Parisi do të ndalojë skuterët elektrikë
Parisi do të ndalojë shumë shpejt dhënien me qira të s...

Serbët e veriut të Kosovës pritet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 23 Prill në veri të Kosovës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zhvillohen pasi kryetarët e Listës Serbe dhanë dorëheqjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.
Lista Serbe, partia më e madhe që udhëheq serbët e Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, kjo për shkak të "pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat "i zbaton regjimi i Albin Kurtit”, ka deklaruar Lista Serbe.
"Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsyeja pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Listës Srpska.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se gjithsej ka 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb, por asnjë nga Lista Srpska. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është rreth 45 mijë.
Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është "shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”. Kryeministri tha se zgjedhjet në veri do të mbahen dhe "kushdo që synon të cenoj mbajtjen e tyre, do të përballet me forcën e ligjit”.
"Pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm dhe pa pengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cënoj këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti.
Sipas tij, "institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për qytetarët në veri pa dallim”.
"Unë jam i bindur në bazë të organeve dhe institucioneve tona shtetërore që unë besoj fuqishëm se janë duke i ofruar të gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi. U bëjë thirrje qytetarëve në katër komunat në veri që të dalin dhe të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar”, tha kryeministri Kurti në një seancë parlamentare.

Qëndrimi i Serbisë për këto zgjedhje u bë edhe njëherë i qartë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas procesit të Prishtinës "nuk do të ketë legjitimitet”, ka thënë ai.
"Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni për ato autoritete dhe demokracinë e legjitimitetin, me 2 për qind të shqiptarëve që jetojnë aty. Do të jetë keq për serbët, sikurse nën okupim, ashtu do të jetë, prandaj njerëzit janë të shqetësuar. Çfarë mund të bëjnë ata? Çfarë duhet të bëj unë? A të dërgoj tanke? Nuk mund ta mposhti NATO-n, dhe nuk dua që ne të vdesim. Dua që gjërat të zgjidhen në paqe, të shkojnë drejt normalizimit”, tha Vuçiç, transmeton RTS.
Nga koha e themelimit në vitin 2013, Lista Srpska që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës, ato lokale apo qendrore.
Vëzhgues të Bashkimit Evropian vazhdimisht nëpër raporte vlerësimi të mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore kanë potencuar se Lista Srpska e ka "monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës".
Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se rrethanat aktuale, nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. Sipas kësaj organizate, që vazhdimisht monitoron proceset zgjedhore në Kosovë, situata në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, është e brishtë”.
"Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90 për qind të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Demokracia në Veprim vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, thuhet në një reagim publik të kësaj organizate.
Në reagim thuhet po ashtu, se për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhorë të komunitetit serb, KQZ-ja po përballet me sfida në përgatitjet e nevojshme.

Serbët në veri kanë dhënë dorëheqje kolektive nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit të shkuar përfshirë edhe kryetarët e komunave, si shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për në veriun e Kosovës që mbahen me 23 prill, ishte planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të shkuar, mirëpo institucionet e Kosovës u detyruan t'i shtyjnë ato, për shkak të incidenteve dhe tensioneve në veri, dhe thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare. Zyrtarë të Bashkimi Evropian dhe ambasadorë të vendeve të QUINT-tit, kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në këto zgjedhje./ DW
Parisi do të ndalojë shumë shpejt dhënien me qira të s...
Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë të një dro...
Forcat pushtuese ruse kanë kryer dhjetëra sulme në rajonet...
Një turist italian është vrarë dhe shtatë persona të tj...
Së shpejti shërbimi ushtarak në Letoni do të jetë përsëri ...
Policia e Kosovës ka arrestuar qytetarin serb me inicia...
Militantët palestinezë kryen disa sulme të premten, duke v...
Dokumentet e klasifikuara që kanë të bëjnë me planifikimin...
Moska paralajmëroi të premten se mund të mos i përmbahet m...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk është tërhequr ...
Rusia ka rifituar avantazhin në betejën për qytetin e Ba...
Aneksi për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e ...
Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore ndaj objektivav...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një inte...
Lufta e Europës kundër drogës duket se po shkon në drej...
Në fillim të kësaj jave, aeroporti Schiphol i Amsterda...
Qeveria italiane e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia...
Anëtari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, ...
Në një akt të jashtëzakonshëm hakmarrjeje politike, republik...
Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë vendimin për padinë e n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...