Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Duke nisur kundërsulmin e saj të planifikuar prej kohësh, Ukraina sapo ka hedhur një hap vendimtar në rrugën e largimit të forcave ruse nga territori i saj. Por është ende herët, dhe ka shumë gjëra që nuk i dimë.
Gjatë 3 misioneve në Irak dhe Afganistan si komandant brigade dhe drejtor operacionesh, kam hasur shpesh vështirësi të mëdha për të kuptuar se çfarë po ndodhte në një luftë, madje edhe duke pasur sistemet më të fundit të komandës dhe kontrollit.
Dhe sigurisht nuk kam qenë kurrë i përfshirë në një luftë kaq të madhe, të dhunshme dhe çorientuese sa betejat që po zhvillohen aktualisht në Ukrainë. Raportet nga komandantët në terren për drejtuesit e tyre janë zakonisht të paplota dhe konfuze.
Dronët ndihmojnë, por teknologjia nuk do të ketë kurrë plotësisht qasje në zhdukjen e “mjegullës së luftës”. Megjithëse audienca perëndimore dëshiron me të drejtë të kuptojë se si po shkon lufta në kohë reale, ne duhet të kujtojmë aksiomën se raportet e para nuk janë kurrë aq të mira apo aq të këqija sa tingëllojnë.
Unë mendoj se ukrainasit mund dhe do ta fitojnë këtë luftë. Por vera ka të ngjarë të jetë e gjatë dhe e vështirë. Për një kohë të gjatë ne nuk do të jemi në gjendje të gjykojmë se sa i suksesshëm ka qenë kundërsulmi i shumëpritur. Thënë këtë, ja cilat janë katër gjërat që duhen mbajtur parasysh.
Së pari, do ta kuptoni kur ta shihni. Ndërsa kundërofensiva ka nisur, nuk mendoj se ka filluar sulmi kryesor. Shtabi i përgjithshëm ukrainas do të dëshirojë që t’i detyrojë rusët për aq kohë sa të jetë e mundur që të hamendësojnë se ku do të zhvillohet ajo.
Deri më tani, duket se ukrainasit po qëmtojnë ende dobësitë që mund të shfrytëzojnë dhe të përforcojnë sukseset taktike lokale. Si rezultat, disa fshatra janë çliruar deri më tani dhe është rimarrë 100 kilometra katrorë territor. Ne do ta mësojmë se ka filluar sulmi kryesor kur të shohim grupime të mëdha të forcave të blinduara - 2 ose 3 brigada të blinduara që sulmojnë në një drejtim.
Sa e madhe është një brigadë? Batalionet ukrainase të tankeve, përmbajnë zakonisht 31 tanke, dhe batalionet e blinduara të këmbësorisë kanë një numër të ngjashëm automjetesh të blinduara. Çdo batalion do të përmbajë gjithashtu inxhinierë, mbrojtje ajrore dhe logjistikë.
Një brigadë e blinduar ka 4 ose 5 batalione këmbësorie tankesh dhe të blinduara. Prandaj, një brigadë tipike ukrainase ka të ngjarë të ketë të paktën 250 automjete të blinduara të llojeve të ndryshme. Deri më sot, ne nuk kemi parë ende këto lloj formacionesh të mëdha të blinduara të angazhohen në fushën e betejës.
Së dyti, shihni linjat mbrojtëse ruse. Rusët kanë ndërtuar qindra km llogore (me cilësi të ndryshme), fusha të minuara, kanale anti-tank dhe rripa pengesash, të ashtuquajturat “dhëmbët e dragoit”. S’ka dyshim se këto mbrojtje paraqesin sfida për sulmin e Ukrainës.
Por mbrojtja është po aq e mirë sa edhe ushtarët që i pushtojnë ato llogore. Unë pres të shoh nëse rusët që luftojnë në to janë më efektivë në mbrojtje sesa në sulm. Lufta e egër që po shohim midis liderëve të ndryshëm ushtarakë rusë dhe shefave të ushtrive mercenare, nxjerr në pah mungesën e kohezionit nga pala ruse. Unë pres që Ukraina ta shfrytëzojë këtë gjë. Një përparim përgjatë çdo pjese të vijës së frontit mund të jetë katastrofik për forcat ruse, ndërsa do të nisë kaosi.
Së treti, mos i interpretoni shumë humbjet e Ukrainës. Thyerja e linjave të armikut nuk është kurrë një punë e lehtë. Ukraina do të pësojë jo pak pengesa. Imazhet e të paktën një tanku Leopard të shkatërruar dhe disa automjeteve luftarake Bradley u bënë virale në Twitter dhe më pas në media të ndryshme. Por imazhe të tilla nuk janë një tregues i besueshëm se si po shkon lufta. Ato janë një kujtesë se nuk ka gjasa të kemi një fitore të arritur fare lehtë.
Dhe së katërti - ndoshta njësia matëse më jetike nga të gjitha - shihni më vëmendje se si do të evoluojë mbështetja ndaj Kievit në kryeqytetet perëndimore. Ukraina është në një luftë për ekzistencën e saj. Se sa kohë do të zgjasë dhe sa jetë do të kushtojë kjo, do të varet shumë nga mbështetja shtesë që ofron Perëndimi.
Ukraina do të duhet të ri-furnizohet ndërsa lufta po vazhdon. Administrata Bajden njoftoi në fillim të kësaj jave, se do të sigurojë 325 milionë dollarë shtesë për mbrojtjen ajrore, artilerinë, armët anti-tank dhe automjetet e blinduara. Ky është një hap pozitiv.
Por armët me rreze më të gjatë, si raketat “Storm Shadow” që Britania i dërgoi në fillim të këtij viti, do të ishin edhe më të dobishme pasi do të reduktonin kohëzgjatjen e luftës. Presidenti Bajden ka hezituar të dërgojë në Ukrainë një sistem të ngjashëm raketor taktik të ushtrisë amerikane MGM-140 (ATACMS).
Unë shpresoj që ai ta ri-mendojë këtë gjë. Administrata Bajden ka pohuar se i ka dhënë Ukrainës atë që mendon se i duhet për të pasur sukses, duke sugjeruar se i takon Ukrainës të përdorë maksimalisht atë që ka. Ky lloj qëndrimi mund të çojë në një vetëkënaqësi pasive, shikimin dhe pritjen e rezultateve të fushëbetejës. Por ajo që Ukrainës i duhet tani nuk janë spektatorët. Ajo ka nevojë për ATACMS.
Shënim:Gjenerali në pension Ben Hodges, ka qenë komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë. Sot është këshilltari i jashtëm i NATO-s./Pershtatur nga CNA
Tensionet në Kosovë shpërthyen sërish muajin e kaluar, tek...
Një nga debatet më të rëndësishme të kohës që po jetojmë ë...
9576 bomba bërthamore të gatshme për përdorim të menjëhers...
Chris Hill, ambasadori i SHBA-së në Serbi, dha një intervi...
Detaje të rënda janë bërë me dije nga tragjedia në brigjet...
Më shumë se 1000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez me vark...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën...
Një ditë pasi rusët votuan në një referendum kombëtar që s...
Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina, po përbal...
Nga sulmi ndaj digës në Ukrainë janë regjistruar të paktën...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur viz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot se ja...
Njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot gjatë fjal...
NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski nuk ka asnjë d...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur dr...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar fu...
Sulmet ajrore dhe granatimet ruse kanë vrarë të paktën gja...
Një delegacion i udhëheqësve afrikanë pritet të takohet so...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...