Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer sulme raketore dhe me dronë të enjten. Të dyja palët kanë raportuar për të vrarë dhe të plagosur në mesin e civilëve nga këto sulme.
Ukraina lëshoi sirenat për të paralajmëruar për sulme ajrore, pasi ishin vërejtur avionët luftarakë rus, MiG-31, të cilët ishin ngritur nga fushat ajrore ushtarake brenda Rusisë.
Oleh Synyehubov, guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, Harkiv, tha se numri i të vrarëve gjatë sulmeve raketore ruse gjatë natës në fshatin Veliki Burluk në afërsi të kufirit me Rusinë, është ngritur në pesë, pasi u nxor trupi i një gruaje 27-vjeçare nga rrënojat.
“Deri tani, pesë civilë janë vrarë – tri gra të moshës 74, 54 dhe 27 vjeçe, si dhe dy burra të moshës 41 dhe 53 vjeçe”, shkroi Synyehubov në Telegram.
Autoritetet lokale thanë se Rusia i goditi dy ndërtesa banimi me raketa S-300.
Mbrojtja Ajrore e ushtrisë ukrainase raportoi se i ka rrëzuar 13 nga 26 raketat e shkrepura nga Rusia në valën e fundit të sulmeve ajrore të enjten.
Ndërkohë, mediat ruse raportuan se raketat ukrainase e goditën një qendër tregtare në qytetin perëndimor, Belgorod, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belegorodit, tha se së paku pesë njerëz u vranë dhe se u shkaktuan dëme të mëdha.
“Sipas të dhënave të para, pesë njerëz u vranë në Belgorod, përfshirë një fëmijë, ndërsa u plagosën 18 të tjerë, prej të cilëve pesë fëmijë”, shkroi Gladkov në Telegram.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj ajrore i rrëzuan 14 raketa ukrainase mbi rajonin e Belegorodit. Ministria nuk përmendi viktima apo dëme.
Ukraina nuk ka komentuar rreth pretendimeve ruse, të cilat nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur./ REL
Gjyqi ndaj ish presidentit Donald Trump në çështjen penale...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, bëri një...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka th...
Kontribuesja e MSNBC Huma Abedin zbuloi në ditën e Shën Va...
Çfarë lloj urdhër-arresti është ky? Bëhet fjalë për b...
Më shumë se një mijë pergamena u varrosën dhe u mbulua...
Çdo vend anëtar i NATO-s duhet të ndajë 2% të vlerës së pr...
Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbuli...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të më...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së miratuan...
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevs...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bër...
Ministri i Kulturës së Letonisë, një prej zyrtarëve që Rus...
Senati amerikan miratoi të martën një paketë ndihmash prej...
Fotografitë e mëposhtme tregojnë momentin kur një skuadër ...
Në katin e dytë të Bibliotekës së Shën Markut në Venecia, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur posht...
Në këtë festë të Shën Valentinit, problemi i vetmisë ë...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...