LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bora në Theth arrin në 7 metra/ Pronarët e bujtinave apel autoriteteve

2023-01-23 08:20:00, Sociale CNA

Bora në Theth arrin në 7 metra/ Pronarët e bujtinave apel

Moti i keq ka shkaktuar probleme në zonat malore, ku ka rënë dëborë.

Në Theth, dëbora ka arritur në trashësinë prej 7 metrash, duke bllokuar rrugët  dhe paralizuar të gjithë zonën.

Lajmi është bërë iditur nga pronari i një prej bujtinave në Theth, Pavlin Polia.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ai  ka thënë se aktualisht nuk ka turistë të mbetur në Theth.

Polia u bëri thirrje autoriteteve që të marrin masa për zhbllokimet e rrugëve në mënyrë që kjo zonë të vizitohet dhe dimrit nga turistë.

 “Besoj se bora në rrugën e Thethit do të pastrohet për tre ditë. Dëbora ka shkuar rreth 7 metra. Ka pasur rënie orteqeve. Deri më tani nuk ka ndonjë turist që ka ngelur në Theth. Janë lajmëruar nga pronarët e bujtinat. Kemi shprehur shqetësim që duhet të ketë ndërhyrje me disa vende sepse rrezikohet dhe jeta e punëtorëve.

Banorët e zonës zakonisht marrin masa paraprakisht për dimrin pasi e dinë se si është situata në Theth. Kishte ndërprerje të energjisë për dy ditë por që u riparua. Shpresoj që vitin tjetër të merren masa afatgjata dhe turistëve t’u jepet mundësia që edhe në Dimër ta vizitojnë Thethin” është shprehur ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga