Lufta në Izrael/ 10 britanikë të zhdukur, 9 amerikanë janë vrarë
Lufta në Izrael vijon të jetë e ashpër, ku janë vrarë qind...

Bashkimi Evropian tha të hënën se pret bashkëpunim pa kushte nga Serbia për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve të kthehen në tryezën e bisedimeve si e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve, duke nënvizuar se blloku pret bashkëpunim pa kushte të Serbisë për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit.
“Nuk është se thjeshtë presim bashkëpunim të plotë, por presim bashkëpunim pa kushte nga Serbia, dhe kur ka vullnet ka edhe rrugëdalje. Nuk ka nevojë të fshihet askush prapa çështjeve formale si njohja apo mosnjohja e një shteti, ka mjaft mënyra se si mund të ndash të gjeturat tua, si mund të bashkëpunosh dhe të kontribuosh në hetimin e plotë”, tha zoti Stano.
Kosova akuzon Serbinë për organizmin e sulmit ndaj policisë, por Beogradi zyrtar mohon çfarëdo lidhjeje me grupin e armatosur që kreu sulmin përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radojcic, nënkryetari i deritashëm i Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë.
Rrethanat e sulmit, tha zoti Stano, “duhet të sqarohen deri në fund në mënyrë që të kemi një fotografi të qartë rreth asaj se çfarë ndodhi, përse ndodhi dhe kush morri pjesë e kush e organizoi. Duke u bazuar në këto të gjetura Bashkimi Evropian do të vendosë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në qasjen tonë ndaj Serbisë, Kosovës, ndaj dialogut dhe rajonit në tërësi”, tha ai.
Autoritetet në Kosovë kërkojnë ndëshkimin e Serbisë për sulmin e 24 shtatorit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi të hënën me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, ritheksoi kërkesën për masa konkrete kundër Serbisë pas atij, që ajo e cilësoi akt agresioni ndaj Kosovës.
Bashkimi Evropian këmbëngul se do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masave pasi të kenë përfunduar të gjitha hetimet rreth 24 shtatorit.
Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia javën e kaluar e vlerësoi situatën në veri të Kosovës si të paqëndrueshme dhe me mundësi përshkallëzimi. NATO-ja tanimë ka filluar shtimin e trupave në terren mes shqetësimeve për gjendjen e sigurisë./Zëri i Amerikës
Lufta në Izrael vijon të jetë e ashpër, ku janë vrarë qind...
Partia CDU që aktualisht mban pushtetin ka fituar në H...
Të dielën në mbrëmje, familjarët e izraelitëve të cilët ja...
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është vërtetuar n...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka deklarua...
Një luftë e re në tetor. Mbi 1.000 njerëz të vrarë në dy d...
Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ...
Ushtria izraelite ka goditur një rezervë të madhe armësh n...
Operacioni i Hamasit në Izrael ka në krye një udhëheqë...
Në lagjet e varfra në rrethinat e kryeqytetit kuban Havana...
Kundërpërgjigjja e Izraelit pas sulmeve të grupit palestin...
Që prej mëngjesit të së shtunës vijojnë luftimet mes Pales...
Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit kanë vazhduar ...
Liderët botërorë kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj s...
Grupi i armatosur, Hezbollah, mori përgjegjësinë për një s...
Festivali i muzikës Supernova po ndodhte në një shkretëtir...
Në kohë lufte, në krye të detyrës ndodhen edhe gazetarë të...
Opozita gjermane e qendrës së djathtë pritet të fitojë zgj...
Kur grupi ekstremist Hamasi ndërmori sulmin e pashembullt ...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...