Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Politikanë evropianë e amerikanë kërkojnë ndryshim qasjeje ndaj Kosovës e Serbisë dhe jo anime ndaj një pale. Të punohet për një diplomaci parandaluese që shmang përshkallëzimin kërkon deputetja britanike, Alicia Kearns.
Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, publikoi një letër në të cilët theksohet, se dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë drejtuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit dhe kërkojnë që të ndryshohet qasja e tyre në raport me Kosovën dhe Serbinë. Në një postim në Twitter, (07.08) Alicia Kearns, shkroi se i është dërguar letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly, letër kjo që është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë. Aty adresohen tensionet e muajve të fundit në veriun e Kosovës e banuar me shumicë serbe dhe përmes saj nga Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni, kërkohet "balancë dhe proporcionalitet në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë”.
"Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t'i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve”, thuhet në letër.
Masat ndaj Kosovës
Kosova u ndëshkua me një sërë masash nga Bashkimi Evropian pasi iu kërkua tërheqja e kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe, tërheqja e njësive speciale nga godinat e kuvendeve komunale dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Veri i Mitrovicës. Qeveria e Kosovës u akuzua nga komuniteti ndërkombëtar për moskoordinim për veprimet e saj në veri. Serbët lokalë organizuan protesta, të cilat kulmuan me përleshje dhe lëndime të dhjetëra protestuesve dhe ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Në letrën që e publikoi deputetja britanike, Alicia Kearns, thuhet se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të anojë nga Beogradi, por, duhet të punojë në një diplomaci parandaluese për të shmangur përshkallëzimin. "Qasja aktuale nuk po funksionon. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurohemi që ne nuk do të miratojmë politika për Ballkanin që anojnë nga Beogradi. Ne po ashtu u kërkojmë që të shqyrtoni mundësinë e miratimit të një politike të diplomacisë parandaluese për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë dhe asaj politike në veri të Kosovës, me balancë dhe proporcionalitet në çdo deklaratë dhe çdo ndëshkim apo sanksion që ndërmerret, dhe që ata të cilët respektojnë sundimin e ligjit dhe demokracinë të mos ndëshkohen”, thuhet në letër.
Kosova nuk do të ndërmarrë veprime që shkallëzojnë situatën
Pas masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri, qeveria e Kosovës është pajtuar me planin e BE-së për shtensionimin e situatës në veri, që ndër më kryesoret parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në atë pjesë. Qeveria e Kosovës ka deklaruar publikisht "gatishmërinë e saj për t'u angazhuar për shtensionimin e situatës dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të shkallëzojë situatën në veriun e Kosovës”. Po ashtu kjo përfshin edhe një zvogëlim të menjëhershëm me 25% të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale. "Qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës” dhe se "Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve në veri”. E pikërisht për zgjedhjet në veri të cilat u bojkotuan masivisht nga serbët lokal, në letrën e politikanëve evropian dhe amerikanë, thuhet se "Kosova është shtet i pavarur dhe përpjekjet për të penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë nga Serbia, duhet të kritikohen publikisht si ndërhyrje nga jashtë”.
Ndërkohë qeveria e Kosovës ka nisur punën për sigurimin e bazës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, Zve?an, Leposaviq, Zubin Potok dhe Veri të Mitrovicës. Në këtë mënyrë sipas ministrit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, grupi punues ka një muaj kohë për të hartuar një dokument që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave në veri shkarkimin e kryetarëve aktualë përmes një peticioni të qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote në komunat përkatëse./DW
Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Presh...
Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoft...
Një vit para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në R...
Fenomeni “Barbie” po korr një sukses të jashtëzakonshëm në...
Papa Françesku ka deklaruar se Kisha Katolike është e hapu...
Hapësira ajrore e Nigerisë u mbyll të dielën në mesnatë, d...
Emigrimi i paligjshëm ka marrë sërish vëmendjen e autorite...
Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara nga Partia ...
Papa Françesku u ka bërë thirrje të rinjve në gjithë botën...
Elon Musk ka deklaruar se ndeshja e tij në një kafaz me Ma...
Paqëndrueshmëria e motit duke kaluar deri në ektreme është...
Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë ...
Një herë në javë, Jeannine Weyekmans dhe vullnetarë të tje...
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje...
Rusia ka goditur me bombë një qendër të transfuzionit të g...
Në Gjermani shpejtësia ka vlera të mëdha. Gjermanët nu...
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se S...
Shumë njerëz shkojnë në plazh për t'u çlodhur dhe argëtuar...
Më shumë se një milion njerëz janë detyruar të largohen ng...
Reshjet e furishme në shumë zona kanë krijuar gjendje dram...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...