Deadly explosion at a gas station in Russia/ 35 people die
At least 35 people have died in an explosion and fire at a...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi së fundmi tha se nuk ka sanksione kundër Rusisë, sepse 85 për qind e qytetarëve serbë e mbështesin dhe e duan Rusinë. Por a është e qëndrueshme kjo politikë e vendit më të madh të Ballkanit Perëndimor, në dritën e përjashtimit të Rusisë nga pjesa tjetër e Evropës, Perëndimi dhe qytetërimi?
Përgjigja është jo, dhe vetëm një pyetje meriton të analizohet:Kur, dhe jo nëse do të ndodhë apo jo një ndryshim i rëndësishëm? Vuçiç nuk e tepron kur flet për përqindjen e madhe të qytetarëve serbë që kanë ndjenja shumë pozitive ndaj Rusisë.
Por ky nuk është një parametër, në bazë të të cilit një burrë shteti duhet të marrë vendimin e duhur në dobi të interesave më të mëdha për qytetarët e tij. Detyra e tij dhe imperativi shtetëror, është të lërë mënjanë ndjenjat e shumicës dhe të bëjë zgjedhje të bazuara tek arsyet dhe faktet.
Në kundërshtim me këtë ndjenjë, ekzistojnë disa arsye bindëse se përse duhet të anulohet ky vendim. Partnerët perëndimorë po e humbasin durimin me Serbinë për shkak të hezitimit të saj për t’u bërë pjesë e përgjigjes së fortë evropiane ndaj sjelljes brutale të Moskës dhe krimeve më të këqija të para në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Jetesa e përditshme e jo vetëm 85 për qind - por 100 për qind - e qytetarëve të Serbisë është e lidhur shumë fort me Evropën, jo me Rusinë. Dy të tretat (rreth 61 për qind) e tregtisë së Serbisë është e lidhur me ekonomitë e vendeve të BE-së, dhe vetëm rreth 5 për qind me ekonominë e Rusisë.
Nga të gjitha investimet e huaja në Serbi, të cilat janë deri tani më të mëdhatë në rajon, gati 70 për qind vijnë nga BE-ja, dhe më pak se 10 për qind nga Rusia. Së bashku me kompanitë vendase, investitorët perëndimorë janë deri tani punëdhënësit më të mëdhenj në Serbi, me qindra mijëra njerëz që punojnë në kompanitë e tyre.
Në këto kushte, nga çfarë do të heqë dorë ekonomia serbe kur të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë? Nga më pak se 1 miliard dollarë në eksporte, kryesisht ushqimore dhe industriale. Kjo shumë është më e vogël sesa eksportet e Serbisë në Bosnjë Hercegovinën fqinje (1.35 miliardë dollarë) dhe thuajse po aq sa eksporton në Kosovë, të cilën nuk e njeh as si shtet.
Në pritje të një ndryshimi të politikës serbe ndaj Rusisë, është e përshtatshme të bëhet një analogji me vitin 1948, kur udhëheqësi i Jugosllavisë së atëhershme, Tito, i ndërpreu lidhjet me Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin.
Ishte pakrahasueshmërisht më e vështirë për udhëheqësin e Jugosllavisë komuniste ta merrte atë vendim atëherë sesa sot për Aleksandar Vuçiç, sepse Stalini kishte qindra mijëra ushtarë të BRSS në rajon të gatshëm ta pushtonin në çdo moment Jugosllavinë.
Njëherazi, ndjenja ndaj Stalinit ishte aq e fortë sa që mijëra stalinistë në Jugosllavi u përgatitën të mbështesnin pushtimin nga brenda, madje edhe me koston e burgimit për një kohë të gjatë. Shumë gjeneralë dhe zyrtarë të sigurimit jugosllavë, konsideronin si eprorë Moskën dhe Stalinin, jo Beogradin dhe Titon.
Ata ishin gati të vdisnin për BRSS dhe Stalinin. Sot në Serbi nuk ekziston një kërcënim i tillë. Më e rëndësishmja:Serbia është e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s, dhe pavarësisht nga ndjenjat e dikujt ndaj Rusisë, askush në Serbi nuk do të ishte i gatshëm të shkonte në burg, dhe aq më pak të vdiste për Putinin.
Është një fakt që prej vitesh Rusia po sillet në një mënyrë destruktive ndaj Serbisë, duke e trajtuar atë si një krahinë të saj, e bindur se i lejohet gjithçka. Shërbimet sekrete ruse janë eksponentë kryesorë të këtij qëndrimi agresiv, jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj gjithë Ballkanit Perëndimor.
Së fundi, në lidhje me “kordonin e kërthizës” që e lidh Serbinë me Rusinë, dhe që është aleanca mbi Kosovën, mund të arrihet në përfundimin se ai u shkëput më 24 shkurt 2022, kur Putin sulmoi Ukrainën. E izoluar nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, Rusia tani është e refuzuar nga komuniteti botëror.
Moska do të vazhdojë të thotë se po e mbron Serbinë dhe Kosovën, si në OKB ashtu edhe në organizata të tjera. Por kështu shprehen të pafuqishmit dhe të izoluarit, zëri i të cilëve është i pavlefshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Serbia nuk ka nevojë për një Rusi të tillë.
