Ministrat evropianë diskutojnë për migracionin pas përplasjeve Francë-Itali
Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim...

Kur Donald Trump kandidoi për president herën e parë, biznesmeni dhe figura e njohur televizive u pa si përçarës. Ndërsa u përball me humbje në zgjedhjet e vitit 2020, ai vendosi të mos pranoi rezultatin e zgjedhjeve. Tani, teksa ka filluar fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ai po reklamon ato që i quan arritje të tij nga mandati i parë, së bashku me planet e reja politike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell njofton nga Uashingtoni.
Donald Trumpi është pretendenti i parë zyrtar në garën presidenciale të 2024-ës në SHBA. Ai po e përdor fushatën për të shitur vizionin e tij për Amerikën.
Zoti Trump përdor shpesh nota superlative në fjalimet e tij. Ai e bëri këtë rreth politikës së tij të imigracionit:
“Ne do të rivendosim dhe sigurojmë kufijtë e Amerikës ashtu siç i kishim më parë, me sigurinë më të madhe ndonjëherë”, tha zoti Trump.
Ai foli edhe për planet ekonomike dhe shfaqi qëndrimet e tij për sundimin e ligjit.
“Ne do të ndërtojmë sërish ekonominë më të madhe ndonjëherë".
"Unë kërkoj menjëherë dënimin me vdekje për trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore”, tha ish presidenti.
Ndërsa për veten tha: “…Unë kam dëshmuar se jam një nga njerëzit më të ndershëm dhe më të pafajshëm në vendin tonë”.
Presidenti Joe Biden tha se do të përdorë pushimet e festave të fundvitit për të diskutuar me familjen e tij nëse do të kandidojë përsëri.
Shtëpia e Bardhë thotë se republikanët janë më të interesuar për të fituar zgjedhjet sesa për të ndihmuar amerikanët.
“Partia Republikane nuk ka plan. Ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse marifete politike”, tha zonja Jean-Pierre.
Historianët thonë se arritjet e ish-presidentit janë të pakta.
“Ai ka arritur shumë pak sa i përket legjislacionit. Arritjet e tij më të mëdha ishin emërimet që bëri dhe sulmet që iu bënte njerëzve. Është e vështirë të besosh se ai do të ndryshojë politikën amerikane kur nuk e bëri këtë më parë”, thotë profesori i historisë tek Universiteti i Teksasit në Austin, Jeremi Suri.
Mbështetësit e zotit Trump nuk pajtohen.
“Ai ishte në gjendje të ndërtonte mbi 800 kilometra të murit në kufirin me Meksikën për të ndaluar emigrantët e paligjshëm. Ai uli taksat dhe lejoi shpimet për të siguruar karburant me çmim të përballueshëm", tha Drejtori i Qendrës për Integritet Zgjedhor dhe udhëheqës i Institutit “America First”, Hogan Gidley.
"Ai iu bëri të qartë të gjithëve se do të përballen me forcën e Amerikës nëse ngatërrohen me të apo me aleatët e saj në botë. Këto janë të gjitha arritje që i takojnë presidentit Trump”.
Zoti Hogan shtoi se partia republikane ka mësuar nga betejat legjislative të viteve kur zoti Trump ishte president.
“Kushdo nga e djathta që zgjidhet për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë, tani e tutje do të punojë me Kongresin si askush më parë, sepse ata thjesht do injorojnë mediat pasi shumica e Amerikës i injoron mediat”, tha zoti Gidley
Një gjë që të gjithë bien dakort: gati dy vjet para votimeve, fushata për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm tani ka filluar./ VOA
Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim...
The Central Election Commission (CEC) has announced that t...
President Ilham Aliyev said on Friday that Azerbaijan ...
A recently published report has slammed former Austral...
Nurses across much of Britain are preparing to hold the fi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zot...
Dy gra që kanë akuzuar Jeffrey Epstein për abuzim seks...
Një mësues nga Teksasi dhe dy asistentë të shkollës ja...
Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të ...
The Russian general overseeing the war against Ukraine ben...
The Supreme Court has released from detention the three nu...
A judge in Colombia has been suspended for 3 months after ...
Asylum seekers without families cannot have their social a...
Përgjatë disa ditëve këtë muaj, dhjetëra gra u grumbulluan...
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer rreth 100 të burgosur, nga ...
Ai e ndihmoi dikur të mposhte Grande Armée të Napoleonit d...
The former German chancellor, Angela Merkel, said that she...
Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me probleme t...
In the press release after the end of the plenary session ...
The United Nations' top human rights body decided Thur...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
At least 14 people were killed and five others injured on ...
United States President Donald Trump delivered a speech fr...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...