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin ...
Ende pa ardhur data 24 shkurt 2022 në Nju Jork, Këshilli i...
Analistët që studiojnë regjimet demokratike dhe ato autori...
Ish-notarja kampione të vendit dhe kritikja e madhe e...
Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bash...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka de...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...