A mund të parashikohen vërtet tërmetet?
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...

Mbrëmjen e 29 tetorit, mbi 100 mijë njerëz u derdhën në rrugët e ngushta plot me lokale në Itaewon, zemra e jetës së natës në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut. Ishin kryesisht të rinj, të cilët, për herë të parë pas 2 vitesh pandemie, mund të festonin më në fund Halloween pa një maskë anti-covid në fytyrë.
Ata nuk mund ta imagjinonin se brenda pak orësh ajo turmë e gëzuar, do të kthehej në një tragjedi të paparë:151 njerëz u shtypën për vdekje nga turma, dhe 82 të tjerë mbetën të plagosur. Incidente të tilla janë mjerisht një dukuri globale. Ato ndodhin në të gjithë botën, madje edhe gjatë ngjarjeve paqësore, dhe nuk ka ende sisteme efektive të parashikimit të rrezikut.
Por a ka ndërkohë ndonjë model matematikor për të studiuar lëvizjet e turmave në situatat e panikut? Ende jo, por lajmi i mirë është se shkencëtarët po punojnë për zbulimin e tij. Një nga studimet po fokusohet tek analiza e imtësishme e videove që lidhen me situata reale: koncerte, festa fetare, tubime politike.
Një qasje tjetër, është ajo që shqyrton sjelljen e kafshëve që lëvizin zakonisht në grupe të mëdha, në tokë dhe në qiell. Ndërkaq janë edhe modelet kompjuterike, të cilat bëjnë të mundur studimin e flukseve të turmave. Por në funksion të këtyre studimeve është shumë e vështirë të kryhen eksperimente “në terren”.
Ariana Botineli, fizikante teorike që fillimisht studioi turmat në Universitetin Upsala në Suedi dhe më pas në Nordita, Instituti Nordik i Fizikës Teorike në Stokholm, thotë se “nuk është etikisht e pranueshme që të ekspozohen njerëzit ndaj rrezikut”. Gjithsesi tani ka metoda të tjera, duke filluar nga filmat e ngjarjeve reale, apo duke përdorur realitetin virtual, të cilat lejojnë një analizë të detajuar të fenomeneve që ndodhin në situata veçanërisht të mbushura me njerëz.
Pol Torrens, studiues në departamentin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë së Universitetit të Nju Jorkut, ideoi që 15 vite më parë disa algoritme për të rikrijuar, nëpërmjet lëvizjes virtuale, turma me dendësi të lartë, pra ku individët janë aq afër njëri-tjetrit, saqë praktikisht nuk kanë hapësirë për të lëvizur (rreth 5 persona për 1 metër katror).
Kjo teknikë përdoret rregullisht për të projektuar daljet e zakonshme dhe ato të emergjencës në struktura gjigante si stadiumet, teatrot apo qendrat tregtare. Torrens e ka përmirësuar gjithnjë e më shumë softuerin e saj të simulimit, dhe kohët e fundit ka publikuar një studim bazuar në simulimin se si do të sillej fluksi i madh i njerëzve në një mjedis urban të goditur nga tërmeti.
Ndërkohë një linjë kërkimesh e nisur në vitin 2014 nga një studim i Universitetit të Minesotës në SHBA, fokusohet në analizën se si sillen dy njerëz kur lëvizin drejt njëri-tjetrit, për të kuptuar se si priren ta shmangin njëri-tjetrin. Në fakt, nëse më parë matematikanët hipotetizonin, gjithnjë përmes simulimeve kompjuterike, se njerëzit silleshin paksa si elektronet e një atomi, të cilat priren të zmbrapsin gjithnjë e më shumë njëri-tjetrin ndërsa afrohen, studiuesit amerikanë e kuptuan se është koha, jo distanca, ajo që rregullon mënyrën se si njerëzit priren ta shmangin njëri-tjetrin.
