Senatori Manchin i bën thirrje Bidenit të largohet nga gara presidenciale
Senatori Joe Manchin ka thënë se është koha që preside...

Gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan delegatët miratuan programin e partisë ku ndalimi i të drejtës për abort nuk zë një vend të rëndësishëm, një kontrast i thellë me qëndrimet e mëparshme të partisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, i cili ndoqi punimet e Kuvendit njofton se ky qëndrim zyrtar më i butë për të drejtat riprodhuese synon ta bëjë kandidatin e tij Donald Trump më tërheqës për votuesit e pavendosur.
Republikanët mbërritën në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki në mbështetje të ish-presidentit Trump si asnjëherë më parë, pas atentatit ndaj tij.Por debatet mes tyre vijuan për një për një nga politikat konservatore: e drejta për abort.
Miratimi i programit të partisë në një votim me zë, pa debat, zhgënjeu shumë republikanë që mbështesin një ndalim të rreptë të abortit, ndërsa të tjerë kanë një qëndrim më pragmatik.
“Nuk duhet të jetë një vendim: gjithçka ose asgjë. Dhe ne nuk do të fitojmë zgjedhjet nëse ky është qëndrimi ynë. Pra, duhet të bëjmë pak kompromis. Do të marrë kohë”, thotë Sheila Klopp një votuese katolike, e cila pranon se ndërsa disa aktivistë republikanë kërkojnë një ndalim total të abortit, shumë politikanë republikanë duhet të moderojnë qëndrimin e tyre kundër abortit për t’u zgjedhur.
Ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy i tha Zërit të Amerikës se ai është ‘100 për qind pro jetës’, por se një qasje më e butë është një domosdoshmëri politike.
“A duhet të mos pajtohemi me disa amerikanë që janë në anën tjetër, pro abortit? Po do ta bëjmë. Por a duhet të jetë një çështje që na çon në pikën tonë të thyerjes? Absolutisht jo”, thotë ai.
Kandidati republikan për president Donald Trump, të paktën përkohësisht ka zgjedhur të bëjë politikë dhe të lërë mënjanë retorikën e vijës së ashpër për çështjen e abortit.
“Unë mendoj se ai është miqësor me çështjen e jetës, kundër abortit dhe mendoj se ne do të jemi në gjendje të bëjmë përparim nën udhëheqjen e tij të ardhshme”, thotë Steve McKee, nga Fondacioni “Heritage”.
Tek republikanët ka një optimizëm se nëse zoti Trump merr një mandat të dytë ai mund të nënshkruajë një projekt-ligj që vendos një ndalim kombëtar të abortit.
“Duke folur vetëm për veten time, personalisht prirem të shikoj më shumë historinë sesa retorikën e fushatës. Dhe mendoj se kur kemi të bëjmë me kandidatë që kanë qenë në detyrë më parë, kemi shumë për të punuar”, thotë Noelle Huizenga, ish punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.
Kandidati me të cilin lëvizja pro-jetës ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës kur zoti Trump ishte president nuk do të jetë më, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në nëntor. Si nënpresident, Mike Pence trumpetonte vazhdimisht mesazhin kundër abortit.
Ndërsa kandidati për nënpresident i zotit Trumpit këtë vit, J.D. Vance, kundërshtoi amendamentin e të drejtave të abortit të shtetit të tij vitin e kaluar, por ka të ngjarë që ai të mos sjellë në Shtëpinë e Bardhë të njëjtin pasion ndaj kauzës, si zoti Pence./ VOA
Senatori Joe Manchin ka thënë se është koha që preside...
Kandidati republikan për president Donald Trump mbajti...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë, ...
Të burgosurit në burgjet angeleze, janë mburrur se kan...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohet t...
Të paktën 650,000 rusë janë shpërngulur përgjithmonë j...
Gjykata e lartë e Bangladeshit ka hequr shumicën e kuotave...
Policia në Afrikën e Jugut arrestoi katër persona, duk...
Donald Trump mbajti të shtunën tubim në Miçigan, një n...
Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar të...
Një grua që kreu 43 vjet për një vrasje që nuk e kisht...
Sipas fjalëve të ministrit amerikan të Punëve të Jasht...
Detaje të reja kanë dalë nga sulmet ajrore izraelite k...
Islamizmi në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në rajonin e S...
Shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në burgjet greke, k...
Qeveria greke ka menduar të hedhë një hap në laiciteti...
k Kandidati republikan për President Donald Trump mban ...
Sulmet ajrore izraelite shënjestruan rebelët Houthi në Jem...
Polonia po i bën thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarr...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një aktivitet me ras...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...