LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Europe's mild winter/ Blessing for energy, curse for farmers

2023-01-19 09:10:00, Sociale CNA

Europe's mild winter/ Blessing for energy, curse for farmers

"Ist der Winter warm, wird der Bauer arm". If the winter is warm, the farmer will be poor... So says an old German proverb. Record warm temperatures across Europe so far are helping to avert an energy crisis. But they do not bode well for farmers and food prices.

Me temperaturat më të larta prej gati 20 gradë Celsius në pjesë të Polonisë dhe më shumë se 25 gradë në Spanjë, 7 vende evropiane shënuan temperaturën e tyre më të lartë të regjistruar ndonjëherë në janar në ditën e Vitit të Ri. Përveç ekspertëve, kjo ka shqetësuar fermerët në shumë pjesë të Evropës. Pa borë fshati do të vuajë, siç e ka paralajmëruar shoqata më e madhe e fermerëve të Italisë, Coldiretti.

Temperaturat e larta i kanë ulur çmimet e energjisë, gjë që përbën një lajm të mirë për konsumatorët që janë dëmtuar nga rritja e kostove që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe sanksionet e BE-së si kundërpërgjigje, dhe të cilat kanë shkaktuar shumë probleme në tregun e energjisë në rajon.

Por një dimër i ngrohtë rrezikon që të frenojë rendimentet e të korrave në një kohë kur fermerët tashmë po përballen me mungesat e plehrave kimike - një pasojë tjetër e luftës - dhe nuk e kanë marrë ende veten nga thatësira e verës së kaluar. Kjo gjë po ushtron jo pak presion mbi rritjen e çmimeve të ushqimeve në rajon, të cilat kanë qëndruar në nivele rekord edhe pse inflacioni total është zbutur.

Kur temperaturat rriten shumë, rriten edhe çmimet e ushqimeve sipas studimit më të fundit nga Pol Grifin, profesor në Shkollën e Menaxhimit në Universitetin e Kalifornisë, që është bazuar tek shqyrtimi i ndikimit ekonomik dhe financiar i motit ekstrem.

Pranverë e rreme

Në landin gjerman Saksoni-Anhalt, ku jeton fermeri Karl-Filip Bartmer, temperatura shkoi nga minus 20 gradë Celsius në 17 gradë brenda 2 javëve në dhjetor. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Është një çmenduri”- thotë 33-vjeçari gjerman.

Frika më e madhe e Bartmer, është se paqëndrueshmëria e temperaturave do të gënjejë korrat e grurit dhe elbit që të mbijnë më herët. Këto kultura të sapo lulëzuara do të jenë më të ndjeshme ndaj dëmtimeve nga ngricat. Dhe problemi është se dimri nuk ka mbaruar thotë Bartmer.

Këtë javë, sipas parashikimeve në veriperëndim të Evropës, temperaturat do të zbresin nën normat sezonale. Moti i ftohtë do të godasë sërish edhe Gjermaninë Lindore. Kur të ndodhë kjo, Bartmer ka frikë se mund të humbasë deri në 70 për qind të të korrave të elbit dimëror dhe grurit, të mbjella në mbi 3000 hektarë tokë.

“Si fermer nuk mund të marrësh asnjë masë për të reduktuar dëmin, thjesht duhet të shpresosh që bimët të jenë mjaftueshëm të forta për ta përballuar”- thotë ai. Sipas Hans-Martin Fysel, ekspert mbi cënueshmërinë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në Agjencinë Evropiane të Mjedisit, kulturat e frutave, si mollët, dardhat, kumbullat, kajsitë, qershitë dhe rrushi, janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimit nga ngricat.

Ndërsa periudha e ngrohtë i bën fermerët të druhen nga ngricat e ardhshme, edhe mungesa e plotë e dëborës mund të shkaktojë probleme, thotë Fysel. Moti më i ngrohtë dhe më i paparashikueshëm po sjell dëmtues të rinj, dhe më shumë cikle të dëmtuesve tradicionalë thotë Luka Gadoni nga Coldiretti. Dhe kjo zvogëlon rendimentet dhe shton kostot e fermerëve, shtoi ai.

