LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për 6-7 orës Shkodra dhe Lezha përfunduan nën ujë/ Flet Drejtori i Gatishmërisë Emergjente

2023-01-20 08:26:00, Sociale CNA

Për 6-7 orës Shkodra dhe Lezha përfunduan nën ujë/ Flet

Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë Emergjente, Robert Hysenllari ka folur për situatën e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, Hysenllari u shpreh se Shkodra dhe Lezha u përmbyten pas reshjeve intensive në një hark kohor prej 6-7 orësh.

“Edhe sot edhe nesër pritet të ketë reshje intensive. Ka pasur dhe kemi parashikuar edhe shtrëngata shiu, që në kohë të shkurtër, lumenjtë ose edhe përrenjtë e vegjël të rrisin shumë prurjet dhe të shkaktojnë dëme. Këtë problematike të tillë patëm në qytetin e Lezhës dje.

Kjo situatë ishte në një hark kohor prej 6-7 orësh, për të cilat reshjet pushuan dhe niveli ra. Ditën e djeshme, Lezha ishte qyteti më probematik, pushteti lokal ka qenë në gatishmëri”,ka thënë ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga