web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikti tregtar mes BE-së dhe SHBA-së

2026-05-09 15:14:00, Kosova & Bota CNA

Konflikti tregtar mes BE-së dhe SHBA-së

Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šef?ovi?, është kundër një kursi konfrontues ndaj SHBA-së.

"Besoj se është shumë e rëndësishme që, në këtë rast të veçantë, gjatë të gjitha negociatave t'u përmbahemi marrëveshjeve që kemi arritur tashmë, sepse kjo u jep siguri të gjitha palëve të përfshira”, tha ai në një intervistë ekskluzive për studion e ARD-së në Bruksel.

Disa grupe në Parlamentin Evropian, si edhe disa shtete anëtare, kërkojnë një qëndrim dhe një qasje më të ashpër ndaj SHBA-së.

Sipas Šef?ovi?it, negociatat mes Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit pritet të përfundojnë në qershor. Dhe ai nuk e konsideron ultimatumin e presidentit amerikan Donald Trump deri më 4 korrik si presion shtesë ndaj BE-së: "Kjo përputhet plotësisht me afatet tona kohore”, tha Šef?ovi?i.

"Të veprojmë në mënyrë pragmatike dhe racionale"

"Ne duhet t'u përmbahemi shifrave, jo emocioneve, dhe të veprojmë në mënyrë pragmatike dhe racionale", tha Maroš Šef?ovi?. Sipas komisionerit të Tregtisë, BE-ja, pavarësisht të gjitha tensioneve dhe turbulencave dëshiron ta çojë përpara marrëveshjen e Turnberry-t të vitit të kaluar.

Marrëveshja e Turnberry-t e vitit 2025 parashikon që importuesit nga BE-ja të paguajnë në SHBA një tarifë doganore maksimale prej 15 për qind, ndërsa importet nga SHBA-ja drejt BE-së të përjashtohen në masë të madhe nga tarifat doganore.

Megjithatë marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi nga pala evropiane. Një nga arsyet janë dyshimet që u shfaqën në Bruksel lidhur me besueshmërinë e SHBA-së si partnere pas krizës së Groenlandës dhe vendimeve të Gjykatës Amerikane të Tregtisë.

Šef?ovi?: Në Gjermani rrezikohen vende pune

Maroš Šef?ovi? paralajmëroi se  në Gjermani mund të rrezikohen vende pune. Ai i hodhi poshtë qartë tarifat shtesë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët, që kërkon tani pala amerikane, duke deklaruar se nuk do të pranohet asgjë mbi tarifën prej 15 për qind për të cilën kemi rënë dakord.

Me këtë qëndrim komisioneri i Tregtisë mbështet kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili së fundmi e ka cilësuar disa herë si "të papranueshme” kërkesën e re amerikane për një tarifë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët.

Sipas Šef?ovi?it duhet kuptuar shumë qartë se sa i rëndësishëm është stabiliteti ekonomik: "Nëse nuk arrijmë ta realizojmë këtë marrëveshje të madhe për të gjithë, atëherë në Gjermani rrezikohen 54 mijë vende pune në industrinë e automobilave.”/ DW





Lajmet e fundit nga