Kosovo/ CEC: Six political subjects applied for the elections in the north
The Central Election Commission (CEC) has announced that t...

Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim urgjent të premten në përpjekje të lehtësojnë tensionet mbi migrimin e paligjshëm, pasi fati i emigrantëve që hyjnë në Evropë përmes Mesdheut nxiti debat të ashpër mes Parisit dhe Romës.
Çështja se kush duhet të marrë përgjegjësinë për ata që arrijnë në bllokun e pasur evropian me varka të vogla për t'i shpëtuar varfërisë ose luftës ka pllakosur prej kohësh marrëdhëniet brenda bllokut.
Kjo çështje u ringjall gjatë nëntorit pas përplasjes së Parisit dhe Romës pasi Franca pranoi në brigjet e saj anijen ?Ocean Viking? që kishte shpëtuar 234 emigrantë mbi Mesdhe, anije që Italia e kishte kthyer mbrapsht.
?Ne nuk mund dhe nuk duhet të trajtojmë krizat një nga një, nga njëra anije tek tjetra, incident pas incidenti. Ne kemi nevojë për një kornizë të vetme të mbështetur në ligjin e BE-së?, tha komisioneri evropian Margaritis Schinas pas mbërritjes në takim, duke u kërkuar vendeve anëtare të miratojnë legjislacion të ri për migracionin që funksionon në tërë bllokun evropian.
Përpara bisedimeve, Komisioni Ekzekutiv i BE-së përcaktoi një plan veprimi prej 20 pikash, i projektuar për të trajtuar migrimin në rritje në Mesdheun qendror.
Një nga pikat e planit ishte forcimi i bashkëpunimit me vendet e treta, duke përfshirë hapat për të parandaluar largimet nga Afrika e Veriut.
Plani synon gjithashtu një koordinim më të madh të BE-së për kërkimin dhe shpëtimin, duke përfshirë koordinimin mes shteteve bregdetare dhe vendeve të origjinës së anijeve që shpërtojnë migrantët.
Mbi 90,000 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur gjatë këtij viti në bllokun prej 27 vendesh evropiane përmes rrugës qendrore të Mesdheut. Një nga rrugët e shfrytëzuara ishte ajo nga Afrika e Veriut në Itali ose Maltë, e cila shënoi rritje prej 50% nga viti 2021.
?Vetëm si evropianë mund të trajtojmë këto çështje shumë të vështira të imigracionit të parregullt?, tha ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili kishte bërë thirrje për takimin urgjent pasi e quajti Italinë ?egoiste? që nuk e lejoi anijen ?Ocean Viking? të ankorohej në brigjet e saj.
Me emigracionin që ngrit tensionet e brendshme si në Francë ashtu edhe në Itali, zoti Darmanin tha në atë kohë se Franca nuk do të pranonte më rreth 3,000 emigrantë që kishin mbërritur në Itali dhe të cilët Parisi më parë ishte zotuar se do i pranonte.
Ai tha të premten se pozicioni nuk do të ndryshojë nëse të gjithë nuk pranojnë të bëjnë më shumë për emigrantët.
Vendet jugore të BE-së, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Greqinë, ku mbërrijnë shumica e emigrantëve, thonë se ka shumë presion mbi ta dhe shtetet e BE-së në veri nuk po i ndihmojnë sa duhet.
?Çështja e imigracionit të parregullt nuk është vetëm për vendet e mbërritjes, por për të gjithë BE-në?, tha ministri i Brendshëm i Spanjës Fernando Grande-Marlaska.
Ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes është në mbërritjen e emigrantëve nga Mesdheu, hyrjet e paligjshme në BE përmes Ballkanit Perëndimor gjithashtu kanë shënuar rritje dhe zëvendës presidenti i KE-së Schinas tha se KE do të përgatisë gjithashtu propozime në këtë front.
?Në veçanti, ne po planifikojmë të paraqesim një plan tjetër veprimi për rrugën e Ballkanit Perëndimor, i cili do të jetë gati dhe në tryezë përpara samitit të BE-së dhe udhëheqësve ballkanikë që do të mbahet në Tiranë?, tha zëvendës presidenti i KE-së, Schinas.
Emigrantët vijnë në Serbi nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria përpara se të përpiqen të kalojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Hungari dhe Kroaci.
Shumica e emigrantëve që kalojnë nëpër Ballkan vijnë nga Afganistani dhe Siria, ndërsa të tjerët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës apo Azisë. Serbia, Hungaria dhe Austria kanë njoftuar kohët e fundit një përpjekje të përbashkët për të frenuar migrimin nëpër rajon.
Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, thotë se rrugët e migracionit përmes Ballkanit Perëndimor kanë qenë më aktivet, me më shumë se 22,000 ndalime në kufijtë atje vetëm në tetor, gati tre herë më shumë se i njëjti muaj i vitit 2021./ VOA
The Central Election Commission (CEC) has announced that t...
President Ilham Aliyev said on Friday that Azerbaijan ...
A recently published report has slammed former Austral...
Nurses across much of Britain are preparing to hold the fi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zot...
Dy gra që kanë akuzuar Jeffrey Epstein për abuzim seks...
Një mësues nga Teksasi dhe dy asistentë të shkollës ja...
Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të ...
The Russian general overseeing the war against Ukraine ben...
The Supreme Court has released from detention the three nu...
A judge in Colombia has been suspended for 3 months after ...
Asylum seekers without families cannot have their social a...
Përgjatë disa ditëve këtë muaj, dhjetëra gra u grumbulluan...
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer rreth 100 të burgosur, nga ...
Ai e ndihmoi dikur të mposhte Grande Armée të Napoleonit d...
The former German chancellor, Angela Merkel, said that she...
Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me probleme t...
In the press release after the end of the plenary session ...
The United Nations' top human rights body decided Thur...
French President Emmanuel Macron faces potential legal...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
At least 14 people were killed and five others injured on ...
United States President Donald Trump delivered a speech fr...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...