
The Prime Minister's three envelopes
It was the year 2003. I was working as a journalist in "Ga...
Every beginning of the year, half of the Albanians living in rural areas look forward to the funds that the state budget has allocated to agriculture and rural development. It is precisely this moment that proves what are the agrarian policies that the government will apply to support farmers throughout the cycle of agricultural production. Although very late, the approval of VKM No. 125, dated 1.3.2023, did not bring good news for Albanian farmers.
Specifically:
Së pari fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për mbështetjen e fermerëve janë vetëm 33 miliardë lekë, ose 36 % më pak se fondi i dhënë gjatë vitit 2023, që kapte shifrën e 51miliardë lekëve.
Bujqësia shqiptare vazhdon te jetë e diskriminuar, pasi mbështetet vetëm me 27 milionë euro, krahasuar me Kosovën, që e mbështet këtë sektor me rreth 100 milionë euro, pa folur pastaj për Maqedoninë e Veriut që i mbështet fermerët me 150 milionë euro.
Pikërisht kjo është një nga arsyet kryesore që produktet bujqësore të rajonit janë më konkuruese se prodhimet shqiptare.
Nuk mund të ketë asnjë shpjegim të arsyeshëm për uljen drastike të buxhetit në mbështetjen për fermerët edhe pse nga Ministria e Bujqësisë mundohen të justifikohet me injektimin e fondeve të IPARD III, të cilat nuk janë disponibël akoma.
Për më tepër destinacioni i tyre është për fermat e mëdha dhe me kapacitete financiare të fuqishme, pasi qëllimi i këtyre fondeve është për të arritur “standardet më të larta” në bujqësinë shqiptare.
Gjithashtu “Raport Progresi” 2022 e ka shprehur qartë kritikën e tij se “buxheti kombëtar i bujqësisë vazhdon të jetë i ulët dhe IPARD nuk duhet të përdoret si zëvendësim për mbështetjen kombëtare.”
Një nga zëvendësministrat, duke u përpjekur të justifikojë financimin e ulët, është shprehur se financimet do të shtohen herë pas here në varësi të buxhetit të shtetit.
Ministria dhe drejtuesit e saj nuk e kuptojnë se fermerët duhet të planifikojnë mbjelljet e pranverës apo të vjeshtës, duke pasur parasysh edhe mbështetjen që mund të përfitojnë nga shteti, prandaj në këto kushte rrezikohet që toka të lihet djerrë, duke parë sasinë e pamjaftueshme të financimit për skemat kombëtare.
Lajmi i dytë i keq që sjell VKM tashmë e miratuar, është se ky fond i pamjaftueshëm që është destinuar për fermerët, nuk shkon i gjithi për ata, pasi një pjesë e konsiderueshme e tij do të investohet për ndërmarrje shtetërore.
Në pikën 2.2 të VKM parashikohet:“Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore, tregjeve të kafshëve të gjalla ose thertoreve për shoqëritë tregtare, me kapital 100% shtetëror, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë për subjekt”.
Pra, paratë nuk u jepen fermerëve, por shkojnë për ndërmarrjet shtetërore, duke u maskuar si fonde për fermerët vetëm për faktin që transferimi i këtij fondi realizohet nëpërmjet AZHBR-së, në numrin e llogarisë 604 të buxhetit të shoqërive tregtare shtetërore. Pra, e thënë ndryshe, shteti financon shtetin.
Mund të ishte më e thjesht që ky fond të transferohej direkt në fondin e bashkive, apo ndërmarrjeve shtetërore, pa qenë e nevojshme të llogaritet si fond që shkon për fermerët.
Së treti, problem vazhdon të jetë reduktimi i numrit të skemave mbështetëse, duke sjellë reduktimin e mbështetjes në sektorë të caktuar të bujqësisë.
Është hequr pa asnjë studim, pa asnjë arsyetim profesional, skema për mbështetjen e mbjelljes së grurit, e cila u trumbetua fuqishëm vitin e kaluar si një nga sukseset më të mëdha të qeverisë.
Gjithashtu,është hequr në mënyrë absurde skema e mbështetjes për ndërtimin e serave diellore, të cilat shërbejnë si strukturë bazë për garantimin e rritjes së prodhimit të hershëm dhe rritjen e eksportit të perimeve.
Është eliminuar pa asnjë studim paraprak të thelluar, skema për mbështetjen e mbjelljes se bimëve mjekësore dhe aromatike, kur rreth 95% e tyre shkojnë për eksport.
Në kushtet kur kemi zona të tëra rurale te shpopulluara, kur mungon krahu i punës dhe ku e vetmja mënyrë për të zëvendësuar këtë mungesë, është përdorimi i teknologjive të reja dhe mekanizimi i bujqësisë.
“Mendjedriturit” e kësaj ministrie e kanë zhdukur fare skemën mbështetëse të automatizimit dhe digjitalizimit të proceseve të punës, në kundërshtim me politikat evropiane të CAP.
