LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fifi me

2022-11-28 13:34:00, Lifestyle CNA
Fifi me
Fifi, djali i Adis Patushit (Troi)

Marrëdhënia e Fifit me partnerin e saj Adis patushi është një nga lidhjet më të përfolura së fundmi në shoëbiz.

E gjithashtu jo pak është folur edhe për marrëdhënien e saj më djalin e Adisit, Troi.

Së fundmi këngëtarja ishte e ftuar në programin “Zemër Luana”, ku u pyet për raportin e saj me Troin, djalin e partnerit të saj.

Për herë të parë Fifi zbuloi se ka marrëdhënie shumë të mira me vogëlushin, por nuk ka dashur të zgjatet pasi nuk dëshiron që kjo çështje të marrë përmasa mediatike.

Kujtojmë se Troi, është djali i Adis patushit dhe Adrola Dushit, një marrëdhënie kjo që u komentua gjatë, pasi Fifi bëri publike lidhjen e saj me Adisin.

E se fundmi, Adisi ka publikuar një foto me djalin e tij, ku vëmendje të madhe ka marrë komenti i Fifit. Ajo komentoi disa zemra, duke treguar kështu mbështetjen e saj për një raport të shëndetshëm babë e bir./CNA.al

Lajmet e fundit nga