web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Gjermani/ Makina përplaset me turmën e njerëzve, dy viktima dhe disa të plagosur

2026-05-04 18:25:00, Kosova & Bota CNA

E rëndë në Gjermani/ Makina përplaset me turmën e

Një ngjarje tragjike është është shënuar ditën e sotme në qytetin lindor të Leipzigut në Gjermani. Sipas raportimeve të mediave vendase, të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish.

Aksidenti ka ndodhur në Rrugën Grimmaische, një rrugë tregtare që lidh disa pika referimi me sheshin e tregut të Leipzigut. Ambulancat, policia, zjarrfikëset dhe një helikopter emergjence kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjajres.

Policia e shtetit të Saksonisë tha se shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin ishte ndaluar dhe nuk kishte rrezik të mëtejshëm për publikun.

Kryetari i bashkisë së Leipzigut, Burkhard Jung, konfirmoi numrin paraprak të të vdekurve dhe tha se zona përreth ishte siguruar.

"Është tronditëse. E tëra çfarë mund të bëj tani është të shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave. Çdo gjë tjetër do të duhet të përcaktohet nga puna e policisë dhe autoriteteve hetimore", u tha Jung gazetarëve në vendngjarje.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. /CNA





Lajmet e fundit nga