LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The "modern" art of Edi Rama and the reality of lost Albanians

2023-03-22 22:56:00, Opinione Ilir Levonja
The "modern" art of Edi Rama and the reality of lost Albanians
Ilir Levonja

Going to Greece with the power of the prime minister and the charm of a painter is the biggest failure of an Albanian government. Moreover, with the claim of a modern painter in the face of a painful historical fate, where from the 1990s until today, Albanians have been poor in those parts.

Shqiptarët kanë një botë vuajtjesh akoma të parrëfyera, në malet midis Shqipërisë dhe Greqisë, do duheshin me mijra murana si indekse të iks të riu, të reje, babai a nëne që kanë humbur jetën. Asnjëherë nuk u tha e vërteta e atyre tragjedive njerëzore, për më tepër edhe kur ka përpjekje ato i mbyt zhurma e njerëzve të pushtetshëm që gjoja bëjnë art të madh. Nuk e di se si u duket atyre që kanë lënë dinjitetin dhe nderin rrëpirave të kufirit, atyre që akoma nuk kanë letra, që nuk janë nytaralizuar edhe pse kanë tri dekada që punojnë aty.

Me siguri një neveri. Pa përmendur firot pa fund të brezave që militojnë artet e bukura. Pasi ka vdekur shkolla, ka vdekur publikimi, ka vdekur shansi për karrierë a sukses. Pa prekur shpenzimet kolosale që mund të ketë përfitur nga posti që ka ky ''artist'' beterr i artit vizual. Sikur një mijë tabllo me temën e emigrantëve të humbur të kishte, nuk do lehtësoheshin ato brenga malesh. Por nuk ka një të vetme, ka ca spruco muri që rrezik ia bëjnë të tjerët duke investuar pa pushim fonde për pak shkëlqim.

Në Shqipëri arti është në pikën e një dështimi total, gati në shpërbërje, edhe për faktin e rrymave eksperimentale, politikave shteruese qeveritare etj.

Megjithatë kryeministri i vendit ka luksin të hapi ekspozita pa fund. Nuk është i vetmi artist a autor i cili pushtetin e ka shfrytëzuar në maksimun për të rritur paralelisht edhe ''suksesin'' në art. Ka një çmenduri totale në dhënie e marrjesh çmimesh, si qokat e së përditshmes, për shtëpinë e re a fejesat, martesat, vakitë mortore etj. Aq sot mendësia që dominon totalisht është ajo se fatin e një vepre të mirë e vendosin qokat dhe jo lexuesit apo gjindja tek dera e ekspozitave në artet e bukura.

Nëse Edi Rama do ishte vërtet artist i mirëfilltë, më përpara se ekspozitat e tia, duhej të suportonte ato të artistëve të rinj dhe në nevojë. Pasi shumë syresh sot janë në një bllokadë totale, nga koha e ashpër e ekonomisë së tregut dhe publiciteti televiziv. Po ai nuk është i tillë, është një pushtetar i dhunshëm që po me dhunë do të imponohet edhe në art.

Nëse Rama do ishte vërtet një artist i madh duhej pikë së pari tablot e tia të kishin një viktimë mali. Një allvanos që ikën me vrap. Një shqiptar që fle metrove. Një punëkërkues në sheshin Omonia. Një refugjat që i paguan para policisë greke. Grupeve të spastrimit Fshesa etj. Një të burgosur shqiptar që vdes nga të rrahurat.

You remember, I believe, Ilia Kareli in April 2014. Even the Greek media themselves were scandalized. But it's quite simple, great artists want such works, not sleazy rulers.

19:47 Opinione Ermal Mulosmani

DP's black comedy

The last movement of the Alibeajt group, which invites...

15:48 Opinione Ardi Stefa

Mësuesit mjeranë!

Mjeranë? Po vërtet mjeranë! Pa personalitet, pa dinji...

Lajmet e fundit nga