LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Banorët në alarm, dëmtohen pallatet nga rrëshqitja e tokës në aksin pranë Kopshtit Zoologjik

2023-07-18 13:21:00, Denoncim CNA

Denoncimi/ Banorët në alarm, dëmtohen pallatet nga

CNA pak kohë më parë ka denoncuar një problematikë në një nga akset rrugore në krah të Kopshtit Zoologjik, ku ka patur rrëshqitje të dherave duke u kthyer në një rrezik për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Por problematika tashmë është thelluar pasi rrëshqitjet e dherave dhe çarja e tokës po dëmtojnë edhe pallatet e ndërtuara pranë këtij aksi.

CNA ka siguruar disa foto të pallatit ku shihen qartë çarje të mëdha në mure duke rrezikuar kështu banorët që jetojnë në këtë zonë, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe çarjes së tokës.

Ajo që e thellon më tepër këtë problematikë është fakti që autoritetet ende nuk kanë bërë asnjë lloj ndërhyrje në këtë ask, i cili vazhdon të ketë rrëshqitje për shkak të terrenit të thyer.

Një tjetër denoncim është se në këtë zonë pothuajse çdo javë kabllot e tensionit të lartë këputen duke u kthyer në një rrezik për jetën e banorëve.

Kështu kjo zonë është kthyer në një “minë me sahat” e cila ditë pas dite po rrezikon jetën e qytetarëve, këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Më herët CNA denoncoi se rrëshqitja e dheut është një rrezik edhe për kafshët e Kopshtit Zoologjik. Theksojmë se kjo zonë është shumë e populluar dhe në të aks nuk janë të pakta lëvizjet e automjeteve./ CNA