Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Moska paralajmëroi të premten se mund të mos i përmbahet më një marrëveshjeje për transportin e grurit në Detin e Zi, nëse nuk përmbushen kushtet e vendosura nga pala ruse. Marrëveshja u arrit qershorin e kaluar mes Kremlinit, Kievit, Turqisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuar dhe afatet e saj janë shtyrë disa herë.
Marrëveshja i mundëson Ukrainës – një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithit në botë – të eksportojë përmes një korridori të sigurt në Detin e Zi.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 27 milionë tonë drithë dhe produkte të tjera ushqimore, janë eksportuar nga Ukraina me 881 anije, që nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes, gushtin e kaluar.
OKB thotë se rinovimi i marrëveshjes është jetik për të shmangur një krizë ushqimore në botë. Afati i marrëveshjes është zgjatur dy herë, herën e fundit për 60 ditë, ndryshe nga hera e parë, që u zgjat me 120 ditë.
Moska ankohet se pjesë të marrëveshjes, që i sigurojnë asaj të drejtën e eksportit të plehrave dhe produkteve të tjera bujqësore, nuk po respektohet.
Në një konferencë shtypi në Ankara, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov kërcënoi se vendi i tij mund ta braktisë marrëveshjen.
Moska i bëri thirrje Perëndimit që të heqë ndalesat ndaj eksporteve bujqësore ruse, të lejojë rifillimin e furnizimeve me makineri bujqësore, të heqë kufizimet në sigurime dhe të risigurojë dhe zhbllokojë pasuritë dhe llogaritë e kompanive ruse të përfshira në eksportet e ushqimit dhe plehrave.
Zoti Lavrov tha se eksportet ruse të grurit dhe plehrave u ndikuan nga mungesa e qasjes në sigurime dhe sistemin e pagesave SWIFT.
Ai tha se nëse këto kushte nuk plotësohen, Rusia nuk do të vazhdojë respektimin e nismës së ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e produkteve dhe se Ukraina do të duhet të përdorë rrugët tokësore ose të eksportojë përmes lumenjve.
Ndërkohë, fermerët në Evropën Qendrore po ankohen, pasi fluksi i importeve të lira të grurit ukrainas, të përjashtuara nga tarifat doganore deri në qershor të vitit 2024, ka dëmtuar çmimet dhe shitjet e prodhuesve vendas.
Sot, mijëra fermerë rumunë protestuan, duke bllokuar trafikun dhe pikat kufitare me traktorë dhe kamionë. Ata kërkuan ndërhyrjen e Komisionit Evropian.
Protesta pati edhe nga fermerët në Poloni dhe Bullgari. Ministri polak i Bujqësisë, Henryk Kowalczyk dha dorëheqje këtë javë.
Zëvendësministri, Robert Telus tha sot se Polonia do të ndalojë përkohësisht të gjitha importet e grurit ukrainas, për të zbutur ndikimin në treg, por shtoi se tranziti do të lejohet./ VOA
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk është tërhequr ...
Rusia ka rifituar avantazhin në betejën për qytetin e Ba...
Aneksi për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e ...
Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore ndaj objektivav...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një inte...
Lufta e Europës kundër drogës duket se po shkon në drej...
Në fillim të kësaj jave, aeroporti Schiphol i Amsterda...
Qeveria italiane e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia...
Anëtari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, ...
Në një akt të jashtëzakonshëm hakmarrjeje politike, republik...
Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë vendimin për padinë e n...
Në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual ...
Rivalët në Lindjen e Mesme, Irani dhe Arabia Saudite, hodh...
Një ditë pasi festuan anëtarësimin e Finlandës në aleancën...
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerr...
Të enjten, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka...
Udhëtarët në Tanzani dhe Guinenë Ekuatoriale janë para...
Më 14 tetor, një inxhinier rus i quajtur, Gleb Karakulo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur në ...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ka nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...