LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Beatrix Ramosaj/ Produksioni i BBV fton një tjetër pjesëtar të familjes, në aventurën 100 ditore

2022-11-30 13:57:00, Lifestyle CNA

Pas Beatrix Ramosaj/ Produksioni i BBV fton një tjetër pjesëtar

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka deklaruar ka deklaruar së fundmi se produksioni i Big Brother i ka bërë ftesë për të marrë pjesë në edicionin e dytë të “Big Brother VIP” në Kosovë dhe në Shqipëri.

Gjatë një interviste për “Mirage” , ajo u shpreh se nuk ka pranuar asnjërën nga ftesat.

 “Të jem e sinqertë ftesën e kam marrë edhe nga “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë por më vjen shumë keq që s’kam pasur mundësi ta pranoj këtë super ofertë. Po të jetoja në Shqipëri edhe në Kosovë do ta kisha pranuar me shumë kënaqësi”- tha ajo.

Kujtojmë se pak ditë më parë u zbulua personazhi i parë, që do t’i bashkohet edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, që ishte moderatorja Kiara Tito.

Më pas është zbuluar edhe një tjetër personazh që do t’i bashkohet aventoruës 100 ditore, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Bëhet fjalë për blogeren influenceren Jori Delli, e cila jeton në Itali.

Ajo ka qënë e ftuar së fundmi ka qënë e ftuar në “Top Arena”, ku nuk ka fshehur dëshirën për të qënë pjesë e spaktaklit.

Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila u bë e njohur në Shqipëri, pas pjesëmarrjes së saj në “BBV”./CNA.al

13:34 Lifestyle

Fifi me

Marrëdhënia e Fifit me partnerin e saj Adis patushi ës...

Lajmet e fundit nga