Tanket amerikane, gjermane dhe britanike do të rrisin aftësitë e ushtrisë ukrainase
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...

Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e Azerbajxhanit në kryeqytetin e Iranit dhe vrau shefin e saj të sigurisë.
Sulmuesi, i armatosur me një automatik kallashnikov, plagosi edhe dy roje të sigurisë.
Policia në Teheran tha se autori u arrestua.
Shefi i policisë së Teheranit, Gjeneral Hossein Rahimi, tha se i dyshuari është i shtetësisë iraniane dhe se mendonte se bashkëshortja e tij me origjinë nga Azerbajxhani po mbahej në ambasadë.
Ministri i jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian tha se motivi i sulmuesit ishte personal.
Ai i tha ministrit të jashtëm azerbajxhanas Jeyhun Bayramov gjatë një telefonate se shpresonte që sulmi nuk do të dëmtonte lidhjet dypalëshe, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Njoftimet e para në mediat iraniane thanë se sulmuesi hyri në ambasadë së bashku me dy fëmijë të vegjël. Megjithatë, filmimet e kamerave të sigurisë të publikuara në Azerbajxhan, tregojnë se personi i armatosur hyri i vetëm në ndërtesë.
Në filmime gjithashtu duket një oficer iranian i sigurisë që nuk veproi për ta ndalur sulmin.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e quajti sulmin një "akt terrorist".
“Terrori ndaj misioneve diplomatike është i papranueshëm!”, tha ai në një deklaratë dhe bëri thirrje që i dyshuari të hetohet dhe të dënohet me shpejtësi.
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit akuzoi Iranin se nuk bën mjaftueshëm për të siguruar objektin diplomatik dhe tha se do të evakuonte ambasadën.
“Më parë, ka patur përpjekje për të kërcënuar misionin tonë diplomatik në Iran dhe vazhdimisht i është ngritur çështja Iranit, për të marrë masa për të parandaluar raste të tilla dhe për të garantuar sigurinë e misioneve tona diplomatike”, tha Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.
“Fatkeqësisht, sulmi i fundit i përgjakshëm terrorist tregon pasojat serioze të mos tregimit të ndjeshmërisë së duhur ndaj thirrjeve tona urgjente në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu e dënuan sulmin.
“I bëjmë jehonë thirrjes së Presidentit Aliyev për një hetim të shpejtë mbi këtë dhunë të papranueshme”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
Azerbajxhani ka patur marrëdhënie të vështira diplomatike me Iranin. Ish-republika sovjetike është një aleate e ngushtë e rivales historike të Iranit, Turqisë. Azerbajxhani ka gjithashtu lidhje miqësore me Izraelin, një tjetër kundërshtar i Iranit, dhe këtë muaj emëroi ambasadorin e tij të parë në Izrael.
Në Iran jetojnë miliona azerbajxhanë etnikë turqishtfolës./ VOA
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Një rrjet ndërkombëtar hakerash që ka zhvatur më shumë se ...
Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionu...
Rreth 80 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman do të dërgoh...
Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27...
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Poloni...
Aktualisht gjendemi në një nga momentet më të rëndësishme ...
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke...
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian për Veprim t...
Forcat e operacioneve speciale amerikane kanë vrarë një zy...
Arkivi Kombëtar u ka kërkuar ish-presidentëve dhe nënpresi...
Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF ...
Pas arrestimit të një punonjësi të Shërbimit Federal t...
OKB: Paralajmërim nga urrejtja dhe racizmi Në nëntor ...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njoftoi se Ma...
Të enjten, forcat ruse filluan një seri sulmesh me raketa ...
Ministrat e migracionit të Bashkimit Evropian po takoh...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e ardh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...