Rrëfehen dëshmitarët e mbijetuar nga tragjedia në brigjet helene/ Zbardhen detaje tronditëse
Detaje të rënda janë bërë me dije nga tragjedia në brigjet...

Chris Hill, ambasadori i SHBA-së në Serbi, dha një intervistë javën e kaluar për Zërin e Amerikës, ku deklaroi se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.
“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”- ka deklaruar ai.
Ku qëndron problemi tek kjo deklaratë? Këtu kemi një ambasador amerikan në një vend të caktuar që shfaq përbuzje ndaj kryeministrit të një vendi fqinj. Vetëm kjo gjë më nervozon. Sepse nuk është vetëm një qasje jo profesionale. Por ia vështirëson jo pak punën edhe kolegut të tij në Prishtinë.
Herën e fundit që zyrtarët amerikanë goditën fort kryeministrin Kurti dhe madje organizuan rrëzimin e tij nga pushteti, ai u rikthye më krye të vendit pas zgjedhjeve të parakohshme me një shumicë akoma më të madhe. Ai ka lënë të kuptohet ditët e fundit se mund të thërrasë mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, duke shpresuar që në këtë mënyrë t’u tregojë amerikanëve se ka mbështetjen e qartë të shumicës së qytetarëve të Kosovës.
Në deklaratën e tij Hill vlerësoi presidentin e Serbisë, shtet në të cilin ai është ambasador, edhe pse Vuçiç ka mobilizuar trupat e ushtrisë serbe dhe i ka dërguar në kufi me Kosovën. Atje ato u përballën me forcat e udhëhequra nga NATO, përfshirë amerikanët, të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e jashtme të Kosovës.
Kjo sjellje përbën një shkelje e qartë të marrëveshjes së shkurtit të këtij vit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve midis 2 vendeve, për të cilën amerikanët thonë se është ligjërisht e detyrueshme. Ajo ndalon kërcënimin ose përdorimin e forcës (Neni 3).
Dhe në vend se ta denoncojë këtë shkelje, Hill thotë se serbët e Kosovës kanë luajtur “lojëra miqësore” me forcat e NATO-s. Kjo nuk është për t’u habitur. Serbët e Kosovës e dinë se NATO-ja i mbron ata ashtu si shqiptarët në jug të lumit Ibër. Ishin kryesisht gangsterët e dërguar nga presidenti Vuçiç ata që organizuan sulmin fizik ndaj ushtarëve të NATO-s.
Por ambasadori Hill nuk thotë asgjë lidhur me këtë fakt. Ndërkohë ai ushtron presion për ngritjen sa më parë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ky propozim u miratua në vitin 2013.
Zgjidhja ishte shtrirja e sundimit të ligjit sipas kushtetutës së saj në të gjithë territorin e Kosovës. Por Beogradi nuk e ka lejuar këtë gjë. Ajo i ka rezistuar përpjekjeve të Prishtinës për t’i detyruar serbët në veri që të përdorin targat e Kosovës.
Ajo i ka tërhequr zyrtarët nga institucionet e Kosovës në veri, ka mbështetur dhe zbatuar bojkotin serb të zgjedhjeve dhe ka mbajtur atje forcat klandestine serbe të sigurisë, të cilët bashkëpunojnë me rebelët e dërguar nga Beogradi. Jo të gjithë simpatizantët ndaj ankesave
të serbëve janë aq të verbër sa ambasadori ynë Hill ndaj asaj që po ndodh në veri.
Në kushtet aktuale, ka pak dyshime se krijimi i asosacionit të komunave do të zyrtarizonte kontrollin e Beogradit mbi Kosovën veriore. Megjithatë, unë mendoj se Prishtina duhet të paraqesë propozimin e saj për këtë çështje. Kryeministri Albin Kurti ka përmendur si model të mundshëm Këshillin Kombëtar Serb në Kroaci.
Ai duhet ta shprehë këtë në një propozim me shkrim që të jetë plotësisht në përputhje me kushtetutën e Kosovës, siç kanë garantuar amerikanët se do të jetë asosacioni. Të shohim nëse do të bindet për këtë Vuçiç. Por edhe nëse e bën, SHBA duhet të japë një garanci të shkruar ndaj Kosovës për të monitoruar vazhdimisht zbatimin e marrëveshjes.
Po tani çfarë pritet të ndodhë? Ankesat publike ndaj politikës aktuale amerikane në Ballkan janë të shumta. Dhe askush në Departamentin e Shtetit nuk po i dëgjon ato. Gjithsesi, në SHBA ka ende shumë zyrtarë që nuk ndjehen rehat me verbërinë që po tregohet ndaj shkeljeve të Serbisë dhe sulmeve të ashpra verbale të SHBA-së ndaj Kosovës.
Unë gjykoj se është koha që ata të mblidhen dhe të dërgojnë një mesazh të përbashkët që t’i tregojë Sekretarit të Shtetit Entoni Blinken atë që ai duhet të dijë. Udhëheqja e tij në Ballkan po bën gabime të rënda. Ai duhet të urdhërojë një rivlerësim të shpejtë të situatës dhe një korrigjim të kursit.
Edhe për Departamentin e Shtetit, komentet e Hill për Kurtin ishin të tepërta. Aq sa Gabriel Eskobar u ndje i detyruar që t’i korrigjonte ato. I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Eskobar e kundërshton hapur deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Beograd.
“Më duhet të sqaroj se zoti Kurti është partneri ynë. Ai është ndonjëherë një partner i vështirë, por ai mbetet një partner. Edhe Kosova është partnere e SHBA-së”- tha Eskobar. Unë nuk jam i sigurt pse i takoi Eskobar që të pranonte këtë moment poshtërues.
Shënim:Daniel Serwer, profesor i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve në Shkollën Xhon Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare./Pershtatur nga CNA
Detaje të rënda janë bërë me dije nga tragjedia në brigjet...
Më shumë se 1000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez me vark...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën...
Një ditë pasi rusët votuan në një referendum kombëtar që s...
Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina, po përbal...
Nga sulmi ndaj digës në Ukrainë janë regjistruar të paktën...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur viz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot se ja...
Njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot gjatë fjal...
NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski nuk ka asnjë d...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur dr...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar fu...
Sulmet ajrore dhe granatimet ruse kanë vrarë të paktën gja...
Një delegacion i udhëheqësve afrikanë pritet të takohet so...
Në Shtetet e Bashkuara tani funksionojnë dy turne golfi, P...
Cila është lidhja midis luftës së agresionit të Rusisë kun...
Një deputet i krahut të djathtë në Greqi është përjash...
Turqia ka dyfishuar eksportin e mallrave me Kosovën. ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...