Ajo duhet të distancohet dhe të rikthehet të shohë interesat e veta. Mbështetësit e Rusisë në Serbi, thonë shpeshherë se Moska nuk ka vendosur kurrë sanksione ndaj Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë. Nga rreth 150 rezoluta të miratuara nga Këshilli i Sigurimit në fillim të viteve 1990 në lidhje me shpërbërjen e Jugosllavisë, një duzinë parashikonte dënime dhe sanksione kundër Jugosllavisë së atëhershme, pra sanksione kundër Serbisë dhe asnjëra nuk kishte veton ruse.
Ndërsa Rusia është angazhuar në vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, tani që duhet të hakmerret me një masë të ngjashme, Beogradi nuk duhet të ketë asnjë konsideratë për Moskën. Serbia duhet t’i kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë Rusisë.
Pas pushtimit brutal të Ukrainës sovrane, Rusia nuk mund të jetë një alternativë, sepse mbështetja për krimet nuk mund të jetë një zgjedhje për asnjë komb dhe udhëheqjen e tij.
Sot, të jesh mik dhe bashkëpunëtor i Rusisë së Putinit do të thotë të jesh bashkëpunëtor i tij.
Kjo nuk është më një çështje e dashurisë gjeopolitike për një palë të caktuar, por një çështje e qytetërimit apo e mungesës së tij. Vuçiç ka përpara shansin historik për të siguruar një vend të përhershëm për vendin e tij në familjen e kombeve më të përparuara.
Ai është një njeri që dëshiron të mbahet mend për diçka të madhe, të lërë një trashëgimi. Tani e ka një shans të tillë. Ndaj nuk duhet ta vrasë shumë mendjen për sondazhet e opinionit publik, pasi një burrë shteti i vërtetë e udhëheq popullin e tij, dhe nuk e ndjek atë.
Serbia nuk mund të qëndrojë neutrale, sepse kjo qasje do të ishte katastrofike për të. Ajo nuk do të mundej të përballonte as disa sanksione të pjesshme, të cilat mbahen mend mirë nga brezat më të vjetër, e lëre më pastaj izolimin e plotë nga Evropa dhe bota.
Dhe vendimi për këtë çështje duhet të jetë i shpejtë. Zgjedhja e vetme është hyrja e Serbisë në BE. Prandaj është e rëndësishme që Brukseli të nisë të integrojë sa më shpejt Serbinë dhe të gjithë të tjerët në Ballkan, pasi tragjedia ukrainase tregoi se me çfarë rreziku mund të përballemi nëse BE-ja është e ngadaltë, e pavendosur dhe konfuze ndaj atyre që duan t’i bashkohen.
Nëse vazhdon ngërçi aktual, asgjë nuk do ta ndalë Putinin dhe Rusinë nga përpjekja për të zhvendosur agresionin e tyre nga Ukraina në Ballkan, të cilin ata gjithashtu nuk duan që ta shohin të bëhet pjesë e një familje të madhe evropiane.
Për më tepër, në Ballkan nuk do të ketë si burrat dhe gratë e guximshme ukrainase që t’i kundërvihen agresorit rus. Madje disa mund t’i përshëndesin si çlirimtarë. Për të shmangur këtë skenar, duhet të merren vendimet përfundimtare në Beograd, Bruksel dhe qytete të tjera evropiane. Dhe hapin e parë duhet ta hedhë Serbia.
Shënim:Orhan Dragaš, themelues dhe drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë me seli në Beograd./ Pershtatur nga CNA
At least 35 people have died in an explosion and fire at a...
Russian Foreign Minister Sergey Lavrov, at the 11th Moscow...
The ruble has recovered after the central bank rate hi...
Të paktën 30 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë l...
The withdrawal of an ethnic Albanian party from the No...
Vladimir Putin was convinced that he would conquer Kie...
German Development Minister Svenja Schulze arrived on ...
The Kosovo Police confiscated suspected ammunition in the ...
US Secretary of State Antony Blinken announced a new secur...
22 Russian diplomats left Moldova as relations between...
The Open Society Foundation has informed organizations...
Almost 50 people have died in rain-related incidents in th...
Almost 50 people have died in rain-related incidents in th...
Taliban authorities have arrested two journalists in the s...
Russia is open to military cooperation with other countrie...
British Royal Air Force (RAF) Typhoon jets set off to inte...
On Monday, the Special Prosecutor's Office of Kosovo filed...
The ruble has fallen to its weakest point in almost 17 mon...
Latvian Prime Minister Krisjanis Karins said Monday he wou...
For a long time, the Black Sea was considered in Europe as...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
It is reported that a few minutes ago, gunshots were recor...
This evening, an accident occurred on the Levan-Tepelena h...
Police have provided details regarding the injury that occ...
One injury is reported to have occurred in the Kuna area o...
Emigration, an aging population, and low participation in ...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
Albania has been awarded two medals of honor at the awards...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
The threat level to maritime security in the Strait of Hor...
After the end of the NATO summit, Turkish President Recep ...
The Indian state of West Bengal has been gripped by protes...
San Francisco home prices have soared to record highs in 2...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The Tax Directorate has announced that the process of auto...
If coordinated policies are not undertaken by the Bank of ...
In the 2026 budget revisions, the Ministry of Defense budg...
Although about 6 months have passed since the start of the...