Sa më e ngadaltë të jetë lëvizja, aq më shumë ata priren të qëndrojnë afër njëri-tjetrit. Botineli thotë se studime të tilla na kanë lejuar të kuptojmë se fluksi i masave të njerëzve është shumë i ngjashëm me atë të të ashtuquajturave “sisteme kokrrizore”, një shprehje e përdorur për të treguar materiale të tilla si rëra, zhavorri apo gruri.
Sistemet kokrrizore janë studiuar prej kohësh për shkak të sjelljeve të çuditshme që i veçojnë ato. Bazuar në këtë model mjafton edhe një shtytje e vogël ose një lëvizje e lehtë në çdo pjesë të turmës për të transferuar një presion të madh në një pikë tjetër të largët, që është e mjaftueshme për t’i penguar njerëzit të marrin frymë.
Por a ka ndonjë mënyrë, që dikush i përfshirë në një situatë të tillë, ta kuptojë paraprakisht rrezikun dhe të jetë i sigurt? “Në realitet, kur përfshihesh në një situatë të këtij lloji është praktikisht e pamundur të dalësh prej saj. Mënyra e vetme është të vlerësojmë vendin dhe situatën paraprakisht dhe të jemi shumë të kujdesshëm. Dhe nëse nuk ndiheni të sigurt, është më mirë të shkoni në shtëpi”- thotë studiuesja.
Nga ana tjetër, kur turma lëviz me shpejtësi, si për shembull në një maratonë, lëvizja i ngjan shumë më tepër asaj të një lëngu, siç tregohet edhe nga një studim i fundit nga ENS, Shkolla Normale Superiore në Lion të Francës, që analizoi një numër të madh videosh nga aktivitete të ndryshme sportive të marra nga YouTube.
Përdorimi i videove është një teknikë e huazuar nga studimet mbi kafshët sociale, si zogjtë që lëvizin në tufa, peshqit, por dhe insektet si bletët apo milingonat. “Por problemi është se është shumë e vështirë të gjesh video kuptimplota dhe të analizueshme në raport me situata potencialisht më të rrezikshme, siç janë ato të grumbullimeve të mëdha statike ku ndodh papritur një lëvizje. Si për shembull në koncerte”- nënvizon Ariana Botineli.
Përmes analizës së videos që tregon audiencën nga një koncert i mbajtur në Mançester në vitin 2005, ekspertja italiane ka mundur të zhvillojë një sistem për parashikimin e sjelljes së turmës. “Në këto imazhe ne shohim në një moment një lëvizje të shpejtë të një grupi njerëzish që përhapet si një valë në të gjithë audiencën. Duke gjurmuar çdo individ dhe duke vlerësuar forcat e aplikuara nga secili ndaj fqinjëve të tyre, ne kemi zhvilluar një model të aftë për të parashikuar menjëherë të gjitha lëvizjet e mundshme të mëvonshme, dhe për të përcaktuar një sërë skenarësh, nga më të mundshmit deri tek ata më pak të mundshëm”- shpjegon ajo.
Në shumicën e rasteve ekspertët thonë se incidentet ose normaliteti i një aktiviteti diktohet nga sjellja e organizatorëve. Po ashtu ata këshillojnë pjesëmarrësit që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut, që është në raste të tilla katalizatori kryesor i tragjedive si ajo në Seul.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...
On November 15, the world's population is expected to exce...
For centuries empires have been the dominant form of polit...
If you believe the media, we are living in the midst of an...
It's no secret that most of us feel something between disp...
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Tech giants have taken a central role in Russia's war ...
After "The Economist" compared the time of Liz Tras as pri...
Albania tied yesterday with the result 1-1 against Saudi A...
Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është ...
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
With a height of 8,849 meters above sea level, Everest...
What comes to your mind when you hear the word "hacker"? I...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishm...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se Udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Public statements are not commensurate with the gravit...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
Prime Minister Mark Carney spoke today with US President D...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
A cargo ship was damaged this Thursday after being hit by ...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...