web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Kamëz, autori në kërkim/ Policia apel qytetarëve: Qarkullon i armatosur, tregoni kujdes

2026-06-08 15:06:00, Kronika CNA

Vrasja në Kamëz, autori në kërkim/ Policia apel

Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje drejtuar qytetarëve lidhur me autorin e vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz.

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27-vjeç, Policia apelon për kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë.

Ndërkohë DVP Tiranë ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10,000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./CNA





Lajmet e fundit nga