LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

What if we treated the politicians like the players of the national team?

2022-09-28 09:21:00, Opinione Lutfi Dervishi
What if we treated the politicians like the players of the national team?
Albanian national

Meritocracy, accountability, fair trial, transparency, free competition, results, contracts, free and professional media - these words are associated with democracy, but today they apply more to football.

Meritocracy. Each person in his country by merit and not because of recognition or because the father is a millionaire or influential.

Accountability: your work is measured by results and not by promises and excuses.

Transparency Your actions are in the eyes of everyone!

The judgment is fair and professional.

The results: are visible, tangible and measurable for everyone!

Kontrata: vendi i punës është i sigurtë sa kohë që plotëson detyrimet. Në rast se kontrata prishet para kohë ka penalitete financiare.

Po sikur të funksiononte edhe demokracia si futbolli?

Ashtu si në futboll ku nuk ka fitues të përhershëm edhe në demokraci nuk fitues të përhershëm. Ashtu si në futboll ku publiku gjykon lojtarët, trajnerët dhe gjyqtarët, ashtu edhe në demokraci publiku gjykon, ministrat, zyrtarët kryeministrin dhe gjykatat.

Ashtu si në futboll ku raportimi mediatik është i saktë. Një ndeshje që del 1-1 raportohet 1-1 nga të gjithë gazetarët dhe komentatorët. Ideale do të ishte që media të ishte po kaq e saktë në raportimin që i bën qeverisë dhe opozitës.

Ashtu si në futboll ku trajnerët, kapitani dhe lojatërt mbajnë përgjegjësi direkte për rezultatet edhe në një demokraci ideale kryeministri mban përgjegjësi direkte për rezultatet.

Ashtu si në futboll që ka transparencë për milionat në merkato edhe në një qeverisje ideale publiku dhe media di çdo qindarkë qe shpenzohet dhe merret borxh.

Ashtu si në futboll kur gjyqtari gabon është sistemi VAR edhe në një demokracie ideale gabimet e qeverisë dhe kujtdo i korrigjon gjykata!

Ashtu si në futboll kur ndodh një gafë/skandal, veprimi i parë është kërkimi ndjesës dhe shpesh dorëheqja edhe në një demokraci ideale publiku pret kërkimin e ndjeses dhe dorëheqjen. Ashtu si mbrëmë kapiteni Cikalleshi për barazimin me Islandën.

Ashtu si në futboll tifozët nxehen, dalin nga vetja dhe u hakërrohen lojëtarëve të Kombëtares ashtu edhe në një demokraci ideale njerëzit revoltohen dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë kur nuk ka rezultate, apo kur ka skandale të mëdha.

Lojëtarët mbrëmë me kokën ulur u afruan te tifozët. Të gjithë që folën kërkuan ndjesë. E megjithatë ndaj tyre u hodhën jo vetëm fjalë të padenja, por edhe shishe.

Sot nuk guxon të hapësh portalet dhe facebook se ndeshesh vetëm me një kërkesë: dorëheqjen e trainerit. Imagjino të ishte humbur ndeshja mbrëmë. Do të kërkonim ta varnim.

Sa trajnerë janë shkarkuar nga nisja sezonit për mungesë rezultatesh në 10 ndeshjet e para?

Sa ministra/zyrtare janë shkarkuar për mungesë rezultatesh në 10 vitet e fundit?

Sa mirë do të ishte që edhe demokracia t’i ngjante më shumë futbollit.

P.S. Dikush me të drejtë mund të kujtohet për skandalet në futboll, për shit-blerjet e ndeshjeve, për faktin se rezultatin disa e marrin vesh para se të nisë loja. Ekzaktësisht kështu ndodh ndonjëherë në demokraci: ndjeshja është e shitur.

Lajmet e fundit nga