web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kap me armë zjarri/ Vihet në pranga 59-vjeçari në Korçë

2026-06-08 12:28:00, Kronika CNA

U kap me armë zjarri/ Vihet në pranga 59-vjeçari në

Një 59-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri.

Sipas informacioneve, shtetasi B.M., është ndaluar nga policia në kryqëzimin e fshatit Dishnicë. Ai mbante armën pistoletë në makinë ndërsa mësohet se është person me preçedentë të mëparshëm penalë.

59-vjeçari është banues në fshatin Zëmblak të Maliqit. Ai ishte në vëzhgim prej kohësh pasi dyshohej se mbante armë zjarri dhe u arrestua sot në kuadër të operacionit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. /CNA





Lajmet e fundit nga