LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksperti i ekonomisë tregon hilet/ Si do të tarifohet energjia

2022-09-29 22:26:00, Ekonomi CNA
Eksperti i ekonomisë tregon hilet/ Si do të tarifohet energjia
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, zbuluar disa nga hilete  tarifimit të energjisë, teksa ka folur për rritjen e çmimit për familjarët që harxhojnë mbi 880 këh.

Soko tha në emisionin “Frontline” se nëse faturisti vonohet me 1 ditë për leximin e matësit, tarifa ekstra është 2 mijë lekë të reja.

“Është rritur tarifa e shpërndarjes. Për të bërë një saktësim, nuk është rritur me 4 herë, por me 5 herë. Duhet marrë çmimi me TVSH. Ajo tarifa e re është 42 lekë pa TVSH. Qytetarët duhet të kuptojnë se do të paguajnë 500 lekë më tepër për çdo kilovat.

Sot për shkak të infrastrukturës së çmimit ia kemi falur këtë rritjen. 1 kilovat 500 lekë, 10 kilovatë 5 mijë lekë. Një familje harxhon 200 kilovatë në ditë. Nëse faturisti vonohet me 1 ditë, tarifa ekstra është 20 mijë lekë.

Sot këto që të rriten sot, nuk mund t’i zbresësh muajin tjetër. Sot është një nga gjërat më të rëndësishme, të ndahet fiks dita. Unë duhet të matem në muaj, në 30 ditë. Kur është ndërmarrë kjo iniciativë duhet të ishte menduar kjo gjë. Më vjen keq që ERE në mbledhje nuk u soll si një autoritet, por si një organ i varur nga Kryeministri. Po të kishim një autoritet të varur, nuk ishte nevoja fare të ishte ERE”, tha eksperti./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga