Ende shumë mosmarrëveshje mes SHBA-së dhe BE-së për subvencionet
Takimi i përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Bashkimit E...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të martën një qytet në lindje të vendit, pranë vijës së frontit, në një shfaqje të dukshme force të Kievit. Ky zhvillim vjen ndërsa Moska njoftoi se për të dytën ditë me radhë ishin goditur me dronë pika strategjike brenda territorit rus.
Një zjarr shpërtheu në një aeroport në rajonin jugor rus të Kurskut, në kufi me Ukrainën, pasi një dron goditi objektin. Lajmi u bë i ditur të martën nga guvernatori i rajonit. Po kështu u godit me dron dhe një fabrikë industriale, 80 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Lajmi u njoftua nga media e pavarur ruse. Autoritetet federale nuk fajësuan menjëherë Kievin mbi incidentet.
Por sulmet e së martës vijnë vetëm një ditë pasi Moska fajësoi Kievin për sulme të pashembullta, të ngjashme, në dy baza ajrore në thellësi të territorit rus.
Sulmet ndaj bazës Engels në rajonin e Saratovit dhe bazës Dyagilevo në rajonin Ryazan në pjesën perëndimore të vendit, ishin disa nga më të fortat që kanë goditur territorit rus që nga fillimi i luftës. Si përgjigje, trupat ruse kryen një valë tjetër sulmesh me raketa në territorin ukrainas, duke goditur shtëpi e vrarë civilë.
Gjatë vizitës së tij të martën në rajonin lindor të Donetskut zoti Zelenskyy tha se vend i tij do t’ia dalë të largojë forcat ruse nga i gjithë territori i Ukrainës.
“Të gjithë e shohin forcën dhe aftësinë tuaj. U jam mirënjohës prindërve tuaj. Ata kanë rritur heronj të vërtetë”, tha Zelenskyy në një fjalim me video drejtuar forcave ukrainase nga qyteti Sloviansk, një qytet kyç në lindje të vendit.
Zyrtarët ukrainas nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht se pas sulmeve me dronë qëndron Kievit, duke iu përmbajtur një politike të tyre të njohur gjatë luftës, të përhapjes qëllimisht të paqartësive kur bëhet fjalë për sulme ndaj objektivave të rëndësishme ruse.
Në Twitter këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podolyak postoi një koment ironik ndaj Moskës.
"Nëse diçka lëshohet në hapësirën ajrore të vendeve të tjera, herët a vonë objekte fluturuese të panjohura, do t'i drejtohen pikës nga ndodhi lëshimi", shkruante zoti Podolyak. "Toka është e rrumbullakët”, vazhdonte ai më tej.
Sulmet ndaj bazave ruse që ndodhen më shumë se 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën, krijuan një moment të vështirë për Moskën duke ekspozuar dobësinë e disa prej pikave më strategjike ushtarake të Rusisë, e duke ngritur pikëpyetje në lidhje me efektivitetin e mbrojtjes së tyre ajrore. Sulmet mund të çojnë gjithashtu në një përshkallëzim të madh të luftës që ndodhet në muajin e nëntë të saj. Në një nga bazat ushtarake ndodhen bombardues me kapacitete bërthamore.
Blogerë ushtarakë rusë shfaqën sërish zemërimin e tyre në internet, duke kritikuar mungesën e mbrojtjes së duhur, që mundësuan sipas tyre sulme të tilla.
Të hënën në një postim në kanalin "Telegram" "Milinfolive" një bloger rus pro luftës sulmonte udhëheqësit ushtarakë rusë, duke pretenduar se paaftësia e tyre dhe mungesa e mbrojtjes së duhur ajrore bënë të mundur sulmet me drone, pas të cilave dyshohet se qëndrojnë forcat ukrainase. Një tjetër bloger nënvizoi dëmtimin që i është bërë reputacionit të Rusisë nga këto sulme.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tre ushtarakë rusë ishin vrarë, katër të tjerë u plagosën dhe se dy avionë ishin dëmtuar lehtë.
Në bazën Engels ndodhen bombardues strategjikë me aftësi bërthamore Tu-95 dhe Tu-160, të cilët janë përfshirë në sulmet në Ukrainë. Në bazën Dyagilevo ka avionë cisternë që përdoren për mbushjen me karburant në ajër të avionëve.
Në një përditësim mbi zhvillimet në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se Rusia ka të ngjarë t'i konsiderojë sulmet ndaj bazave të saj ushtarake si "disa prej dështimeve më të mëdha strategjike në aspektin e mbrotjes, që nga fillimi i sulmit të saj në Ukrainë".
Sipas burimeve britanike të zbulimit bombarduesit ka të ngjarë të dërgohen në baza të tjera ajrore.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se autoritetet ruse do të "marrin masat e nevojshme" për të forcuar mbrojtjen e objekteve kryesore. Duke folur në një telekonferencë me gazetarët të martën, zoti Peskov tha se "kursi i regjimit ukrainas për vazhdimin e sulmeve të tilla terroriste përbën një kërcënim".
Zoti Peskov tha se Rusia tashmë nuk sheh asnjë të ardhme për bisedime paqeje, duke shtuar se "Federata Ruse duhet të arrijë qëllimet e saj të deklaruara".
Moska ndërkohë, ka vazhduar me sulmet intensive në territorin ukrainas, duke bombarduar gjatë natës qytete pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, sulme që lanë më shumë se 9,000 shtëpi pa ujë. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar prej muajsh njëra-tjetrën për bombardime në afërsi të impiantit bërthamor.
Guvernatori i rajonit Sumy në veri të Ukrainës, Dmytro Zhyvytsky, tha se Moska kreu mbi 80 sulme me raketa dhe artileri të rëndë ndaj këtij territori në kufi me Rusinë. Ai shtoi se si pasojë e sulmeve ishte dëmtuar një manastir pranë qytetit kufitar Shalyhyne.
Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës Yurii Ihnat tha se aftësia e vendit për të rrëzuar raketa ruse po përmirësohet. Ai vuri gjithashtu në dukje faktin se së fundmi nuk kishte njoftime për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në territorin ukrainas.
Zoti Ihnat nuk pranoi të bëjë komente mbi dëmet e shkaktuara në dy bazat ajrore ruse, por shtoi se për këtë do të priten informacione nga fotografitë satelitore apo burime të tjera./VOA
Takimi i përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Bashkimit E...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Kufijtë e Amerikës, dhe kufijtë në përgjithësi, nuk ja...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin pë...
Hakerët kinezë kanë vjedhur që nga viti 2020 dhjetëra ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler n...
“Siç e do zakoni bëhen dasmat në vendin tonë” është një sh...
Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin ...
Muajin e kaluar, Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan memora...
Udhëheqësit ushtarakë të Europës kanë qenë prej disa kohës...
Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur rrjetin ele...
Rreth orës 9:00 ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të ...
Këshilli i përbashkët qeveritar i SHBA-së dhe Bashkimit Eu...
Kryeministri bullgar Galab Donev tha të hënën se Holan...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë m...
Sot hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të v...
Të paktën dy persona u vranë dhe disa shtëpi u shkatër...
Shitja e armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive ...
Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...