Foreign currencies in "crisis" / Euro, Dollar and British Pound in decline
Today, in the foreign exchange market, the American dollar...
Dimri i viteve 1973-1974 ishte i zymtë dhe në shumë aspekte i ngjashëm më situatën aktuale. Në kundërpërgjigje të mosmarrëveshjeve gjeopolitike, çmimet e energjisë arritën në stratosferë. Gati në gjithë Evropën çmimi i gazit u dyfishua. Në disa vende pati një rritje edhe më të mëdha të çmimit të naftës që përdorej për ngrohje.
Çmimi i naftës së papërpunuar u trefishua. Kjo solli rritjen e ndjeshme të inflacionit në të gjithë botën e pasur, duke reduktuar të ardhurat reale. Kriza nuk kishte një fund në horizont.
Në kulmin e krizës, kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Vili Brand, e përmblodhi kështu përgjigjen zyrtare të shumë vendeve: “Këtë dimër do të detyrohemi të vishemi pak më trashë. Ndoshta dhe 2 apo 3 dimrat e ardhshëm. Por nuk do të vdesim nga uria!”.
Qeveria e tij, ashtu si të tjerat, u përqendrua tek përpjekjet për të reduktuar konsumin e karburantit. Ajo vendosi kufizime të shpejtësisë së drejtimit të makinave, dhe i këshilloi qytetarët të mos përdorin makinën të dielave, ndërsa fabrikave të mos ndiznin furnaltat. Suedia dhe Holanda vendosën racionimin e benzinës. Italia vendosi një gjendje shtetrrethimi që kufizonte qëndrimin e klientëve në bare dhe restorante. Pak qeveri shpenzuan para të thata për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Në vitin 1973, vlera reale e fondeve të përfitimeve sociale në Britani ishte shumë e papërfillshme.
Ndërkohë edhe sot qeveritë kanë marrë disa masa për të ulur konsumin. Por në përgjithësi ata janë fokusuar tek paketat masive të ndihmës financiare. Kështu krahas një buxheti të ri që bazohet tek ulja e taksave, Britania do të shpërndajë vitin e ardhshëm subvencione me vlerë 6.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga faturat më të larta të energjisë.
Kjo shumë është me e madhe sesa ajo që shpenzoi për skemën e saj ndihmëse për shkak të krizës që imponoi pandemia në vitet 2020-2021. Ndërkohë Gjermania dhe Franca po ofrojnë ndihma dhe subvencione me vlerë rreth 3 për qind të PBB. Ndërkohë qeveritë evropiane po shtetëzojnë pjesë të mëdha të sektorëve të tyre të energjisë.
Edhe Amerika ka shpenzuar për paketat fiskale, edhe pse në një shkallë më të vogël. Guvernatorët e shteteve të veçanta po shpërndajnë “kartat e gazit” dhe po pezullojnë taksat mbi karburantit për t’i ndihmuar njerëzit të mbushin makinat e tyre. Imagjinoni reagimin sot nëse udhëheqësi i një vendi do të ndiqte vetëm qasjen e Brand, duke u thënë njerëzve të vishnin një pulovër më tepër këtë dimër.
Ndryshimi i politikave energjetike, nënkupton një ndryshim më të thellë të mënyrës se si qeverisin qeveritë. Politikanët kanë synuar prej kohësh që të ofrojnë “rrjeta sigurie” apo stimujt financiarë në kohëra të këqija. Por gjatë 15 viteve të fundit, ata janë bërë shumë më të gatshëm për të mbështetur me fond një pjesë të madhe të ekonomisë.
Kur industritë, kompanitë apo qytetarët zhyten në telashe, ndihma fiskale nuk është kurrë e largët. Pra në dallim nga mençuria konvencionale, e cila thotë se në epokën “neoliberale” qeveritë i kanë lënë tregjet e lira të shkaktojnë kaos, në fakt kemi hyrë në një epokë të “shpëtimit financiar për të gjithë”.
Këtë epokë e kanë formësuar 3 ngjarje të dallueshme. E para është kriza financiare e viteve 2007-2009. Në atë periudhë, Amerika shpenzoi 3.5 për qind të PBB-së së saj për paketat e shpëtimit financiare të lidhura me krizën, duke përfshirë dhënien kapitaleve për bankat dhe huadhënësit.
Arsyetimi për ndërhyrjet ishte se të mos bërit asgjë do të ishte shumë më e kushtueshme. Pasi nëse bie sistemi bankar i një vend, do të shembet edhe pjesa tjetër e ekonomisë. Kur mbërriti pandemia e Covid-19, ndihmat e shpëtimit financiare kaluan nga ekonomia financiare në atë reale.
“Në atë kohë të gjithë thanë që ne i shpëtuam bankat, por nuk u kujdesëm për njerëzit që vuajtën vërtet”- deklaroi Boris Xhonson, asokohe kryeministër i Britanisë. Këtë herë gjërat do të ishin ndryshe. Gjatë bllokimeve që pasuan, qeveritë shpërndanë triliona dollarë mbështetje financiare, garantuan sasi të mëdha kredish, ndaluan dëbimin e borxhlinjve nga shtëpitë por edhe falimentimet.
Në dallim nga krizat e mëparshme, shkalla e varfërisë, urisë dhe varfërisë nuk u rrit. Madje në disa vende ra. Në të gjithë botën e pasur, të ardhurat e disponueshme u rritën. Shumica e kompanive që u mbyllën, u rihapën shumë shpejt. Ngjarja e tretë është rritja e çmimeve të energjisë që solli pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Shkalla e sfidës me të cilën përballet Evropa, ku çmimi i energjisë për konsumatorët është rritur tashmë me 45 për qind në krahasim nga një vit më parë, ka bindur shumë politikanë se sërish nuk ka zgjidhje tjetër veç ndërhyrjes masive të shtetit.