Eksporti i produkteve bujqësore nuk mbështetet me asnjë lekë, pavarësisht se ministrja Krifca ka premtuar se eksportet do të kapin shifrën 1(një) miliardë dollarë, gjë e cila mund të realizohet vetëm me mbështetje financiare dhe jo me fjalime dhe propagandë.
Gjithashtu nuk ka asnjë mbështetje për ruajtjen, përpunimin dhe tregtimin e vajit të ullirit, këtë eleksir që prodhon toka shqiptare, ndërkohë që me qindra tonë të këtij produkti prishen në shtëpitë e fermerëve.
Nuk jepet asnjë lek për pemëtarinë, një nga sektorët me potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht në zonat kodrinore të vendit tonë.
Nuk është parashikuar asnjë mbështetje për kreditimin e bujqësisë apo të siguracioneve në rast të dëmtimeve të prodhimit bujqësor nga fatkeqësitë natyrore.
Pra, skemat mbështetëse të vitit 2023 janë shumë më pak të financuara dhe vetëm një spektër i ngushtë i fermave mbështetet nëpërmjet buxhetit të shtetit.
Ndërkohë që Kosova, financon të gjithë sektorët, nga prodhimi i fidanëve frutorë, blegtorinë,prodhimin e vezëve, prodhimin e mishit, grumbullimin e produkteve,prodhimin e grurit,misrit, vreshtit deri tek pagesa e 75% e primit të sigurimit nga fatkeqsitë natyrore.
Për më tepër, masa e financimit për çdo skemë, është dyfishi i mbështetjes që jepet në Shqipëri përkatësisht: skema për mbështetjen e të imtave është 25 euro/krerë, në vendin tonë është 10euro/krerë.
Bletët mbështeten në Kosovë me 20euro/koshere, tek ne mbështeten me rreth 8 euro/koshere.
Në vendin tonë skemat mbështetëse janë ndërtuar në mënyrë amatoreske, duke mos pasur parasysh efektin që shkaktojnë ato në sektorë të caktuar.
Vendosja e kufijve të poshtëm për mbështetjen e fermerëve me të paktën 10 lopë dhe mbi 100 dele e dhi, eleminon me një të rënë të lapsit pothuajse 80% të fermerëve të vendit tonë.
Kjo skemë e gabuar është një nga shkaktarët kryesorë që ka çuar në përgjysmimin e numrit të bagëtive në 10 vitet e fundit, duke eleminiar fermat e vogla me më pak se 10 krerë lopë.
Nga ana tjetër, vendosja e kufijve të sipërm të financimit jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për fermë tek skema e mbështetjes për lopët e qumështit dhe jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për fermat me bagëti të imta, është absurde.
Kjo ndërhyrje arbitrare pa asnjë logjikë ekonomike, kufizon mbështetjen e komplekseve të mëdha me mbi 50 krerë lopë, që aktualisht po mbajnë peshën kryesore të prodhimit të qumështit në vendin tonë.
Skema për mbështetjen e fermerëve me naftë është një tjetër dështim i qeverisë në disa aspekte, dhe konkretisht:
Për këtë skemë është përcaktuar një fond limit rreth 1.3 miliardë lekë, vlerë e cila mbulon vetëm 1/5 e sasisë së naftës që përdoret nga fermerët gjatë një viti bujqësor.
Pra, që në krye të herës qeveria niset me premisën që do të plotësohen rreth 20% e nevojave të fermerëve, pavarësisht se për çfarë sasie ata aplikojnë, apo çfarë ata mbjellin.
Kjo skemë menaxhohet nga pikat e karburanteve “furnizues të kontraktuar në bazë të përzgjedhjes”, që nuk kanë asnjë lidhje me strukturat e bujqësisë dhe si qëllim kryesor kanë fitimin dhe jo mbarëvatjen e bujqësisë.
Gjithashtu, një zhvillim mjaft regresiv për këtë skemë, është rritja e sipërfaqes minimale për të përfituar këtë mbështetje nga 0.4 ha në 2022 ne 1 ha në 2023, gjë e cila redukton në maksimum numrin e fermerëve që financohen.
Për më tepër, “fermerët paraqiten me kartën individuale në pikën e karburantit, në të cilën është hedhur informacioni për sasinë e naftës…” Kur ai nuk ka traktorë për të furnizuar, e merr naftën me bidonë që përfundon në automjetet private dhe jo në traktorët bujqësor.
Shpërndarja e naftës pa akcizë është një skeme mjaft abuzive, sepse nafta duhet të shpërndahet bazuar në sipërfaqen e tokës së punuar dhe të verifikuar direkt tek fermeri në numrin e llogarisë, pa hallka ndërmjetëse të “furnizueseve të kontraktuar”, njësitë vendore dhe bashkitë.
Specialistët e bujqësisë janë kthyer në plotësues të letrave fiktive të detyruar nga eprorët, duke lënë pas dore këshillimin e fermerëve dhe hartimin e projekteve teknike.
