Japonia rrit shpenzimet e mbrojtjes
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzime...

Një sondazh gjithëpërfshirës i elektoratit në Shtetet e Bashkuara, i kryer nga agjencia Associated Press dhe organizata VoteCast, arrin në përfundimin se kandidatët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në mbarë vendin fituan mbështetjen e 38% të votuesve të pavarur gjatë zgjedhjeve të Kongresit të muajit të kaluar. Kjo mbështetje e dobët mes të pavarurve ndihmon për të shpjeguar faktin se përse partia republikane arriti vetëm nëntë vende epërsi në Dhomën e Përfaqësuesve, gjë që ka ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e saj për të qeverisur. Disa strategjistë republikanë thonë se kjo është një shenjë që tregon se mesazhet që rezonojnë gjatë zgjedhjeve paraprake partiake, përfshirë kritikat e ashpra ndaj Presidentit Joe Biden, ishin më pak efektive në fushatën zgjedhore. Arsyeja, thonë ata, është pasi votuesit e pavarur po kërkonin më shumë sesa thjesht të mbështesin një opozitë.
Ndërsa reklama përmbyllëse e republikanit Tyler Kistner u transmetua muajin e kaluar në një nga distriktet më konkurruese të kongresit në SHBA, Vickie Klang ndjeu se diçka mungonte.
Ndihmësveterinarja 58-vjeçare dhe votuesja e pavarur vëzhgonte teksa spoti prej 30 sekondash shfaqte imazhe bardh e zi të Presidentit Joe Biden me deputeten demokrate për dy mandate Angie Craig përkrah tij. Reklama e përshkroi në mënyrë ogurzezë jetën në Amerikë si "të rrezikshme dhe të papërballueshme" për shkak të një aleance midis dy demokratëve.
Përtej kritikave për demokraten Angie Craig, ajo që mungonte në reklamë, mendoi Vickie Klang, ishte zgjidhja që do të sillte kandidati Kistner.
"Ti nuk thua se çfarë do të bësh për shtetin apo vendin," kujton zonja Klang. "Ky është një zhgënjim i madh".
Zonja Klang përfundimisht mbështeti demokraten Angie Craig, duke kontribuar në një fitore me 5 përqind për një mandat të tretë, të cilën republikanët shpenzuan më shumë se 12 milionë dollarë fonda për ta rrëzuar. Sipas sondazhit nga AP VoteCast në të gjithë vendin, republikanët u përballën me pengesa të ngjashme të papritura me një pjesë të vogël, por vendimtare të votuesve që nuk identifikohen me asnjërën nga partitë kryesore.
Kandidatët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në mbarë vendin fituan mbështetjen e 38% të votuesve të pavarur në zgjedhjet afatmesme të muajit të kaluar, tregoi sondazhi. Kjo është shumë më pak se 51% mbështetje që morën demokratët nga i njëjti grup në vitin 2018, kur ata erdhën në pushtet duke marrë 41 vende më shumë në Kongres. Mbështetja e vogël ka ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e partisë për të qeverisur.
"Duhet t'u tregosh votuesve se çfarë do të bësh," thotë David Winston, një anketues republikan dhe këshilltar i lartë i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka qenë kritik ndaj strategjisë së mesazheve të kandidatëve republikan këtë vit. “Në një farë mënyre, fushatat republikane arritën të dështonin në këtë pikë. Dhe ky është një problem vërtet serioz”.
Mesazhi i republikanit Kistner, ashtu si ai i sfiduesve të tjerë republikanë që dështuan në garë, dukej se synonte të bënte për vete më shumë republikanët sesa votuesit e lëkundur: thjesht duke e lidhur kandidaten Craig me zotin Biden dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, gjerësisht jopopullore për republikanët.
Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, doli me një propozim fushate në shtator të titulluar "Përkushtimi ndaj Amerikës", që synonte të ishte axhenda e partisë republikane. Megjithatë, propozimi, një koleksion objektivash të ripërsëritura si rritja e prodhimit vendas të naftës, ishte pa shumë hollësi dhe u përmend pak gjatë fushatës.
Sondazhi AP/VoteCast sugjeron se votuesit e pavarur bënë dallimin midis problemeve me të cilat përballet vendi dhe fajësisë së Bidenit për to. Ndërsa pak të pavarur thanë se ekonomia po ecën mirë dhe rreth dy të tretat nuk e miratuan punën e presidentit Biden, të pavarurit kishin më shumë gjasa të pranonin se inflacioni është rezultat i faktorëve jashtë kontrollit të zotit Biden sesa është shkaktuar për faj të tij (51% me 47% sipas sondazhit).
Por kjo nuancë shpesh mungonte në mesazhin politik të republikanëve.
Demokratët dolën dukshëm më mirë mes të pavarurve të vërtetë dhe atyre që anojnë drejt një partie sesa në zgjedhjet e fundit të mesmandatit, kur kanë patur gjithashtu Shtëpinë e Bardhë.
Sondazhi tregon gjithashtu se rreth 7 në 10 votues të pavarur që nuk janë në anën e asnjërës parti mendojnë se aborti duhet të jetë i ligjshëm në shumicën ose në të gjitha rastet. Gjithashtu sondazhi zbuloi se shumë votues në linja partiake hezitonin të mbështesnin kandidatët që konsideroheshin ekstremë./VOA
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzime...
Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin ...
Ende pa ardhur data 24 shkurt 2022 në Nju Jork, Këshilli i...
Analistët që studiojnë regjimet demokratike dhe ato autori...
Ish-notarja kampione të vendit dhe kritikja e madhe e...
Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bash...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka de...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ditën e ...
Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin e pr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në K...
Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur ...
Rusia ka thënë të hënën se e ka rrëzuar një dron të Ukrain...
Përmbytjet në Filipine kanë detyruar të paktën 46,000 njer...
"Është shumë e qartë, që në një kohë të afërt shifrat e kë...
Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temper...
Kur më shumë se 2.000 ekspertë të studimeve sllave, të Eur...
Tetëdhjetë vjet më parë, “edukimi për vdekjen” ishte mënyr...
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj kry...
Zyrtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...