10 mln dollarë në ditë/ Misteri i djegies masive të gazit rus çorodit ekspertët
Ndërsa kostot e energjisë në Europë rriten në qiell, R...

Britania e Madhe ka njoftuar planet për të “përshpejtuar” deportimin e azilkërkuesve shqiptarë të pamiratuar, ndërsa autoritetet luftojnë rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë Ngushticën e La Manshit me varka të vogla.
Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila mbikëqyr zbatimin e kufijve, oficerët britanikë të imigracionit do të përpunojnë menjëherë kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend do të largohen "sa më shpejt të jetë e mundur".
Agjencia synon të dekurajojë shqiptarët që të bëjnë kalimin e rrezikshëm me varka të vogla, duke thënë se ata nuk do të lejohen të jetojnë dhe punojnë në Britani. Ky mesazh po shpërndahet edhe përmes një sërë reklamash në gjuhën shqipe në faqet e mediave sociale.
“Një numër i madh shqiptarësh po gënjehen nga kontrabandistët e pamëshirshëm dhe bandat e egra të krimit të organizuar, duke i shtyrë ata të bëjnë udhëtime të rrezikshme me varka të vogla drejt Britanisë së Madhe”, tha në një deklaratë Sekretarja e Brendshme Priti Patel. "Ky abuzim i sistemit tonë të imigracionit dhe njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre nuk mund të vazhdojë".
Numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një "vend të sigurt dhe me mirëqenie", sipas statistikave të publikuara të enjten.
Rreth 2,165 shqiptarë mbërritën në Britani nëpërmjet kësaj rruge në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në përgjithësi, 12,747 njerëz hynë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla gjatë gjysmës së parë të vitit, më shumë se dyfishi i shifrës së një viti më parë.
Shqiptarët janë tani përkrah afganëve me numrin më të madh të të ardhurve me varka të vogla në Britani, ku secili grup përbën 18% të totalit.
Fushata publicitare e Departamentit të Imigracionit do të kërkojë të ndryshojë këtë prirje duke paralajmëruar emigrantët se ata përballen me dëbim të mundshëm në Ruandë dhe rritje të dënimeve me burg për shkeljet e imigracionit. Reklamat ofrojnë gjithashtu informacion mbi rrugët e sigurta të imigracionit dhe këshilla për të aplikuar për azil në vendin e parë të sigurt që arrin një migrant.
Masat u njoftuan pas takimeve mes sekeratares Patel dhe homologut të saj shqiptar, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Ai tha se të dy ministrat diskutuan gjithashtu mënyrat për të ofruar më shumë mundësi për punëtorët shqiptarë dhe profesionistët e kualifikuar për të punuar ligjërisht në Britani.
"Ne i dekurajojmë këto praktika të paligjshme dhe të rrezikshme," tha ministri Çuci për kalimet me varka të vogla./ VOA
Ndërsa kostot e energjisë në Europë rriten në qiell, R...
Lufta në Ukrainë, e nisur para gjashtë muajve, ka ndry...
Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në 40 vite n...
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten rritj...
"Takim të vështirë" e kanë quajtur takimin me presidentin ...
Autoritetet ukrainase thonë se dy reaktorët e fundit t...
Shefi i policisë së shtetit në Japoni tha të enjten se...
Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihma të reja ushkatarke...
Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të enjten një...
Këngëtari shumë i njohur turk, Ibrahim Tatlises së bashku ...
Të paktën 22 persona u vranë pasi rusët sulmuan me rak...
Në gjysmën e parë të vitit 2022 autoritetet gjermane k...
Forcat ruse të mërkurën kanë kryer sulme me raketa nda...
Autoritetet e Rusisë thanë se kanë ndaluar dy punonjës të ce...
Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor F...
Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje pas publikimit të n...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha sot se ...
Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në p...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njof...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...