BE vendos sanksione të reja kundër Iranit
Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Ami...

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski iu drejtua forcave ushtarake në qytetin e sapoçliruar ukrainas Kherson të hënën dhe tha se Ukraina është "gati për paqe. Paqe për të gjithë vendin tonë".
Vizita e tij në Kherson erdhi vetëm disa ditë pasi forcat ruse u tërhoqën nga qyteti juglindor, një nga humbjet më të mëdha të luftës për Presidentin rus Vladimir Putin, forcat e të cilit kishin kontrolluar kryeqytetin rajonal që nga fillimi i luftës në shkurt.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duke folur në një konferencë shtypi në Indonezi, e quajti marrjen e Khersonit nga Ukraina "një fitore të rëndësishme" për qeverinë e Kievit.
“Nuk mund të bëj asgjë tjetër përveçse të duartrokas guximin, vendosmërinë dhe kapacitetin e popullit ukrainas dhe ushtrisë ukrainase”, tha Presidenti Biden. "Kanë qenë të mahnitshëm".
Por ai tha se aleatët perëndimorë që mbështesin Ukrainën nuk do të imponojnë një zgjidhje për Ukrainën për t'i dhënë fund luftës. Ai tha se nuk do të ketë "asgjë për Ukrainën, pa (rënë dakord) Ukraina".
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, refuzoi të komentojë vizitën e presidentit ukrainas në Kherson, por tha se "ky territor është pjesë e Federatës Ruse".
Rusia aneksoi ilegalisht rajonin muajin e kaluar, së bashku me tre territore të tjera të Ukrainës.
Vizita e zotit Zelenskit erdhi pasi drejtuesit e shërbimeve të zbulimit amerikane dhe ruse u takuan të hënën në Turqi në nivelin më të lartë të bisedimeve ballë për ballë, të mbajtura mes dy vendeve që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se drejtori i CIA-s Bill Burns u takua me shefin e zbulimit rus Sergei Naryshkin për të paralajmëruar për pasojat nëse Rusia do të përdorte një armë bërthamore në Ukrainë.
Zyrtari, i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti, tha se bisedimet nuk përfshinin ndonjë diskutim për një zgjidhje për luftën.
Ndër zhvillimet e tjera, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë që bën thirrje që Rusia të jetë përgjegjëse për sigurimin e zhdëmtimeve për Ukrainën. Votimi ishte 94 me 14, me 73 abstenime.
Megjithëse dokumenti u miratua, ai mori më pak mbështetje sesa një rezolutë e tetorit që dënonte "përpjekjet për aneksimin e paligjshëm" të katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia. Ajo kishte kaluar me 143 vota pro dhe 5 kundër, me 35 abstenime.
Në Hagë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha gazetarëve se aftësia ushtarake e Rusisë nuk duhet të nënvlerësohet, pavarësisht sukseseve të fundit të Ukrainës.
"Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllimi i Putinit është ta lërë Ukrainën të ftohtë dhe të errët këtë dimër. Pra, ne duhet të ruajmë kursin", tha ai gjatë një konference të përbashkët shtypi me zyrtarë të qeverisë holandeze.
Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan u tha gazetarëve të hënën në kushte anonimiteti se forcat ruse që ishin në Kherson janë tërhequr në anën lindore të lumit Dnipro dhe po forcojnë vijën e tyre mbrojtëse atje.
"Është vlerësimi ynë tani se qëllimi i tyre do të jetë të përpiqen të mbahen në atë territor", tha zyrtari.
Zyrtari tha se marrja e Khersonit nga Ukraina është "shumë domethënëse" strategjikisht, por "meqenëse rusët nuk duken të prirur të largohen nga pjesa tjetër e Ukrainës së pushtuar, padyshim që ka ende luftime të vështira përpara"./VOA
Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Ami...
Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigran...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe S...
Shumë shpejt Uashingtoni do të debatojë mbi dërgimin e të ...
Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit t...
Zgjedhjet për Kongresin më 8 nëntor nuk u shoqëruan me...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi presidentin Xi Jinpi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksion...
Ish zyrtarja e lartë braziljane, Flordelis dos Santos ...
"Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më se...
Franca dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje t...
Drejtori i CIA-s William Burns takohet në Ankara të Tu...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski mbajti një fjal...
Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvillu...
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Tërheqja e Rusisë nga qyteti juglindor i Hersonit shënon n...
Aktivistët e ORCA-s, Dritan Hoxha dhe Rron Gjinovci, k...
Nga ngjarja e rëndë me eksploziv në Stamboll, humbën jetën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...