LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk lidhet me baletin/ Klaudia Pepa vlerësohet me çmimin ndërkombëtar

2022-12-02 16:03:00, Lifestyle CNA
Nuk lidhet me baletin/ Klaudia Pepa vlerësohet me çmimin
Klaudia Pepa

Balerina Klaudia Pepa së fundmi ka ndarë një postim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku tregon arritjet e saj të fundit në karrierë.

Ajo ka njoftuar se ka fituar një çmim në Festivalin e Filmit Më të Mirë Ndërkombëtar në Rumani, për rolin e saj në filimin “Lights Off”, e cili transmetohet ne stacionin “Rai Cinema”.

Klaudia Pepa është vlerësuar me çmimin “Best Best Actress Honorable Mention”.

 “Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe. Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”, ka shkruar Klaudia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

“Lights Off” është një film me metrazh të shkurtër, për të cilin Klaudia me herët ka treguar se ajo ka luajtur rolin e një punonjëseje lavanderie e apasionuar pas kërcimit, por se historia nuk ka një fund të lumtur.


Kjo është një tjetër arritje e balerinës, e cila ka shprehur dëshirën për të qënë pjesë e një filmi Italian baleti, dhe me shumë gjasë do të jetë ylli i këtij filmi.

 

Kujtojmë se pak kohë më parë Klaudia u shfaq në rrjetet sociale, pa grim dhe tregoi se në fakt ajo po kalonte një periudhë të vështirë dhe stresuese, për të rreguar kështu se jo gjithmonë ajo që shfaqin në internet personazhet public është realiteti.

 “Jam pak e trishtuar. Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin. Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj. Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar. Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi. Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, -shkroi Klaudia Pepa./CNA.al

09:13 Lifestyle

Bora rikthehet në

Isli  Islami ka qënë i ftuar së fundmi në programin “Goca ...

Lajmet e fundit nga