Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“E para, a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm”, tha ai në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Bislimi përmendi gjithashtu edhe tri kritere të tjera.
“Në ç’masë është [drafti i statutit] në harmoni në marrëveshjet e 2013 dhe 2015 [për Asociacionin]”. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 [për Asociacionin]. Si dhe, në ç’masë është në harmoni me letrën që [ish-përfaqësuesja e Lartë, Federica] Mogherini, i ka dërguar Qeverisë se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se këto "janë pesë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj vetëmenaxhimi nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur Zajednica [Asociacioni]".
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit europian, ndërsa më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.
Aty parashihet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Por, kjo gjykatë ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.
I pyetur nga gazetarët të enjten se a është gati drafti që do të prezantohet për formimin e Asociacionit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se fillimisht do t’i analizojë me Bislimin “rezultatet nga takimi që është zhvilluar në Bruskel më 4 prill dhe mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill brenda të cilit do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë”.
“Edhe një herë po theksoj se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes kemi një nen, i dhjeti që është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, por si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër, parashihet pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht e të zhdukurve me dhunë”, tha ai pas një ngjarjeje në Prishtinë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se gjatë takimit trilateral në Bruksel, të martën, është diskutuar për Asociacionin dhe se hapi i parë tashmë është "prezantimi i draft-statutit, të cilin e ka hartuar ekipi menaxhues në kuadër të dialogut të nivelit të lartë".
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./ Rel
Një 20-vjeçar ka vrarë 4 fëmijë në një kopsht në qyteti...
Një rubin 55,22 karatësh pritet të shitet në ankand më ...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është diag...
Autoritetet gjermane kanë prezentuar disa ndryshime në ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e...
Bujqit e qytetit bullgar Ruse, e kanë bllokuar rrugën ...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, u ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se nu...
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo ...
Që nga nisja e agresionit rus në shkurt të vitit 2022, dhj...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me ambasadorë...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha pë...
Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fad...
Senatori republikan amerikan, Mitt Romney, i cili është nj...
Jakup Krasniqi ka folur para trupës gjykuese në Hagë, ...
Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Kra...
Avokatja e Jakup Krasniqit para trupës gjykuese ka dek...
Sapo ka nisur seanca gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëv...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...