Pa borë, pa ujë

Por sipas ekspertëve, problemi më i madh është se një pjesë e tokës bujqësore në Evropë mbështetet tek burimet e ujit të mbushura nga shkrirja e dëborës. Dëbora është shumë e mirë për ujitjen e tokës, sepse e mbulon tokën dhe shkrihet pak nga pak, ndaj uji thithet ngadalë për një periudhë të gjatë, thotë Gaddoni.

Ndërkohë, reshjet e dendura të shiut përfundojnë shpesh mbi sipërfaqe, sidomos kur bie në tokë të thatë e cila është më pak e aftë të thithë ujin. Mungesa e dëborës dimrin e kaluar, solli tharjen e lumit Po në Itali, më i madhi në këtë vend, dhe që përshkon zemrën bujqësore të Italisë.

Vera e vrullshme që pasoi e shtoi më tej problemin, pasi Deti Adriatik u kthye përsëri në rrjedhën e poshtme të Po, duke mbushur kanalet e ujitjes me ujë të kripur dhe dëmtuar të korrat dhe tokat. Në të gjithë Evropën, viti 2022 ishte i dyti më i nxehtë në histori.

Në shumë vende ishte edhe më i thati. Italia kishte 30 për qind më pak shi dhe dëborë sesa mesatarja historike që nga viti 1991, vlerëson Coldiretti. Tani që fushat kanë mbetur të thata nga thatësira e verës në Evropë dhe nivelet e ujit të liqeneve të mëdhenj si Garda dhe Komo janë përgjysmuar, dhe bujqësia italiane ka nevojë për dëborë, thotë Paolo Di Stefano, kreu i zyrës së Coldiretti në Bruksel.

Por temperaturat shumë të larta të këtij dimri, rrezikojnë të përsëritin situatën e një viti më parë. Kjo është pikërisht ajo që shpresoi të shmangë Alesandro Kalkajo, një fermer që merret me kultivimin e orizit nga Lugina e lumit Po në Italinë Veriore. Gjatë vitit 2022, rendimentet e tij ranë me 5 për qind.

Reshjet e shiut gjatë muajve të fundit të vitit të kaluara kanë ofruar një lloj shprese. Por temperaturat e larta të dimrit mund të sjellin një pengesë, pasi mungesa e dëborës rrezikon të frenojë furnizimin me ujë për sezonin e ardhshëm, shpjegoi ai. Kombinimi i rendimenteve në rënie dhe i kostove në rritje në ferma po sjell çmime më të larta për konsumatorët.

“Dhe nëse rriten çmimet e ushqimeve, kjo gjë ka shumë të ngjarë të shkaktojë inflacion”- tha Grifin, hulumtimi i të cilit tregon se si, kur temperaturat në Evropë shkojnë mbi një pikë të caktuar, bizneset në përgjithësi vuajnë ndërsa bie produktiviteti dhe shitjet.

Presioni i mëtejshëm mbi çmimet e ushqimeve, vjen nga pasiguria e krijuar nga ndryshimet klimatike, pasi Evropa jo vetëm që po bëhet më e ngrohtë, por edhe modelet e motit të saj po bëhen më të paparashikueshme, thekson Grifin. Përballë kësaj, fermerët dhe kompanitë e tjera në zinxhirin e furnizimit ushqimor, kërkojnë që të krijojnë rezerva parash për t’u mbrojtur kundër rrezikut në rritje.

The unpredictability leaves many farmers, who are usually accustomed to planning their year according to the seasons, confused. "We have discussed the issue of warm weather with all the other farmers and no one has a clear answer. No one knows what it means or what can happen," said the German farmer Bartmer.

Translated by CNA.al

Lajmet e fundit nga