I ftuari në dasmë qëllon me armë, plagosen një 39-vjeçar dhe një i mitur
Një dasmë në Ohër për pak sa nuk është kthyer në tragjedi....

Ndërsa investimet dhe tregtia e Kinës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut rriten, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Graham Kanwit, pikëpamjet e të rinjve arabë për vendin aziatik po ndryshojnë, ashtu siç po ndryshojnë edhe bindjet për Shtetet e Bashkuara.
Nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme, infrastrukturë dhe tregti në Lindjen e Mesme, Kina po rrit ndikimin e saj në rajon duke përfshirë edhe te arabët nën 30 vjeç, të cilët përbëjnë 60 për qind të popullsisë.
Në hulumtimin e saj në rajon me të rinjtë arabë të moshave 18 deri në 24 vjeç, firma e komunikimit ‘BCW’ zbuloi se të rinjtë nga 18 vende i konsiderojnë Kinën dhe Turqinë si dy aleatët kryesorë të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
“Kina shihet si aleati kryesor nga 80 për qind e të anketuarve, që është dhe shifra më e lartë në katër vitet e fundit, krahasuar me Shtetet e Bashkuara, me 72 për qind”, thotë Sunil John, President i firmës ‘BCW’ për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, që kreu hulumtimin.
Ndryshimi në bindjen e të rinjve arabë është pjesërisht për shkak të nismës ‘Një Brez, Një Rrugë’ të Pekinit, që synon të krijojë lidhje dhe forcojë tregtinë, duke investuar në projektet globale të infrastrukturës, thotë zoti John.
“Afro 28.5 për qind e investimeve në nismën ‘Një Brez, Një Rrugë’ janë brenda tregjeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”, shton më tej ai.
Një arsye tjetër, sipas tij, është se investimet kineze bëhen pa kushte.
“Rinia arabe e sheh Kinën, siç thuhet edhe në politikat e saj, si jo-ndërhyrëse. Pra, në një farë mënyre, Kina nuk përfshihet në politikën e rajonit”, thotë zoti John.
Ai shton se me rritjen e pronësisë kineze mbi pasuritë e paluajtshme, interesat e biznesit dhe turizmit, ndikimi ekonomik i Kinës në rajon do të vazhdojë të rritet.
“Lindja e Mesme ose vendet e Gjirit ofrojnë gjysmën e naftës që i nevojitet Kinës. Kina në shumë mënyra ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara si partnerin kryesor tregtar i rajonit dhe kjo ndodhi në vitin 2010”, thotë më tej zoti John.
Por jo të gjithë kanë qëndrim pozitiv për Pekinin.
“Mendoj se ata investojnë kryesisht në projekte ku kërkohet të punosh shumë për pak para”, thotë Saleh Ahmed, student i Universitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
SHBA-të akuzojnë Kinën për punë të detyruar, veçanërisht të ujgurëve dhe grupeve të tjera të pakicës myslimane, një akuzë që Kina e mohon. Studenti Saleh Ahmed thotë se ai, nëse i jepet mundësia të zgjedhë, më shumë do të donte të jetonte në SHBA sesa në Kinë … duke i bërë jehonë asaj që të rinjtë e tjerë arabë thanë në hulumtim.
“SHBA ka shumëllojshmëri. Ajo i bënë bashkë arabët, joarabët, evropianët dhe të tjerët nga e gjithë bota”, thotë Falah el-Saidi, student në Universitetin Khalifa në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjashtëdhjetë për qind e të rinjve arabë të anketuar thanë se në pesë vitet e ardhshme, megjithatë SHBA do të ishte një aleat më i rëndësishëm për rajonin sesa Kina.
Ndërsa shumë e shohin pozitivisht demokracinë amerikane, pikëpamjet për praninë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme janë më të përziera. Uashingtoni ka më shumë se 30 mijë trupa në Lindjen e Mesme, shumica prej tyre në Kuvajt dhe Bahrein.
“Afro 60 për qind duan që SHBA të shkëputet nga rajoni. Por nga ana tjetër, ata gjithashtu i shohin Shtetet e Bashkuara si një shembull të madh të demokracisë, duke e parë këtë si një model që do të donin vendet e tyre ta kopjonin”, thotë Sunil John, President i firmës ‘BCW’ për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, që kreu hulumtimin.
Duke anketuar të rinjtë arabë, organizata që kreu hulumtimin shpreson të ndikojë në vendimet e biznesit dhe politikë-bërjen në Lindjen e Mesme./ DW
Një dasmë në Ohër për pak sa nuk është kthyer në tragjedi....
Qeveria polake e ka reduktuar mësimin në gjuhën e orig...
Politikanë evropianë e amerikanë kërkojnë ndryshim qas...
Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Presh...
Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoft...
Një vit para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në R...
Fenomeni “Barbie” po korr një sukses të jashtëzakonshëm në...
Papa Françesku ka deklaruar se Kisha Katolike është e hapu...
Hapësira ajrore e Nigerisë u mbyll të dielën në mesnatë, d...
Emigrimi i paligjshëm ka marrë sërish vëmendjen e autorite...
Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara nga Partia ...
Papa Françesku u ka bërë thirrje të rinjve në gjithë botën...
Elon Musk ka deklaruar se ndeshja e tij në një kafaz me Ma...
Paqëndrueshmëria e motit duke kaluar deri në ektreme është...
Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë ...
Një herë në javë, Jeannine Weyekmans dhe vullnetarë të tje...
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje...
Rusia ka goditur me bombë një qendër të transfuzionit të g...
Në Gjermani shpejtësia ka vlera të mëdha. Gjermanët nu...
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se S...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...