Ky përshkrim me nota negative mund të paragjykohet nga lexuesit si i njëanshëm, apo i nxitur nga këndvështrime të ndryshme politike.
Por, gati në të njëjtat konkluzione ka arritur edhe FAO nëpërmjet studimit: “Analysis of agriculture and rural development policy in Albania , Budapest 2022” ku konkludohet se:
Në nivel politikash, Ministria e Bujqësisë ka kapacitete të kufizuara për të kryer studime të situatës dhe për të kuptuar perspektivën e sektorit.
Zakonisht, skemat kombëtare të mbështetjes janë bazuar në analiza të thjeshta,duke i dhënë përparësi problemit por duke mos identifikuar prioritetin.
Skemat mbështetëse për blegtorinë kanë ndikuar negativisht duke reduktuar numrin e bagëtive në fermat me më pak se 10 krerë lopë dhe numrin e të imtave në fermat që zotërojnë më pak se 100 krerë dele/dhi.
Një fakt skandaloz që evidenton ky studim është se, 64% e stafit të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka formim profesional që nuk përputhet me vendin e punës. Kjo gjë që ka ndikuar negativisht në proceset e seleksionimit të projekteve, kontrollit dhe monitorimit të tyre dhe ka bërë që këto projekte të mos jenë efiçente.
Afërsisht 6 në 10 fermerë nuk kanë besim tek Ministria e Bujqësisë shqiptare për menaxhimin e subvencioneve.
Së fundmi, më vrastarja është se, tarifat nominale fikse të përcaktura për hektar, për krerë bagëti apo për zgjua blete, “kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve”, vlera e financimit që përfitohet për njësi reduktohet në përputhje me fondin në dispozicion për çdo skemë.
E shprehur më thjeshtë, kur kemi më shumë aplikantë se para në dispozicion për një skemë të caktuar, nuk do të shtohet financimi nga buxheti i shtetit. por bëhet një ndarje propocionale e fondit ekzistues, duke reduktuar në fakt financimin për njësi.
Pra, qeveria e rilindur, edhe sasinë e parave për njësi të parashikuara në VKM nuk e disburson, por në fund do të bëjë një rishpërndarje sipas stilit ‘alla’ socialist nga një thërrime për secilin aplikant.
The support policies planned for 2023 are amateurish and do not bring any positive development, on the contrary, the degradation of livestock and the depopulation of rural areas will continue.
But, apparently, for the Ministry of Agriculture, the most important are 'selfies', 'likes' and 'shares', which are done for the minister, creating a virtual reality, despite the degradation of Albanian agriculture.
It was the year 2003. I was working as a journalist in "Ga...
The last movement of the Alibeajt group, which invites...
Let them register wherever they want. Let them have wh...
In Albania, it is no longer a shame to behave in a funny w...
Intelektualët e majtë, ato pak figura publike që mendo...
A imagjinoni dot se çfarë do të kishte ndodhur në këtë...
They say that sometime towards the end of the Second World...
As the imagination of the public opinion was bombarded wit...
Mr. Gurra, we have the honor to propose you as a candidate...
What young Albanians can see today only in China, my g...
Sot, në këtë vend, gjithçka mund të ndodhë! Jemi mësuar m...
Last week in Berlin, Arjani called me, a friend who has im...
Imagjino çfarë do të ishte shkruar dhe çfarë do të kishte ...
Nga dje po qarkullon një lajm në media se dy emra janë...
The masked person you see in the photo is Endrit Yzeir...
Mjeranë? Po vërtet mjeranë! Pa personalitet, pa dinji...
Now let's fill Basha's mind The Election Commissioner als...
The February 27 negotiations between Kosovo and Serbia...
Some of the friends here on Facebook, especially those who...
It has become customary for thousands of teachers to r...
Under the guise of a massage center, prostitution is pract...
64 out of 216 paraplegics and tetraplegics in Berat are in...
"Stop" traveled to Nikla after concerns about the 9-year s...
The editorial office of "Stop" has received the denunciati...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
The police issued an official announcement regarding t...
Several gunshots were recorded this evening in Shkodër. S...
The police have released footage of the arrest of 42-year-...
The police handcuffs the perpetrator of the gunshot wo...
For Thursday, our country will be under the influence of r...
In Albania, the textile and footwear fashion industry, whi...
High blood pressure could cause 76 million "avoidable" dea...
The weather will be clear and partly cloudy in the aft...
According to a study by this platform, in the first six mo...
A French journalist was handcuffed on September 19 by poli...
An unusual event has occurred in Almyros, in central Greec...
Storm Daniel in Libya has caused thousands of victims, whi...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
The 10th edition of the film 'KO:SH FILM FEST 2023' was op...
A rare photo from 1991 is revealed where the leader of the...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
The world is on the brink of an olive oil crisis. Olive o...
Population reduction is causing imports to decline in some...
A salaried employee in Albania worked an average of 43...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...