Gjermani: Abuzime miliardëshe me medikamente për kimioterapi
Farmacistët që prodhojnë ilaçe kundër kancerit mund të fit...

Korrupsioni dhe shpopullimi i Ballkanit Perëndimor janë ndër problemet më shqetësuese të qytetarëve të rajonit.
Barometri Ballkanik 2023 për gjashtë muajt e parë të këtij viti, i publikuar së fundi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, sjell opinonin publik përmes anketimit të rreth 60 mijë qytetarëve dhe 12 mijë bizneseve në Ballkanin Perëndimor lidhur me pritshmëritë e tyre për jetën dhe punën, tendencat në situatën politike, social-ekonomike të rajonit, qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Në gjashtë vendet e rajonit - Serbi, Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë - 27 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që niveli i korrupsionit është rritur. Sipas tyre korrupsioni është problemi më i madh shqetësues për zhvillimin e rajonit dhe plotësimin e aspiratave të tyre.
Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon
Sipas perceptimit publik të 38 përqind të qytetarëve shqiptarë të anketuar, Shqipëria është vendi me korrupsioninmë të lartë në rajon. Në vendin e dytë vijnë Bosnjë-Herzegovina dhe Maqedonia e Veriut me 26 përqind, të ndjekura nga Mali i Zi dhe Serbia me 25 përqind. Nivelin më të ulët në Ballkanin Perëndimor lidhur me perceptimin publik për korrupsionin e ka Kosova me 22 përqind të qytetarëve të saj të anketuar.
Në vijim të pasojave të korrupsionit 69 përqind e qytetarëve të anketuar në nivel rajonal mendojnë që ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë, nivel që përbën 7 përqind më shumë se një vit më parë.
Besim i ulët tek partitë politike
Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar të rajonit, 75 përqind e tyre, nuk u besojnë partive politike. Ndërkohë që 45 përqind ndihen të kërcënuar nga posedimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve.
Shpopullimi i rajonit - 71 përqind e rinisë dëshiron të emigrojë
Emigrimi dhe ikja e trurit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është një problem shqetësues për rajonin. Në nivel rajonal 44 përqind e të anketuarve dëshërojnë të largohen nga vendi i tyre, shifër kjo që është 5 përqind më e lartë se vitin e kaluar.
Alarmante është perspektiva e jetës së rinisë në të gjashta vendet e rajonit: 71 përqind e të rinjve e projektojnë jetëm në emigracion, larg vendit të origjinës.
Kosova kryeson në dëshirën për emigrim
Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri Ballkanik 2023 në krye të vendeve të rajonit lidhur me emigrimin qëndron Kosova me 57 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Mali i Zi me 45 përqind, Shqipëria me 44 dhe Serbia me 41. Nivelin më të ulët në rajon e ka Bosnje-Hercegovina, ku vetëm 38 përqind e qytetarëve të saj të anketuar e projektojnë jetën e tyre duke u larguar nga vendi.
BE-ja ka ulur mbështetjen për rajonin
Të dhënat e Barometrit Ballkanik 2023 tregojnë që 59 përqind e qytetarëve të anketuar në gjashtë vendet mendojnë se ka rënie të mbështetjes së rajonit nga BE-ja, shifër që përbën një perceptim publik prej 3 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Në krye të vendeve të rajonit për këtë perceptim qëndron Shqipëria me 92 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Kosova me 66 përqind, Maqedonia e Veriut me 60, Bosnje-Hercegovina me 52 dhe Serbia me 34 përqind.
Perceptimi publik rajonal në Barometri Ballkanik 2023 për rënien e mbështetjes së BE ndaj rajonit publikohet tre muaj para zhvillimit më 16 tetor, në Tiranë, të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit. Ky proces nisi në vitin 2014, në kuadër të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, si një nismë diplomatike e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, për t'i dhënë impulse të reja integrimit në BE përmes nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit para integrimit të tyre në BE.
Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik 2023 gjashtë vendet e rajonit e vlerësojnë pozitivisht bashkëpunimin rajonal: 76 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që bashkëpunimi rajonal është i mirë për ekonomitë e tyre, 69 përqind mendojnë që gjërat që i bashkojnë qytetarët e Ballkanit janë më të rëndësishme se ato që i ndajnë./ DW
Farmacistët që prodhojnë ilaçe kundër kancerit mund të fit...
Një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serb...
Ministria e Jashtme e Polonisë të shtunën e ka thirrur në ...
Trupat ukrainase kanë goditur një rezervuar nafte dhe një ...
Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Departame...
Shiritat bardh e kuq, që nënkuptojnë ndalimin e punëve të ...
Aktorja Josephine Chaplin, vajza e Charlie Chaplin, ka vde...
Dy vajzat qe gjetën vdekjen nga ekstazia në fund të qersho...
Një republikan i lartë i Senatit ka publikuar një dokument...
Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trum...
Emri i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, e cila vdiq më...
Guardia di Finanza ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 5.3 to...
Analisti nga Kosova Dritëro Arifi, ka theksuar se është e ...
Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan, ka paralajmëruar ...
Një histori aq sa tronditëse dhe e mrekullueshme është pub...
Një 22-vjeçare në Rusi ka humbur jetën gjatë operacionit p...
Rritja e çmimeve të drithërave pak pas largimit të Rusisë ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasado...
“Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës.” Kështu është...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...