E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Një luftë e re në tetor. Mbi 1.000 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime gjithandej.
“Sulmi më i keq kundër Izraelit që nga Lufta Yom Kipur”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke iu referuar luftës arabo-izraelite të vitit 1973, e njohur po ashtu si Lufta e Tetorit.
E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës. Mijëra raketa u hodhën në lagje të banueshme, luftëtarët hynë brenda komuniteteve, vranë banorë dhe morën pengje.
Në përgjigje, ushtria e Izraelit nisi sulmet nga ajri në Rripin e Gazës, ndërsa Qeveria e vendit shpalli zyrtarisht luftë kundër Hamasit. “Izraeli do t’i hakmerret fuqishëm Hamasit. Kjo luftë do të marrë kohë. Do të jetë e vështirë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të dielën e 8 tetorit.
Arsyet e sakta të sulmit të Hamasit nuk janë të qarta, por dhuna mes dy palëve ka qenë në rritje prej muajsh.
Komandanti i Hamasit, Mohammed Deif, u bëri thirrje palestinezëve dhe arabëve të tjerë që t’i bashkohen operacionit të grupit kundër Izraelit. Por, është e paqartë nëse palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor apo gjetkë në rajon, do ta dëgjojnë thirrjen e tij.
Askush “nuk dëshiron të shohë ndonjë përshkallëzim rajonal”, tha kryeministri britanik, Rishi Sunak. Ai tha se Hamasi dhe mbështetësit e tij janë “plotësisht përgjegjës për aktin e tmerrshëm të terrorit” në Izrael, për “vrasjen e civilëve dhe rrëmbimin e njerëzve të pafajshëm”.
Kush mund të përfshihet?
Një skenar i keq do të ishte përfshirja e grupit të fuqishëm militant libanez, Hezbollah. I parë si kërcënim i madh nga Izraeli, grupi mbështetet prej vitesh nga Irani dhe ka lidhje të ngushta me Hamasin.
Të dielën në mëngjes, Hezbollahu lëshoi një numër raketash dhe predhash në veri të Izraelit, por pa shkaktuar viktima.
“Nëse Izraeli dërgon trupa tokësore në Gazë ose bën diçka tjetër drastike, atëherë Hezbollahu mund të hapë një front në Liban dhe ta mbrojë vendimin e tij duke thënë se nuk ka zgjidhje, duhet ta mbrojë Palestinën”, tha për France24 Hussein Ibish, nga Instituti i Shteteve Arabe të Gjirit.
“Do të mund ta shohim Izraelin në një luftë me shumë fronte, me grupe të ndryshme të rezistencës - shumica e tyre nën kontrollin e Iranit”, tha ai.
Sulmi i papritur palestinez ngjall frikë për “një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme”, shkroi Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.
“Irani është, sigurisht, mbrojtës i Hezbollahut [si dhe i grupeve të tjera militante palestineze]. Ekziston një rrezik gjithnjë e më i madh për një konflikt me dy fronte, i cili do të shkatërronte pjesë të Izraelit dhe një pjesë të madhe të Libanit, ku është i bazuar Hezbollahu. Ekziston rreziku i përshkallëzimit”, vlerësoi instituti me seli në Nju Jork.
Irani, armik i betuar i Izraelit, ishte ndër vendet e para që mirëpriti ofensivën e Hamasit kundër Izraelit.
Izraeli, prej vitesh, e akuzon atë për furnizimin e grupeve militante me armë dhe me inteligjencë.
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha se vendi i tij e mbështet mbrojtjen legjitime të kombit palestinez, duke shtuar se Izraeli dhe mbështetësit e tij “janë përgjegjës për paqëndrueshmërinë në rajon” dhe se ata “duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë çështje”. Ai u bëri thirrje qeverive myslimane që “ta mbështesin kombin palestinez”.
Sipas një analize të Këshillit Atlantik, nëse Hezbollahu përfshihet në konflikt, “Izraeli do të përballet me një luftë mbarëkombëtare që nuk e ka përjetuar tash e sa dekada”.
“Ditët dhe javët e ardhshme ka të ngjarë që të përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e sigurisë së Izraelit, por ato mund të përcaktojnë edhe të ardhmen e pozitës së tij në rajon”, thuhet në këtë analizë.
Hezbollahu, sipas gazetës Financial Times, ka një arsenal raketash shumë më të madh dhe më të sofistikuar se Hamasi, i cili tenton të mbështetet në raketat e bëra vetë.
“Përfshirja e tij në konflikt do të kërcënonte ta mposhtte sistemin mbrojtës të Kupolës së Hekurt të Izraelit”.
“Hezbollahu ia përgjaku hundën Izraelit gjatë konfliktit njëmujor në vitin 2006 dhe ai fitoi përvojë në fushëbetejë, pasi ndërhyri në luftën civile të Sirisë për ta mbështetur presidentin Bashar al-Assad”, shkroi Financial Times.
Sky News kujtoi se marrëveshja e paqes midis Arabisë Saudite dhe Izraelit dukej se ishte afër, por “ajo që do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, mund ta vërë atë në dyshim”. “Ndoshta ky është qëllimi i Hamasit”, shkroi mediumi britanik.
Sipas tij, ky nuk është rund i zakonshëm i dhunës - “është shumë më serioze se kaq” dhe “inkursioni tokësor nuk përjashtohet”.
“Përgjigjja e Izraelit ndaj sulmeve ka të ngjarë të jetë e një shkalle të tillë që do t’i frenojë përpjekjet e SHBA-së për normalizimin saudito-izraelit, nëse jo t’i silurojë ato krejtësisht”, shkroi në platformën X Amberin Zaman, analiste në Al-Monitor, një ueb-faqe që mbulon Lindjen e Mesme, me bazë në Uashington.
Ushtria izraelite urdhëroi një përforcim masiv të trupave, ndërsa tubime për të shprehur mbështetje për Hamasin, u mbajtën në të gjithë Lindjen e Mesme.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit në Mesdheun Lindor, në një demonstrim mbështetjeje për të, pas sulmit të Hamasit.
Ai tha se SHBA-ja do të ofrojë edhe municione për Izraelin, ndërsa do t’i shtojë avionët luftarakë në rajon./REL
Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ...
Ushtria izraelite ka goditur një rezervë të madhe armësh n...
Operacioni i Hamasit në Izrael ka në krye një udhëheqë...
Në lagjet e varfra në rrethinat e kryeqytetit kuban Havana...
Kundërpërgjigjja e Izraelit pas sulmeve të grupit palestin...
Që prej mëngjesit të së shtunës vijojnë luftimet mes Pales...
Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit kanë vazhduar ...
Liderët botërorë kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj s...
Grupi i armatosur, Hezbollah, mori përgjegjësinë për një s...
Festivali i muzikës Supernova po ndodhte në një shkretëtir...
Në kohë lufte, në krye të detyrës ndodhen edhe gazetarë të...
Opozita gjermane e qendrës së djathtë pritet të fitojë zgj...
Kur grupi ekstremist Hamasi ndërmori sulmin e pashembullt ...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtar...
Më shumë se 600 izraelitë janë vrarë në sulmet në Gaza që ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mohoi se djali i t...
Kabineti i sigurisë i Izraelit deklaroi zyrtarisht gjendje...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publ...
Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Taulant Kelmendi ka ...
Kosova ka rritur investimet në armatim me 191% gjatë qever...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...