LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Talli rivalet për fizikun/ Miss Bolivia humbet titullin

2022-12-02 19:53:00, Lifestyle CNA
Talli rivalet për fizikun/ Miss Bolivia humbet titullin
María Fernanda Pavisic nga

María Fernanda Pavisic nga Cochabamba, e zgjedhur Miss Bolivia 2022 korrikun e kaluar, iu hoq titulli për tallje.

Modelja është tallur me fizikun e disa konkurrentëve, veçanërisht atë të Miss-it “indigjene” nga Potosí, në një video të postuar në rrjetet sociale.


Çfarë ndodhi ?

Gjithçka filloi kur fituesja e re, e cila është një modele profesioniste dhe studente e psikologjisë, postoi një video në rrjetet sociale në të cilën ajo tallte disa nga rivalet e saj, dhe në veçanti Miss Potosí, Ximena Maygua.

Kjo i shtyu autoritetet e Potosit të parashtrojnë një ankesë gjyqësore kundër Miss Bolivia për diskriminim racor, duke i kërkuar gjykatësit të urdhërojë humbjen e titullit. 

Me të dëgjuar lajmin, Pavisic ngarkoi një video tjetër në rrjetet sociale, në të cilën ajo tregonte se e mëparshmja nuk ishte gjë tjetër veçse “një eksperiment në komunikimin social”, duke i kërkuar falje rivales së saj dhe popullatës së Potosì.

Gjithsesi video-ja nuk e qetësoi situatën, prandaj Miss Cochabamba nuk do të përfaqësojë Bolivinë në konkursin Miss Universe 2023. 

“Po krijohet një precedent shumë negativ – reagoi Pavisic – pasi një personi i hiqet titulli për veprime që nuk i ka kryer”./CNA.al

09:13 Lifestyle

Bora rikthehet në

Isli  Islami ka qënë i ftuar së fundmi në programin “Goca ...

Lajmet e fundit nga