28th anti-government rally/ Protesters begin march on the streets of Tirana
The protesters have left the Prime Minister's Office and h...
The protesters have left the Prime Minister's Office and h...

Në fillimin e viteve 1950, kur po “nxehej” Lufta e Ftohtë midis Perëndimit dhe sovjetikëve, të dyja palët kërkonin vazhdimisht mënyra për të pasur një avantazh ushtarak mbi palën kundërshtare. Kjo qasje çoi në hartimin e shumë projekte të çuditshme ushtarake të mbajtura tepër sekret.
Ato varionin nga përdorimi i drogës haluçinogjene LSD-së si një ‘serum i mundshëm i së vërtetës’ mbi trupat armike të kapura rob, deri tek një plan i SHBA-së që përfshinte fshehjen e armëve bërthamore nën mbulesën e madhe akullnajore të Grenlandës.
Një nga planet më të çuditshme të saj kohe erdhi nga britanikët. Në vitin 1949, Gjermania u nda zyrtarisht në dy vende:Gjermania Perëndimore, e lidhur me Evropën Perëndimore dhe Gjermania Lindore, aleate me Bashkimin Sovjetik.
Ushtria Britanike e vendosur në Rin të Gjermanisë Perëndimore, ishte atje për të mbrojtur kufirin në rastin e një pushtimi nga lindja. Por epërsia e madhe e sovjetikëve në armë konvencionale, i detyroi britanikët të kërkonin një avantazh. Dhe një nga zgjidhje e mundshme përfshinte minat bërthamore ku do të angazhoheshin pulat.

Në fundin e vitit 1954, Zyra Britanike e Luftës filloi të eksploronte idenë e një mine tokësore bërthamore. Institucioni i Kërkimit dhe Zhvillimit të Armatimeve në Kent - i ngarkuar me programin e armëve bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar - zhvilloi projektin “Blue Peacock”, siç përshkruhet nga studiuesi Dejvid Houkings, që shkroi për herë të parë për programin sekret në një artikull në revistën “Discovery” në vitin 2003.
Sipas parashikimit të shkencëtarëve, arma, e cila peshonte rreth 8 ton, do të kishte një fuqi shpërthyese prej 10 kilotonë, pra rreth gjysmën e fuqisë së bombës që Shtetet e Bashkuara hodhën në Nagasaki të Japonisë gjatë Lufta e Dytë Botërore.
Ushtria britanike donte 10 prej tyre, të cilat ata planifikuan t’i groposnin përgjatë kufirit me Gjermaninë Lindore. Ata prodhuan dy prototipa dhe e testuan armën (pa materialin e saj bërthamor) në një gropë me zhavorr. Por shkencëtarët u ndeshën me një problem të madh potencial:si të mbahej arma aq e ngrohtë sa të ishte funksionale gjatë dimrit tipikisht të ftohtë që ka Gjermania.
Dhe këtu hynë në skenë pulat. Nëse rast se do të vendosnin një tufë të vogël pulash brenda pajisjes, me ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për rreth 8 ditë, zogjtë do të prodhonin mjaftueshëm nxehtësi për të parandaluar ngrirjen e bombës.

Një dokument sekret i vitit 1957 diskutoi në detaje për këtë çështje, duke pohuar se “me një prodhim të ngrohjes prej 1000 BTU për çdo zog në ditë, pulat janë një mundësi shumë e mirë për garantimin e funksionalitetit të bombës”. Dhe kur të ngordhnin zogjtë, ato do të vepronin si një lloj kohëmatësi.
Ndërkohë për të shpërthyer bombën, kishte edhe dy mjete të tjera më praktike. Një kohëmatës aktual dhe me shpërthim nga distancë duke përdorur një tel. Në shkurtin e vitit 1958, Ministria britanike e Mbrojtjes e anuloi projektin, duke arritur në përfundimin se pajisja ishte shumë e pafuqishme për të qenë praktike, dhe se efektet mesore do të ishin shumë të rrezikshme.
Ideja e përdorimit të kafshëve si pjesë e një sistemi armësh nuk ishte e pashembullt. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, projekti “Pigeon Project” i Marinës së SHBA-së mori në konsideratë trajnimin e pëllumbave për të drejtuar të ashtuquajturat bomba rrëshqitëse.
Por në këtë rast, britanikët gëzonin avantazhin e të mos pasurit nevojë për t’i trajnuar zogjtë për të bërë punën. Gjithçka që duhet të bënin pulat ishte të hanin e të pinin, të shtriheshin përreth bombës, dhe më pas për fatin e keq të tyre, të ngordhnin.
A e keni menduar ndonjëherë se qenit tuaj i mungon vetëm t...
It looks like an excerpt from the most impressive science ...
Shumica e fëmijëve duan të vizatojnë. Por Andres Valencia ...
Tattoos have become a widespread part of culture in the mo...
To predict what will happen to the 215,000 glaciers in dif...
Have you ever tried a fruit worth hundreds of thousands of...
A recently discovered comet will soon appear in the sk...
In the United States, the number of people who speak a...
Nature photographers from around the world brought their v...
Learn some facts about the most unusual borders in differe...
Frontier Airlines has offered a free trip to travelers...
Have you ever seen a picture of someone from years ago...
Danuri, South Korea's first lunar probe has sent back stun...
The largest extant medieval manuscript, the Codex Giga...
A shower of meteors is expected this evening. The Quad...
1. Failure to plan A lot of chicks think you want to go o...
London is home to some of the most famous studios in t...
Whether you dread windy weather or look forward to crisp m...
When your shoes are dirty and scratched, it can be temptin...
Qefini i Torinos është një pëlhurë prej liri, e cila për...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have solved the incident that occurred yeste...
The Specialists for the Investigation of Crimes against th...
New details have emerged from the incident that occurred t...
Gunshots were recorded on Friday evening in the Kamza area...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Venezuela is facing the tragic consequences of two powerfu...
Serbian President Aleksandar Vučić announced today at a ra...
Serbian President Aleksandar Vučić has announced that he w...
A serious incident has been reported at the CITIC Tower (C...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
The fishing sector has recorded a worrying performance dur...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
The insurance market is growing at a slower pace this year...
Financing health systems and managing the costs of hospita...