“Doktori Vdekje”/ Mjeku francez që helmoi pacientët dënohet me burgim të përjetshëm
Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përjetshëm ...

Në samitin e fundit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, u kërkua zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe përparimi në dialogun Prishtinë-Beograd.
Një deklaratë e përbashkët me 19 pika të dakordësuara mes udhëheqësve tëBashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor ishte rezultati i samitit më të fundit që u mbajt në Bruksel mbrëmjen e së mërkurës (17.12).
Ashtu siç pritej, pas përgëzimit ndaj vendeve kandidate për reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit, BE-ja iu rikujtoi edhe njëherë shteteve të rajonit ballkanik që duan të bëhen pjesë e tij, që të vijojnë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Por mbi të gjitha kërkoi zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve.
BE, Ballkanit Perëndimor: Pajtohuni!
Për shkak të kontekstit gjeostrategjik të momentit, thelluar nga lufta në Ukrainë, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian i nevojiten më shumë se kurrë njëri-tjetrit. Por sa i dobishëm mund të jetë një rajon që mbart ende shumë mosmarrëveshje nga e shkuara?
Edhe këtë herë BE-ja ripërsëriti kërkesat e tij për zgjidhjen e konflikteve mes shteteve fqinje në Ballkanin Perëndimor.
"Bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët dhe për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë e Bashkëpunimin me Bullgarinë".
Marrëvëshjet dhe zgjidhjet duhet të jenë vendimtare, sipas BE-së, me qëllim pajtimin dhe stabilitetin në rajon „për mosmarrëveshjet dhe problematikat rajonale dhe dypalëshe të partnerëve të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, ku përfshihen Marrëveshja për Çështjet e Trashëgimisë, rastet e mbetura të personave të zhdukur dhe çështjet e krimeve të luftës".
"Dialogu Prishtinë- Beograd duhet të zbatohet"
Vetëm pak orë para se të nisej për Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një njoftim surprizë bëri të ditur se Serbia nuk do të merrte pjesë në këtë samit. Argumenti i dhënë prej tij ishte se ai po mbronte interesat e Serbisë duke mos marrë pjesë përkrah vendeve të tjera të rajonit.
Por pavarësisht mungesës së Vuçiq, pika e tetëmbëdhjetë e deklaratës së Unionit ripërsëriti nevojën urgjente për të çuar përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t'i pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre drejt Europës. Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuara nga BE-ja, duhet të vihen në zbatim, në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Shtojca e saj” - u tha në deklaratën e përbashkët.
Kësaj pike iu shtua edhe sqarimi se në mënyrë që të dyja shtetet të mund të përfitojnë nga reformat dhe mbështetja financiare e Instrumentit për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor, "kushtëzohet nga angazhimi konstruktiv i partnerëve me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.
Kosova shpëton nga masat
Pak çaste pas kësaj deklarate, rreth mesnatës, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, presidentja e Kosovës njoftoi se Bashkimi Europian dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, i kishin konfirmuar heqjen e të gjitha masave të ndërmarra ndaj Kosovës, deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.
"Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që Kosovës t'i hiqen të gjitha masat, me një pjesë e madhe që i hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit. Rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit" - deklaroi presidentja Osmani.
Lajmi për heqjen e masave ndëshkimore financiare ndaj Kosovës u konfirmua edhe nga vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në platformën "X”.
"Jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të disbursojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm” - shkroi numri një i Komisionit Europian, von der Leyen.
Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në qershorin e vitit të ardhshëm në Malin e Zi, shtetin ballkanik që mund të bëhet i 28-ti vend anëtar i Unionit./ DW
Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përjetshëm ...
Estonia ka raportuar se tre roje kufitare rusë hynë dhe që...
Kremlini ka deklaruar sot se Rusia do të kontaktojë me Sht...
Prokuroria Speciale e Kosovës të enjten ka ngritur aktakuz...
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e ...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë mbledhur të enjten n...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka deklaruar ...
Arrestimi arbitrar i qindra protestuesve të gjeneratës Z n...
Bisedime të reja midis të dërguarve rusë dhe amerikanë mbi...
Qeveria e Venezuelës ka deklaruar se bllokada detare e shp...
Bashkimi Europian (BE) ka vendosur t’i heqë të gjitha masa...
Asetet e ngrira janë fonde financiare ose prona që pronari...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka paralajmëruar për...
Një i dyshuar është arrestuar në lidhje me një sulm kibern...
Kancelari Merz mbështet ngrirjen 210 miliardë eurove e ase...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë jo-detyruese ...
A duhet që shtetet e rajonit ballkanik të anëtarësohen në ...
Sipas planeve të "koalicionit të të vullnetshmëve" në Ukra...
Është hapur për qarkullimin e këmbësorëve ura e re mbi lum...
Qeveria e Venezuelës ka dënuar vendimin e presidentit amer...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...