LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Botimi në fletoren zyrtare i vendimit të ERE për fashën 800 kwh/ Balluku: Është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo

2022-10-05 13:52:00, Ekonomi CNA

Botimi në fletoren zyrtare i vendimit të ERE për fashën 800

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar botimin në fletoren zyrtare të vendimit të ERE-s,  për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë për ata që konsumojnë mbi 800 kwh.

Duke iu kundërpërgjigjur kështu akuzave të opozitës në lidhje me këtë çështje.

Sipas saj,  fasha 800 kwh, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit  dhe çdo kwh mbi 800 do kushtojë 42 lekë.

“Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën.

Jemi të lumtur që ia kemi dalë për shkak të konsumit më të ulët që nuk e aplikojmë gjatë muajit tetor. ERE ka marrë vendim mbi çmimin, qeveria ka marrë vendim në shtator dhe vazhdon ta mbajë atë vendim për të mbrojtur konsumatorët",  u shpreh Balluku./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga