Lumë parash për NATO-n - 18 vende anëtare arrijnë kuotën 2%
Çdo vend anëtar i NATO-s duhet të ndajë 2% të vlerës së pr...

Më shumë se një mijë pergamena u varrosën dhe u mbuluan nga mbetjet vullkanike kur mali i Vezuvit shpërtheu rreth 2000 vjet më parë. Ato ishin në një bibliotekë në një vilë romake në qytetin antik të Erkolanos dhe u zbuluan në vitet 1800 nga një fermer vendas.
Shumë njerëz qysh atëherë janë përpjekur të lexojnë tekstet në papiruset e lashta, por shumica e përpjekjeve dështonin, pasi dokumentet ishin të shkatërruara. Për shekuj me radhë ishin lënë të mbështjella nën tokë, të karbonizuara dhe të brishta.
Fituesit - Youssef Nader, Luke Farritor dhe Julian Schilliger - e mposhtën këtë sfidë duke arritur të lexojnë katër paragafe pa i hapur asnjëherë rolotë e papirusit.
Fitimi i sfidës së Vezuvit
Ata përdorën "machine learning”, një formë të inteligjencës artificiale, për të lexuar tekstin e lashtë grek. Nadery, Farritor dhe Schillinger kontribuuan në mënyrë të pavarur në komunitetin e pergamenave të Vezuvit dhe tani ndajnë çmimin e madh prej 650,000€.
Qëllimi ishte deshifrimi i katër paragrafeve të tekstit, secili prej të paktën 140 karakteresh, me të paktën 85% të karaktereve "të rikuperueshme", ose të lexueshme.
Puna e tyre ka zbuluar ato që besohet të jenë tekste të panjohura nga Philodemus, i ashtuquajturi filozofi në rezidencë të vilës.
Në tekst, Filodemi shkruan për të jetuar një jetë të mirë përmes kënaqësive të bukurisë, muzikës dhe ushqimit. Studiuesit thonë, se kjo dhe zbulimet e ardhshme në tekste do t'u japin atyre një "dritare unike në botën klasike".

Si shkencëtarët përdorën AI për të lexuar një pergamenë të Herkulaneumit
Rolotë janë "çmbështjellë" në mënyrë digjitale duke përdorur tomografinë e kompjuterizuar (CT), ose fotot me rreze X, dhe teknologjinë ‘machine learning'.
Së pari, në fund të vitit 2023, organizatorët e çmimit fotografuan pergamenat në përshpejtuesin e grimcave të Burimit të Dritës Diamond pranë Oksfordit në Britaninë e Madhe. Kjo prodhoi skanime CT të pergamenave me rezolucion të lartë.
Skanimet më pas u shndërruan në një vëllim vokselesh 3D. Vokselet janë pikselë 3D, të ngjashëm me blloqet e ndërtimit të përdorura në lojën video Minecraft.
Hapi i dytë njihet si segmentimi. Ata gjurmuan shtresat e thërrmuara të papirusit të mbështjellë në skanimin 3D. Kjo i lejoi ata të zbërthenin, ose të rrafshonin imazhet.
Dhe hapi i tretë ishte zbulimi i bojës në papirus. Ata përdorën mësimin e makinës për të identifikuar zonat e bojës në segmentet e rrafshuara të papirusit.
Por këtu vjen pjesa më inteligjente. Modeli i ‘machine learning' nuk ishte trajnuar për të dalluar shkronjat e lashta greke, njohjen optike të karaktereve (OCR) ose ndonjë model tjetër gjuhe. Në vend të kësaj, ai thjesht zbuloi njolla boje në skanimin CT dhe më pas kombinoi dhe rindërtoi çdo pozicion individual - dhe aty ku shfaqeshin shkronjat, aty kishte shkrim.
Dekada pune sjellin fryte
Një nga organizatorët e çmimit, Brent Seales i Universitetit të Kentakit, kishte punuar për deshifrimin e pergamenëve të Erkolanos për dekada. Seales ishte i pari që përdori skanimet CT, por zbuloi se ishte e vështirë të zbulohej boja, sepse kishte një dendësi të ngjashme me papirusin, në të cilin ishte shkruar.
Por zhvillimet fituan shpejtësi kur Seales, sipërmarrësi i Silicon Valley, Nat Friedman dhe inxhinieri Daniel Gross nisën konkursin në mars 2023.
Një zbulim erdhi brenda pak muajsh. Një ish-fizikant, Casey Handmer, vuri re një teksturë të plasaritur në tekst dhe e quajti atë kërcitje.
Bashkë-fituesi Farritor, një student në universitet dhe pjesë e një intership-i SpaceX, përdori vëzhgimin e Handmer për të trajnuar një model të ‘machine learning' dhe deshifroi fjalën e parë të tërë greke të lashtë: ΠΟΡΦΥΡΑ?, që do të thotë vjollcë.
Në tetor, Nader, një doktorant egjiptian në Berlin, ishte në gjendje të lexonte disa kolona teksti.
Schillinger, një student zviceran i robotikës, i cili më parë kishte fituar tre çmime për segmentimin, mundësoi hartën 3D të pergamenave të papirusit.
Por ende ka shumë për të zbuluar në vitin 2024. Sfida tjetër e Vezuvit është të lexohet një vepër e tërë ose pergamen deri në fund të vitit./DW
Çdo vend anëtar i NATO-s duhet të ndajë 2% të vlerës së pr...
Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbuli...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të më...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së miratuan...
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevs...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bër...
Ministri i Kulturës së Letonisë, një prej zyrtarëve që Rus...
Senati amerikan miratoi të martën një paketë ndihmash prej...
Fotografitë e mëposhtme tregojnë momentin kur një skuadër ...
Në katin e dytë të Bibliotekës së Shën Markut në Venecia, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur posht...
Në këtë festë të Shën Valentinit, problemi i vetmisë ë...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
Kaos në sportele: Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dokum...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për shkarkimin...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka shkruar një letër P...
Kamionë të mëdhenj janë ngarkuar me stiva trungjesh në...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje urgjente të m...
Bisedimet ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Egjipti, ...
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...