Putini urdhëron rritjen e numrit të trupave të ushtrisë ruse
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten rritj...

Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në 40 vite në Shtetet e Bashkuara, duke rritur shqetësimet se ai do të ndikojë në rënien e ekonomisë. Por, duket se bizneset e vogla dhe klientët e tyre po i ndjejnë më së shumti pasojat e rritjes së çmimeve. "Zëri i Amerikës" bisedoi me disa pronarë të stendave ushqimore në qytetin e Nju Jorkut, të cilët po përpiqen të mos i rrisin shumë çmimet për të shpëtuar bizneset e tyre.
"Nëse vini në Amerikë, ne jemi të njohur për ushqimin, ne e duam ushqimin tonë", thotë banori i Nju Jorkut Benjamin Nansong.
Pak vende mund të krahasohen me Nju Jorkun për nga larmia ushqimore që ky qytet ofron, me restorante dhe stendat e ushqimeve në pothuajse çdo cep të rrugëve të tij.
Inflacioni global ka shkaktuar rritjen e çmimeve në njërin nga qytetet më të shtrenjta në botë.
“Çmimi për një 'empanada' (lloj i ushqmit nga Amerika e Jugut) u rrit brenda disa sekondave nga 3 në 4,5 dollarë. Kjo është çmenduri", thotë banori i Nju Jorkut Silbert Grey.
Sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit të Departamentit amerikan të Bujqësisë, çmimet e ushqimeve janë rritur mbi 10 për qind vitin e fundit, ndërsa inflacioni arriti në nivelin më të lartë në 40 vite. Edhe pronarët e stendave të ushqimit në qytetin e Nju Jorkut, kanë rritur çmimet.
“Ne jemi mjaft të shqetësuar, sepse nuk duam të humbasim klientët tanë besnikë, që na kanë frekuentuar në pesë vitet e fundit, kështu që duhet të mendojmë tre herë përpara se të rrisim çmimet”, thotë Dennis Apreza.
Nga tetori i kaluar deri në qershor të këtij viti, ai e ka rritur çmimin e një “burritoje” (ushqim meksikan) nga 12 në 13.5 dollarë. Dhe çmimet mund të rriten edhe më shumë.
“Çdo artikull ushqimor që blini dhe konsumoni, duhet të transportohet më parë me anije, kamionë, ose trena. ushqimet nuk shfaqen në mënyrë magjike në kuzhinë”, thotë Mark A. Cohen, Drejtor i Studimit të Industrisë së shitjeve me pakicë në Universitetin e Kolumbias.
Çmimi i naftës, që përdoret nga mjetet e transportit të mallrave është rritur 66 për qind vitin e fundit.
"Ky nuk është një inflacion i Presidentit Biden, ose i Putinit. Ky është në të vërtetë kryesisht një inflacion i shkaktuar nga Covid-i", thotë eksperti Mark A. Cohen.
Dennis Apreza thotë se biznesi i tij i ushqimit ka rënë me 15 për qind në përgjithësi që nga pandemia, ndërsa pagat, taksat dhe çmimet janë rritur. Ai ka arritur të ulë kostot, duke zvogëluar sasinë e ushqimit, që u shërben klientëve, duke magazinuar më pakë ushqime, duke ofruar shërbime për ngjarje më të mëdha dhe…
“Në vend që ta blejmë ushqimin përmes një shpërndarësi të palës së tretë, tani po ngrihemi në orën tre ose katër të mëngjesit për të blerë produkte të freskëta direkt nga tregu me çmimin më të mirë konkurrues të tregut”, thotë ai.
Ekspertët thonë se masat kufizuese të Covid-19 në mbarë botën shkaktuan probleme me furnizimin dhe sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës kontribuoi në problemet që prekin këto lloje biznesesh.
Më 16 gusht, Presidenti Biden nënshkroi Aktin e Reduktimit të Inflacionit për të ulur kostot e ilaçeve, kujdesin shëndetësor dhe energjinë. Por një studim i Universitetit të Pensilvanisë thotë se ligji i ri do të ulë inflacionin vjetor me vetëm 0.1 për qind në rreth pesë vjet.
“Ka të ngjarë të duhen një ose dy vite derisa çmimet të fillojnë të stabilizohen”, thotë eksperti Mark A. Cohen.
Disa ekspertë sugjerojnë se ndërsa çmimet rriten në restorantet më të shtrenjta, stendat e ushqimit mund të përfitojnë, pasi klientët zgjedhin ushqime më të lira dhe që përgatiten më shpejtë, një ndryshim i mirëpritur për pronarët e këtyre bizneseve./ VOA
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten rritj...
"Takim të vështirë" e kanë quajtur takimin me presidentin ...
Autoritetet ukrainase thonë se dy reaktorët e fundit t...
Shefi i policisë së shtetit në Japoni tha të enjten se...
Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihma të reja ushkatarke...
Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të enjten një...
Këngëtari shumë i njohur turk, Ibrahim Tatlises së bashku ...
Të paktën 22 persona u vranë pasi rusët sulmuan me rak...
Në gjysmën e parë të vitit 2022 autoritetet gjermane k...
Forcat ruse të mërkurën kanë kryer sulme me raketa nda...
Autoritetet e Rusisë thanë se kanë ndaluar dy punonjës të ce...
Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor F...
Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje pas publikimit të n...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha sot se ...
Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në p...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njof...
Pak para agimit të 24 shkurtit, gjithçka ndryshoi: për...
Ndërsa ukrainasit shënojnë Ditën e Pavarësisë, preside...
Evropa mund të jetë duke përjetuar thatësirën më të rë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...