web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama dhe Balla në GJKKO për

2026-04-20 10:51:00, Politikë CNA

Rama dhe Balla në GJKKO për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur deklaratën e tij nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”.

Berisha foli për dosjen “Partizani” dhe thirrjen e kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar, Balla si dëshmitarë. Kreydemokrati deklaroi se nëse gjykata e kërkon, ai do të jetë përballë tyre në gjyq.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi Ballën si autor të shpifjes se kreu i PD i ka dhënë tokë të shpronsuar dhëndrit të tij.

Ndërsa sa i përket kryeministrit, Berisha tha se Rama dhe vartësit e tij kanë ndryshuar destinacionin e terrenit, nga klub sportiv në zonë urbane.

 

Taulant Balla është autori i shpifjes, i trillimit sipas të cilit Sali Berisha i ka dhënë tokë të shpronësuar nga autoritetet pushtuese italiane gjatë luftës së II Botërore, dhëndrit të tij.

Rama dhe vartësit e tij kanë 40 firma me të cilat kanë ndryshuar destinacionin e terrenit nga klub sportiv në zonë urbane. Rama ndryshimin e destinacionit të një pjese të terrenit e ka nisur në 2004-ën dhe e ka përfunduar në 2006 pa asnjë kërkesë nga pronarët. Nëse gjykata e kërkon, do të jem përballë tyre”, tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga