“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Autoritetet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë KFOR dhe EULEX dhe qeveria e Prishtinës pas një takimi të përbashkët konstatuan se në veri të Kosovës, "liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”. Kështu thuhet në një njoftim për medie nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, pasi ai takoi komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, dhe kreun e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Pas këtij takimi, kryeministri Kurti mbajti edhe takimin e Këshillit të Sigurisë të Kosovës, ku u tha se "qeveria e Kosovës është ende në pritje të veprimeve nga KFOR-i për heqjen e barrikadave”, edhe pse theksohet se "policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar”. "Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale, ndërsa u potencua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet në një njoftim të qeverisë.
Serbia vendos ushtrinë në gatishmëri të lartë
Por nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, sipas "RTS". Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkroi në profilin e tij social, "Instagram", se ai "do t'i marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në veri të Kosovës”. Ndërsa, duke folur për barrikadat në veri, ai tha se ato janë vetëm një shenjë pakënaqësie. "Prandaj, dua t'ju informoj se jemi në një situatë të vështirë, por do të bëjmë punën tonë më së miri dhe se do të kujdesemi në çdo mënyrë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, dhe jo vetëm kaq, por edhe ta mbrojmë popullin tonë në veri të Kosovës”, tha Vuçiç.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se Vuçiç që është edhe komandanti suprem i forcave të armatosura, ka urdhëruar që "Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur”.
"Rritja në nivelin më të lartë të veprimit nga ushtria serbe bëhet për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, duke parandaluar terrorizmin dhe terrorin ndaj serbëve kudo që jetojnë. Nuk ka arsye për panik, por ka arsye për shqetësim, sepse duket se Serbia është e vetmja palë e interesuar për të biseduar, për marrëveshje politike, për t'u takuar qoftë edhe një mijë herë derisa të gjendet ndonjë marrëveshje”, tha Vuçeviç. Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiq, tha mbrëmjen e 26 dhjetorit se kishte urdhëruar gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të MPB-së, pra "kam urdhëruar gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të MPB-së, xhandarmërisë, njësisë speciale antiterroriste dhe brigadës së Policisë”, tha Gashiq.
Zyrtarë të Bashkimi Europian ndërkaq kanë bërë thirrje për "respektim të sundimit të ligjit”. "BE-ja i bën thirrje presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti që personalisht të kontribuojnë në një zgjidhje politike në mënyrë që të qetësohen tensionet dhe të bien dakord për rrugën përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies të të gjitha komuniteteve”, ka thënë zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Masrali. Sipas saj, BE-ja pret nga Kosova dhe Serbia "t'i kthehen përkushtimit për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të tyre, që përfshin edhe mbrojtjen e popullatës serbe në veri të Kosovës”.

Prej 17 ditësh serbët lokalë në veriun e Kosovës po mbajnë të barrikaduara rrugët kryesore të kësaj pjese të banuar me shumicë serbe. Dy pikat kufitare me Serbinë Jarinje dhe Bërnjak, po ashtu vazhdojnë të jenë të mbyllura. E gjithë kjo sipas serbëve pas arrestimit të një ish-polici të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili, sipas autoriteteve të Prishtinës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Në ditët e para të vendosjes së barrikadave pati shpërthime dhe shkrepje të armëve të zjarrit.
Një i tillë ndodhi edhe dy ditë më parë ku KFOR-i tha se "kanë parë dhe dëgjuar shkrepjen e armëve të zjarrit afër një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok në veri të Kosovës. Zyrtarë të KFOR-it bënë të ditur se është duke e hetuar rrastin shkrepjes së armëve të cilin e cilësuan "incident jodirekt zjarri”. "Incidenti përfshinte persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka lëndime apo dëme materiale dhe ne po punojmë për t'i vërtetuar të gjitha faktet”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Mediet serbe kanë raportuar mbrëmjen e 25 dhjetorit se pati shkëmbime zjarri në Zubin Potok, pasi Policia e Kosovës "ka dashur të heqë njërën nga barrikadat në këtë komunë në veri të Kosovës”. Por, ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla i hodhi poshtë këto raportime. "Barrikadat duhet të hiqen menjëherë”, dhe Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës, ka thënë Sveçla./DW
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, preside...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar ...
Në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut është ngri...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga aktiviteti ush...
Një sondazh gjithëpërfshirës i elektoratit në Shtetet e Ba...
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzime...
Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin ...
Ende pa ardhur data 24 shkurt 2022 në Nju Jork, Këshilli i...
Analistët që studiojnë regjimet demokratike dhe ato autori...
Ish-notarja kampione të vendit dhe kritikja e madhe e...
Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bash...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka de...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ditën e ...
Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin e pr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në K...
Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur ...
Rusia ka thënë të hënën se e ka rrëzuar një dron të Ukrain...
Përmbytjet në Filipine kanë detyruar të paktën 46,000 njer...
"Është shumë e qartë, që në një kohë të afërt shifrat e kë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...