Navalny's body is handed over to his mother
The body of Russian opposition leader Alexei Navalny - who...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i paraqiti kabinetit të sigurisë një plan politik për të ardhmen në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës kundër Hamasit militant-islamist. Organizata e Hamasit kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste. Ishte hera e parë që Netanjahu prezantoi një plan të tillë publikisht.
Lufta e Izraelit kundër Hamasit filloi pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor në Izrael. Sipas të dhënave izraelite në këto sulme u vranë aty 1160 vetë dhe u morën 250 vetë si pengje. Ende mbahen 130 pengje në Rripin e Gazës, sipas të dhënave izraelite, rreth 30 prej tyre duhet të jenë të vdekur.
Kush qeveris në të ardhmen në Gaza?
Ende plani izraelit për Gazën ka formulime të vagullta. Kështu aty thuhet që Gaza në të ardhmen do të administrohet "nga nëpunës lokale me përvojë profesionale". Këta "nuk duhet të kenë lidhje me organizata terroriste apo vende që mbështesin terrorizmin dhe nuk do të paguhen prej tyre". Por nuk përcaktohet cilët do të jenë këta nëpunës. Autoriteti Autonom Palestinez që qeveris në Jordanin Perëndimor nuk përmendet shprehimisht në letër. Por as nuk përjashtohet pjesëmarrja e tij në një administrim të ardhshëm të Rripit të Gazës.
Kontroll sigurie nga ushtria izraelite
Sipas të dhënave në media, konkretisht të gazetave, Times of Israel dhe Hareetz, në të ardhmen ushtria izraelite duhet të ketë "kontroll të plotë të sigurisë" për të gjithë rripin bregdetar. Kjo do të thotë që të shkatërrohen të gjitha strukturat ushtarake të Hamasit. Ushtria izraelite, sipas planit, do të mund të operojë në çdo moment në Rripin e Gazës dhe të ketë "liri të pakufizuar" për misionet e saj.
Edhe nga një rrugë e re, që ndan Rripin e Gazës në veri dhe jug, Izraeli premton sipas mediave një kontroll më të mirë të sigurisë. Vëzhgues megjithatë shprehen me dyshim, nëse Izraeli mund ta përdorë këtë rrugë që të pengojë kthimin në veri të refugjatëve palestinezë të larguar në jug me fillimin e luftës. Sipas Haaretz plani parashikon, që të ketë edhe një zonë të ndërmjetme mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, që kontrollohet nga ushtria izraelite dhe në të cilin nuk mund të kthehen civilët. Kjo zonë do të zvogëlonte edhe më tej zonën e banueshme në Rripin e Gazës. Përveç kësaj Izraeli do të operojë edhe në kufirin mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës dhe të pengojë kontrabandën për në Gaza.
Fund për UNRWA?
Një tjetër objektiv pas lufte i Izraelit është mbyllja e organizatës së OKB për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA. Kryeministri izraelit e akuzon këtë organizatë, se është infiltruar nga Hamasi. Sipas akuzave izraelite, disa punonjës të kësaj organizate kanë marrë pjesë në sulmin e gjerë të Hamasit kundër Izraelit. OKB i ka liruar nga detyra punonjësit e fajësuar, dhe ka filluar hetime të brendshme. Si reagim ndaj kësaj, një sërë vendesh, mes tyre, SHBA dhe Gjermania ndërprenë ndihmat për këtë organizatë.
Refuzim i kërkesave të ekstremistëve
Nentanjahu nuk i plotësoi kërkesat e ekstremistëve të djathtë në kabinetin e tij. Këta kishin kërkuar ndër të tjera, që Rripi i Gazës të përdoret për vendosjen e kolonëve izraelitë. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, ministër për Sigurinë kishin kërkuar që popullsia palestineze të vendoset jashtë Rripit të Gazës.
Netanjahu e kishte hedhur poshtë që në janar idenë e ngritjes së ngulimeve izraelite në Gaza. Edhe ministri i Jashtëm amerikan, Blinken e kishte kritikuar këtë deklaratë. Zgjerimi i ngulimeve në rajonet palestineze pengon paqen, ishte shprehur Blinken.
Izraeli jo për zgjidhjen me dy shtete
Netanjahu refuzon zgjidhjen me dy shtete të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Me këtë ai del kundër objektivave që ndjek SHBA. Shtetet e Bashkuara janë për Autoritetin Autonom Palestinez të presidentit Mahmud Abas, që duhet të marrë sërish kontrollin mbi Rripin e Gazës. Një zëdhënës i këtij autoriteti autonomWe hodhi poshtë planin e Netanjahut. "Rripi i Gazës do të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet", ka thënë zëdhënësi sipas agjencisë së lajmeve palestinez, Wafa. Nëse do stabilitet dhe siguri në rajon, Izraeli duhet t'i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe ta njohë një shtet të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet", ka thënë zëdhënësi./DW
The body of Russian opposition leader Alexei Navalny - who...
The exiled daughter of slain Kremlin political opponent Bo...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy spoke from Hos...
Iran denied on Friday that it has supplied Russia with bal...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky meets with several ...
Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë s...
Maryna Ljuschyna on February 24, 2022 wanted to give a cou...
The President of the European Commission, Ursula von d...
The balance of achievements of the German Von der Leyen is...
Former opposition politician Alexei Navalny's spokeswoman,...
The United States announced on Friday the imposition of sw...
The two main Macedonian parties, the ruling Social Democra...
The European Union has reiterated that it wants to help Ko...
The European Union has introduced the new package of sanct...
Hungary has blocked the European Union's statement that th...
A former FBI informant who claims he has ties to Russian i...
Serious images are circulating in the media of immigrants ...
Greece was alerted this Friday morning by bomb threats. U...
It is not news that the German economy is doing badly. Sie...
A private spacecraft orbited the moon on its way to landin...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious road accident occurred this evening on the Fushë...
Journalist Ilir Demaliaj has made a statement to the media...
Analyst Ilir Demaliaj was raped today by two people. The n...
The accident resulting in the death of a 32-year-old man n...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
A field inspection has begun in the Maliq area, after the ...
Heavy rainfall accompanied by strong winds has caused prob...
Albania will be affected this Tuesday by relatively stable w...
The acting government of Kosovo considers that Serbian Pre...
US President Donald Trump has praised the progress of the ...
The Kosovo Specialist Chambers in The Hague announced on W...
US President Donald Trump has stated that he has earned ar...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një kon...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.8 lek and s...
The structure of Albania's Gross Domestic Product (GDP) fo...
Applications for VAT compensation for farmers begin today,...