Sipas analizës së bankës së njohur amerikane “Goldman Sachs”, faturat e energjisë në Evropë do të rriten me rreth 2 trilion euro në krahasim me vitin e kaluar. Për shkak të masave të marra me ngut, qeveritë do të subvencionojnë një pjesë të mirë të kësaj shume.
Efekti kumulativ i tre krizave që ndodhin një herë në një brez, ka qenë një ndryshim në termat e debatit politik. Politikanët kanë krijuar pritshmëri të reja se çfarë mund dhe duhet të bëjë shteti. Kjo është e dukshme tek paketat më të vogla të shpëtimit, garancitë dhe shpëtimet financiare që janë shtuar që nga fillimi i viteve 2010.
Për shembull, qeveria italiane ka ndërtuar skema për të trajtuar kreditë me probleme të bankave, në një përpjekje për ta detyruar sektorin financiar privat të japë sërish hua. Qeveria britanike u ka ofruar bankave garanci të mëdha, për t’i detyruar ato të ofrojnë më shumë kredi.
Vlera e depozitave bankare të siguruara nga qeveria amerikane është rritur me 40 për qind gjatë 5 viteve të fundit. Në gusht, presidenti amerikan Xho Bajden njoftoi se do të shpenzonte qindra miliarda dollarë për të shpëtuar amerikanët që kanë borxhe dhe studentët nga kreditë për shkollën.
Sot qeveritë janë më të shpejta për t’iu përgjigjur emergjencave sesa ishin më parë. Të dhënat nga “Deutsche Bank”, tregojnë se është rritur ndjeshëm sasia e fondeve që përdoren për paketat e shpëtimit financiar. Në vitet 1990, qeveritë evropiane zbatonin rreth 2 operacione shpëtimi në vit.
Në vitin 2019 shifra u rrit në 10 operacione të tilla. Por kjo qasje ka dhe anët e saj negative, përveç kostove fiskale shumë të larta. Siç vinte dikur në dukje ekonomisti Fridrih Hajek, ndërsa një ndërhyrje e caktuar - ndihmë ndaj bankave apo kontrollet stimuluese në një pandemi - mund të jenë të justifikueshme në vetvete, shumë ndërhyrje së bashku mund ta asfiksojnë një ekonomi.
Kapitalizmi prodhon risi dhe të ardhura më të larta përmes shkatërrimit krijues. Gjërat që nuk funksionojnë ndalojnë, dhe gjërat që funksionojnë më mirë fillojnë. Këtë proces e ngadalëson një “rrjetë sigurie” mbarë-ekonomike. Tani për tani, qeveritë nuk kanë gjasa të ndryshojnë kurs.
Për sa kohë që ato nuk u drejtohen bankave, shpëtimet financiare janë popullore. Dhe me përjashtimin e mundshëm të Britanisë së Madhe, investitorët duket se ende nuk i kanë kuptuar ende plotësisht rreziqet fiskale të nënkuptuara në këtë strategji të re.
Kur të mbërrijë recesioni i radhës, siç mund të ndodhë së shpejti, atëherë prisni një raund tjetër të skemave të subvencionit, përfitime shtesë dhe çeqe stimuluese. Kur të dështojë industria e ardhshme, prisni një paketë të madhe shpëtimi. Tani jemi të gjithë bankierë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Today, in the foreign exchange market, the American dollar...
Economy expert Enton Duro spoke about inflation and th...
Rritja e çmimeve mund ta fusë në një efekt zinxhir eko...
The Transparency Board has today published the new fue...
The volume of goods transported by air is 161.7 tons in th...
Thus, today in the foreign exchange market, the American d...
From Armin Tirana The excesses of financialization ar...
Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH)...
In relation to yesterday, today the currency exchange has ...
The Deputy Minister of Finance, Besart Kadia, has s...
Orjon Islamaj, from the Energy Efficiency Agency, gave...
The euro started the week with a fall in the foreign excha...
The government has transferred ALL 8 billion to the En...
Energy expert Lorenc Gordani spoke about the decision ...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të ka...
Euro nuk e ndal rënien. Në të njëjtën linjë shfaqet edhe P...
The Energy Regulatory Body has approved in today's mee...
Today, the Energy Regulatory Authority met, where the ...
All foreign currencies today have marked a decline in the ...
Meanwhile, the costs of energy prices for the next year ma...
77-year-old Fatmir Aliaj tells the investigative show "Sto...
Klodian Zoto, one of the heads of the incinerators, co...
The leader of the DP for Tirana, Belind Këlliçi, has d...
At the end of February this year, we were in the "Visarjon...
Another prosecutor got stuck in the vetting sieve. ...
The Special Appeals Panel dismissed another prosecutor. T...
The assets of judges and prosecutors went through a st...
The Independent Qualification Commission dismissed the pro...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
The theft of jewelry on Rruga e Dibra in Tirana and a thef...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
On Tuesday, our country will have unstable atmospheric...
For the week ahead, mostly stable weather is predicted...
For more than a month, former employees in fashion factori...
This Sunday, the weather will be unsettled as a result of ...
All the problems that Serbian citizens may have regard...
New rules for immigrants living in Greece? The new re...
EU countries will impose sanctions on 30 Russian offic...
Pakistan remained one of the world's three most polluted c...
Crowds gathered in north London on Monday morning to see a...
When I remember that near-death adventure today, my fl...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio "Njjallja" has commemorated Archbishop Fan Noli on t...
Interest rates on deposits increased by a small amount for...
Today, March 19, 2024, in the foreign exchange market, the...
The need for workers from the least qualified to the highl...
2024 has started negatively for the majority of Albanian e...