Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

"Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën për Srebrenicën me 23 maj", thuhet në faqen e këtij institucioni në internet. Sesioni do të fillojë në orën 16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe miratimi i rezolutës kërkon shumicën e thjeshtë të votave, që do të thotë 97 nga 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Në tekstin e projektrezolutës, të cilin e ka parë "Zëri i Amerikës", thuhet se “viti 2025 shënon tridhjetëvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin humbën jetën të paktën 8,372 veta, mijëra u zhvendosën dhe familjet dhe komunitetet u shkatërruan”.
Në tekst thuhet se Asambleja e Përgjithshme vendos të caktojë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit.
Në tekstin e Rezolutës së propozuar fillimisht nga Gjermania dhe Ruanda, mes tjerash dënohet çdo përpjekje për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për të madhëruar figurat e atyre, që janë dënuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe vazhdimin e përpjekjeve për të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi.
Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë. Masakra e cila ndodhi një javë pasi Srebrenica, që ishte shpallur nga Kombet e Bashkuara si zonë e sigurt, u sulmua nga forcat serbe të Bosnjës, është vlerësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe ai ushtarak Ratko Mladiç, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e OKB-së për krime lufte në ish Jugosllavi, për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë. Përveç tyre më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet heqje lirie për gjenocid dhe krime në atë qytet.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konfirmoi në vitin 2007 se në Srebrenicë është kryer gjenocid, duke theksuar gjithashtu se Serbia dështoi ta parandalojë atë.
Por, Beogradi, i cili e quan masakrën e Srebrenicës si një krim të përmasave masive, kundërshton cilësimin e saj si gjenocid. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se do të shkojë në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.
"Do t'u jap përgjigjen që meritojnë. Ata që e bëjnë këtë në Nju Jork do të kenë shumë dhimbje koke, ndërsa neve na dhemb zemra dhe shpirti”, tha ai.
Serbia e mbështetur nga Rusia ka kërkuar tërheqjen e rezolutës, duke theksuar se me të populli serb do të shpallej gjenocidal. Misioni i Serbisë në OKB tha në një letër se Beogradi nuk është këshilluar për përmbajtjen e projektrezolutës e cila sipas tij, shkakton tensione në rajon dhe përçarje mes anëtarëve të OKB-së.
Në një reagim të nënshkruar nga përfaqësuesit e përhershëm të Gjermanisë dhe Ruandës në Kombet e Bashkuara, të cilin e ka parë "Zëri i Amerikës", thuhet se Serbia u ftua vazhdimisht dhe shprehimisht të angazhohej rreth dokumentit.
“Çdo propozim i Serbisë për të ndryshuar tekstin e projektrezolutës do të trajtohej shumë seriozisht”, thuhet në letër.
Projektrezoluta, thuhet më tej, përdor termin "gjenocid" në një kontekst ligjor, në përputhje me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai nuk vë në shenjestër Serbinë, një shtet anëtar i respektuar i kësaj organizate, dhe as nuk nënkupton ndonjë faj kolektiv ndaj shteteve, entiteteve apo grupeve”.
Sipas nënshkruesve të letrës, rezoluta synon bashkimin dhe jo përçarjen, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së ta mbështesin atë “duke dërguar kështu një mesazh të fortë për kujtim dhe kundër mohimit të gjenocidit”.
BE: Nuk ka vend në bllok për mohuesit e gjenocidit
Bashkimi Evropian tha se çështja nëse kishte apo jo gjenocid në Srebrenicë nuk është një çështje e mendimit, por e vendimit të trupave gjykues ndërkombëtarë dhe çdokush që përpiqet ta vë në dyshim nuk ka vend në Evropë.
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, tha të martën se blloku “nuk do ta tolerojë askënd në mesin e vendeve anëtare, që përpiqet ta mohojë dhe relativizojë gjenocidin, apo që përpiqet të madhërojë kriminelët e luftës dhe ky është një mesazh që ne u përcjellim të gjitha vendeve që dëshirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Presim nga të gjithë aktorët politikë në Ballkanin Perëndimor të përmbahen nga çfarëdo veprimi dhe retorike që mund të vërë në pikëpyetje aspiratat e tyre dhe që mund të shihet si mohim i ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur në Srebrenicë”.
Ndonëse rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk janë detyruese, interpretohen si dokumente me peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamjet e vendeve anëtare të atij mekanizmi për çështjet e përfshira në rezolutat e miratuara./VOA
Mijëra gjeorgjianë kanë vazhduar protestën e tyre në Tbili...
Një numër i madh orkash kanë fundosur një jaht me vela...
Mohamed Amra, i burgosuri që u arratis nga një furgon ...
Pas gati një dekade bisedimesh këmbëngulëse, Këshilli ...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka thënë...
Ligjvënësit gjeorgjianë miratuan të martën ligjin për ...
Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfisk...
Projektligji që përcakton se kush janë “agjentë me ndikim ...
Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të ...
Dy oficerë burgu francezë janë vrarë dhe tre të tjerë janë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besi...
Ambasadat e Shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kan...
Pothuajse 450,000 palestinezë janë larguar nga Rafah-u...
Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë miratuar projektligjin kont...
Presidenti Vladimir Putin bëri ndryshime në kabinetin ...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ndodhet ...
Në Bruksel takohen të mërkurën (15.05.) delegacionet e Kos...
Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytet...
Në fillim të mandatit të tij të pestë si president, Vl...
Arrestohet në Irak “Akrepi”, Barzan Kamal Majeed, njeriu q...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...