Bota e ka humbur aftësinë për të rrëzuar diktatorët nga pushteti
Një nga debatet më të rëndësishme të kohës që po jetojmë ë...

Tensionet në Kosovë shpërthyen sërish muajin e kaluar, teksa kryetarët shqiptarë morën detyrën në 4 komunat në veri të vendit, pas zgjedhjeve lokale të prillit, që u bojkotuan nga serbët etnikë. Pati përleshje fizike midis serbëve etnikë dhe trupave ndërkombëtare që shërbenin si pjesë e Forcës Kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR).
Të paktën 30 anëtarë të KFOR-it, u plagosën në atë që disa analistë e përshkruan si një përpjekje e llogaritur për të denigruar forcat paqeruajtëse. Një përfitues i qartë - dhe në fakt një nxitës - i këtyre tensioneve të dhunshme ishte Beogradi, pikërisht në kohën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç po përballet me një pakënaqësi në rritje ndaj sundimit të tij.
Demonstratat në shkallë të gjerë kundër qeverisë së tij, po bëhen gjithnjë e më të fuqishme, ndërsa përpjekjet për të organizuar anti-mitingje pro regjimit të tij, nuk kanë arritur të frenojnë valën e kritikave publike ndaj qeverisjes së tij.
Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, e ka larguar për momentin vëmendjen nga popullariteti në rënie i Vuçiç në Serbi, dhe i ka dhënë mundësi këtij të fundit të pozicionohet në publik si mbrojtës i Serbisë dhe i serbëve në Kosovë.
Ky është një shembull tipik, sesi udhëheqësit autokratë i përdorin krizat e huaja për të adresuar problemet e brendshme. Por sot problemi nuk qëndron tek disa komuna, dhe as tek targat e makinave apo bllokimet e rrugëve që ndodhën vitin e kaluar.
Shkaku kryesor i trazirave ciklike është mosgatishmëria e Beogradit për t’u pajtuar me faktet në terren:që Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran. Beogradi është kapur për dekada pas trillimeve se Kosova është pjesë e Serbisë. Por kjo nuk është e vërtetë zyrtarisht që nga viti 2008, dhe në praktikë që nga viti 1999.
Pasi udhëheqësi serb Slobodan Millosheviç ndërmori një fushatë gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës, NATO u kundërpërgjigj me një ndërhyrje humanitare dhe një fushatë ajrore kundër Serbisë nga marsi deri në qershorin e vitit 1999, duke e detyruar Millosheviçin të tërhiqte forcat e tij.
Që nga ajo kohë, paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO kanë ofruar siguri në Kosovë. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë dhe këtë akt e kanë njohur SHBA-ja, Turqia dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së. Rusia dhe Kina, së bashku me disa shtete evropiane, përfshirë Greqinë dhe Spanjën, nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Por Beogradi ka refuzuar të pranojë realitetin dhe të ecë përpara. Zyrtarët e njëpasnjëshëm serbë kanë ndjekur të njëjtën linjë për Kosovën, përfshirë Vuçiç, që dikur ka shërbyer si Ministër i Informacionit i Millosheviçit. Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka qenë zëdhënës Millosheviçit, dhe shefi aktual i shërbimit sekret serb Aleksandar Vulin, ishte dikur ndihmës i gruas së Millosheviçit, Mira Markoviç.
Pra ekziston një lidhje e gjallë midis udhëheqjes aktuale në Beograd dhe regjimit të Millosheviçit të viteve 1990. Kjo qasje, e pamundëson për momentin përparimin në procesin e normalizimit të raporteve dhe njohjen reciproke. Për më tepër, Beogradi e ka shfrytëzuar mungesën e normalizimit për të nxitur probleme.
Ai ka punuar vazhdimisht për themelimin e institucioneve paralele në territorin e Kosovës. Duke e mbajtur të pazgjidhur konfliktin me Kosovën, shteti serb ka mundësi që t’i përshkallëzojë tensionet sipas dëshirës, dhe e bën këtë përmes përfaqësuesve të saj në veri.
Ky është bërë një model i parashikueshëm, të cilin Prishtina nuk është më e gatshme ta tolerojë. Përgjigja e saj ka qenë rikthimi i kontrollit mbi të gjithë territorin e saj. Dhe ajo që ka hutuar shumë njerëz në Ballkan dhe më gjerë, ka qenë përgjigja e Perëndimit ndaj kësaj krize të fundit.
Në një ndryshim dramatike të qasjes, një numër zyrtarësh perëndimorë kanë fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kanë qenë jashtëzakonisht të pasaktë në deklaratat e tyre në përcaktimin e përgjegjësisë dhe fajësisë për dhunën në Kosovë gjatë ditëve të fundit.
Krahas presionit ndaj tij për të de-përshkallëzuar situatën, Kurtit po i bëhet presion edhe për të pranuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ideja për krijimin e një shoqate me bazë etnike në veri të Kosovës, përkrahet nga Beogradi si një mënyrë për të krijuar një entitet politik përfaqësues në territorin e Kosovës.
Për shumë analistë dhe vëzhgues, një shoqatë e tillë do të ishte e ngjashme me Republika Srpska në Bosnje. Rebelimi i serbëve të Bosnjës në vitin 1992, nisi me formimin e shoqatave të ngjashme, dhe Kurti është shumë i vetëdijshëm për këtë paralele historike.
Nëse do të formohej në Kosovë, një asociacion i tillë do të ishte frenues për ambiciet e Kosovës për të ndërtuar një shtet modern evropian. Për më tepër, ai do të shërbente për të minuar sovranitetin e Kosovës, dhe për ta penguar anëtarësimin e saj në NATO. Që nga viti 1999, Perëndimi ka investuar shumë për pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës.
Nga ana tjetër, Kosova mbetet një aleate e vendosur perëndimore në këtë pjesë të Evropës. Ndërsa është e qartë se ajo nuk do të anëtarësohet së shpejti në BE, Perëndimi duhet ta pranojë sa më parë në NATO.
Shteti më i ri evropian me rreth 2 milionë banorë do të integrohej lehtësisht në aleancë. Ky hap është i realizueshëm, i lirë dhe strategjikisht i rëndësishëm për rritjen e sigurisë në Ballkan.
Alternativa e lënies së Kosovës jashtë NATO-s - pa një perspektivë realiste për t’u anëtarësuar në BE, dhe me një subjekt politik në veri si përfaqësues të fqinjit të saj - do ta kthente Kosovën në një konflikt të ngrirë. Ndërkohë me Kosovën në NATO, Serbia do të ishte shumë më pak në gjendje të shkaktonte probleme në veri të Kosovës.
Shënim:Hamza Karcic, profesor i asociuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin i Sarajevës, Bosnje Hercegovinë./Pershtatur nga CNA
Një nga debatet më të rëndësishme të kohës që po jetojmë ë...
9576 bomba bërthamore të gatshme për përdorim të menjëhers...
Chris Hill, ambasadori i SHBA-së në Serbi, dha një intervi...
Detaje të rënda janë bërë me dije nga tragjedia në brigjet...
Më shumë se 1000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez me vark...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën...
Një ditë pasi rusët votuan në një referendum kombëtar që s...
Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina, po përbal...
Nga sulmi ndaj digës në Ukrainë janë regjistruar të paktën...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur viz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot se ja...
Njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot gjatë fjal...
NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski nuk ka asnjë d...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur dr...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar fu...
Sulmet ajrore dhe granatimet ruse kanë vrarë të paktën gja...
Një delegacion i udhëheqësve afrikanë pritet të takohet so...
Në Shtetet e Bashkuara tani funksionojnë dy turne golfi, P...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...