LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikimi i motit për fundjavën/ Zonat që do të zbardhen nga bora dy ditët në vijim

2023-01-20 15:55:00, Sociale CNA
Parashikimi i motit për fundjavën/ Zonat që do të zbardhen
Foto ilustruese

Fundjava pritet të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervale të shkurtra kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta pritet që në veri të vendit në lartësinë mbi 100 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500, reshjet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët .

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore reshjet e borës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.

Era pritet të jetë nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek./ B.A. – CNA.al

Parashikimi i motit për fundjavën/ Zonat që do të zbardhen

Parashikimi i motit për fundjavën/ Zonat që do të zbardhen

Lajmet e fundit nga